Kazuhiko Yamamoto: Leke Dukagjini ngjan shume me Mitoshin japonez

Ne Nju Jork, me profesorin japonez te Universitetit te Tokios Kazuhiko Yamamoto, studiuesin e Kanunit te Leke Dukagjinit


Yamamoto, japonezi qe i ka "dhene besen" Leke Dugagjinit...



nga BEQIR SINA ( Nju Jork)


Kazuhiko Yamamoto: Leke Dukagjini ngjan shume me Mitoshin japonez



MAHATTAN NEW YORK : Shume perflitet per figuren e Lek Dukagjinit, por pak e njohin jeten dhe vepren e tij si burr shteti, si intelektual i arsimuar ne dyert e Venecias se shekullit 14-te, si mendimtar, prijes luftrash kunder Osmanve, si bashkohes dhe bashkluftetar i Gjergj Kastriotit, si vazhdues i mbrojtjes se lirise dhe bashkimit te princave shqipetar me shume se nje dekade pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, eshte thene rreth kesaj vepre.

Studuesit shqiptar, shtrojne pyetjen se "Asnjeri ndoshta deri tani nuk ka dhene shpjegime te besueshme se perse ?, ngandonjehere duket edhe si e qellimte qe te harrohet se me Kanunin e Leke Dukagjinit, dhe ciklet e mrekullueshem poetike te Kreshnikeve te maleve, shqiptaret kane patur Statutet e tyre kanunore, qe rregullonin jeten e popullit ashtu sot si perqaset edhe ligjestacioni i kohes. Ne kete shikim edhe Kanuni i Leke Dukagjinit, megjithse vlersohet dhe studiohet nga historian e studies anemban botes, ka edhe diskutime e vlersime qe e fusin ate ne linjen e primitivitetit, dokeve e zakoneve teper te vjetra, ose nga ata qe i meshojne sensit fetar.

Mirpo, si per te hedhur poshte edhe mendimet e vete disa studiuesve shqiptare, por edhe atyre te huaj se duke gjetur ne Kanunin e Leke Dukagjinit, dhe nxjerr ne drite vlerat me te rendesishme te tij qe jane te nevojshme edhe sot ne kohet moderrne, dhe qe tregon se shqiptaret jane kombi me i kulturuar dhe i qyteruar i Ballkanit, eshte dhe historiani i njohur japonez, shkrimtari dhe profesori i historise ne Universitetin e Tokios - z Kazuhiko Yamamoto.

Profesor Kazuhiko Yamamoto, per shqiptaret e Amerikes, eshte nje "zbulim" i doktorr Selaudin Velajt, aktivist i dalluar i çeshtjes shqiptare ne Diaspore. Velaj nga kontaktet dhe lidhjet e mira qe ka pasur me profesorin japonez i ka ofruar atij materialin e duhur qe e ka ndihmuar shume ne studimin e tij profesorin japonez Kazuhiko Yamamoto. Ndihmen e madhe qe i ka dhene Dr . S. Velaj, ne kete lemi e pranon dhe vete zoti Yamamoto, kur i tha gazetes "Metropol", " Se i jame shume mirenjohes Dr Selaudin Velajt, per ndihmesen e madhe qe me ka dhene duke me perkthyer disa materiale qe me jane nevojitur shume"


Kanuni i Leke Dukagjinit eshte "BESA"

Profesori japonez Yamamoto, i tha gazetes sone ne nje takim ne Nju Jork, se " Kanunin e Leke Dukagjinit, mund te perligjte edhe nje here se Shqiperia dhe shqiptaret kane lidhje te pashmangshme me ligjin tradicional - ose me kodin me te veqant ne bote qe e gjene ne Kanunin e Leke Dukagjinit i cili eshte "BESA" .

Pa marre parasyshe etnosin shqiptar krahas argumenteve “pro”, Profesori Kazuhiko Yamamoto ne bisede e siper radhiti nder argumentet e formimit te etnosit shqiptar ne trojet historike, pra, aty ku jane sot shqiptaret, edhe mungesen e tradites se bashkejeteses se shqiptareve me ligjin, reflektuar kjo edhe ne mungesen e terminologjise e kuptimit te fjales "BESA" ne gjuhen shqipe. Ne saje te atyre ligjeve Kanunore, kombi Shqiptar ka shpetuar nga asimilimi kulturor, gjuhesor, apo dhe traditave Shqiptare si dhe vleravet te veçanta, siç jane : Nderi, Besa, Bujaria, Trimeria, e shume te tjera qe pasqyrojne fisnikrine tradicionale Shqipetare, thote profesori japonez per "Metropol".

Sipas Profesor Kazuhiko Yamamoto , nuk eshte e veshtire te konstatosh, sot, se veçanerisht ne perfytyrimin dhe imazhin e te huajve per Shqiperine dhe shqiptaret, vazhdojne te mbizoterojne mendime dhe opinione te paqena. “ Keshtu, tha ai kulti i primitivitetit mundohet te ngulitetet tek shqiptaret. Duke i paraqitur shqiptaret njerez te natyres se eger dhe te virgjer, i barazvlefshem ndonjehere me njerezit e eger dhe shoqerine patriakale, mbushin median nderkombetare dhe shenimet e udhetareve te huaj kur shkruajne nga viset shqiptare”, shprehet me pas Yamamoto. Por, profesori i indinjuar i hedh poshte me argumente dhe fakte qe ajo eshte krejt e kunderta e atyre qe nxjerrin keto te paverteta, te qellimeshme" na tha ai.

"Leke Dukagjini ngjan me Mitoshin japoenz"

Lek Dukagjini, eshte autor i kodifilimit te zakoneve e traditave te popullit Shqiptar, duke thithur mençurine dhe kujtesen tradicionale te urtesise Shqiptare, ai formoj ligjet e para Shqiptare, qe i titulloj: "Kanuni" , qe do te thote "Drejtesi per te gjithe njelloj". Ato ligje e bene te njohur dhe krejtsisht te veçante Kombin dhe popullin Shqipetar jo vetem ne vendet e mesdheut, por dhe ne dyert e perandorise Osmane, ku ajo nuk mundi te ja heqe kurre te drejten e rrespektimit te ligjeve te veta popullit shqiptar.

Prof. Kazuhiko Yamamoto, tha se :" Struktura etike e Kanunit, eshte forma me origjinale e etikes ne shoqerine njerezore. Kanuni i Leke Dukagjinit, sipas tij ishte nje mekanizem i nevojeshem i kohes.Ai eshte nje veshtrim perqases mes struktures etike e shoqerise homerike dhe asaj kanunore shqiptare. Per kete ai pohoj se ka bere edhe disa studime qe titullohen:"Struktura Etike e Shoqerise Homerike", "Shoqeria pa ndonje autoritet shteteror e shnderron dhunen e hakmarrjes ne nje force te shenjte". Kazuhiko Yamamoto, ka edhe studime te tilla, si: "Shkelje e rende e ligjit te shoqerise Homerike, nese miku fyhet apo cenohet, eshte mikpritesi ai qe turperohet". "Gjashte koncepte qe krahasohen me strukturen etike te Kanunit shqiptar fyerjet qe perfundojne ne gjakderdhje ne shoqerine e asaj kohe". "Akti i hakmarrjes nga pala e fyer ndaj pales fyese".

Kanuni dhe themelet e tij emocionale, studim ne konceptet etike te shkrimtarit japonez, Kazuhiko Yamamoto jane shume te rendesishme. Ne fund profesori i Universitetit te Tokios, i tha "Metropol", se ai ka gjetur shume gjera te perbashketa, qe "Leke Dukagjini ngjan me Mitoshin japoenz", dhe si ai shume shpejt do te permovoje nje liber te ri me studime rreth "Kanunit" të Lekë Dugagjinit.