Seigniorage: Bankat, bankieret dhe monedhat!
Një parajse për pak veta dhe një ferr për të tjerët!!
nga Pierluigi Paoletti
“mirë qe popullsia nuk kupton sistemin tonë bankar dhe monetar, sepse po ta kuptonte besoj se para se të vinte dita e neserme do të shperthente një revolucion”= Henry Ford
Të flasësh për parate ka qenë gjithmon e vështirë sidomos ne këtë periudhe historike ku jetojme. Paraja është ne qendër të egzistences sone dhe për shkak të parase kemi braktisur ritmet natyrore të të jetuarit ne harmoni me botën qe na rrethon.
Ndryshimet qe po perballojme qoftë individuale ashtu edhe si shoqeri na kërkojnë një shkalle më të lartë pergjegjesie , e kuptuar ne sensin etimologjik të aftesise ne dhenien e një zgjidhjeje presjoneve të forta qe na vijnë.
Perballohemi me dobesite tona, me friken tonë dhe lindin kështu të vërteta të fshehura qe duhen përballuar. Midis gjerave të shumta qe po dalin ne drite është edhe e vërteta mbi parate si mjet për të ruajtur pushtetin mbi popullsine.
Mekanizmi është i thjeshtë dhe efikas:
Hapi i parë është zhytja ne borxhe e Shtetit me anë të marreveshjeve segrete politike.
Bankat Qendrore , ndryshe nga ajo qe mendohet, janë pronesi private qe kanë pervetesuar mundësinë e prodhimit të monedhes, mundësi kjo qe natyrisht duhet ti perkase popullit (sovranitet monetar) sepse është populli qe punon për të krijuar pasurite.
I mbani mend kartemonedhat e vjetra? Ato ishin të Qeverisë/Shtetit , ishin prone e jona dhe nuk duhej tja rikthenim askujt. Dhe askush nëse i kishim këto kartemonedha ne xhep nuk na kërkonte interesa në fund të vitit. Mbi to ishte shkruar “Republika Italjane. Kartemonedhe e Shtetit sipas ligjit ne fuqi”. Firmat qe rezultonin mbi kartemonedhe ishin të Drejtorit të Pergjithshem të Thesarit, Arketarit Special dhe vula e Gjykates se Llogarive. Sot mbi monedhen prej 50 euro nuk është shkruam më asgjë!
Monedha qe është prodhuar vetëm me koston tipografike vendoset ne qarkullim ne kembim të futjes ne borxh të Shtetit qe njerr ne qarkullim Obligacioneve Shteterore, të cilave u rendojne taksa e interesit qe është vendosur nga Banka Qendrore.
E gjith kjo çeshtje nis më 22 korrik 1944 (shek 20-të) kur Shtetet e botës skicojne një sistem të ri monetar ne USA (Bretton Woods). Ne këtë sistem të ri të gjitha monedhat ishin të konvertueshme ne dollare, dhe vetëm dollari ishte i konvertueshem ne Flori.
Qe nga kjo ditë ( kur Europa ishte akoma ne faze lufte dhe disa vende nuk kishin as monedhen e tyre) të gjitha shtetet e botës krijuan rezerva për kartemonedha qe do të perdornin dollare, i cili ishte e vetmja oferte e madhe ne treg.
Ne fillim të viteve ’70, 80% e rezervave valutore të të gjitha shteteve të botës ishin të perbera ne dollare. SHBA dhe Anglia morren pjesë me 80% secili ne krijimin e FONDIT NDERKOMBETAR MONETAR (FMI) dhe llogjikisht kushtezuan aktivitetin e FMI ne mënyrë te vendosur.
Por Anglia nuk ishte më ajo Anglia e dikurshme prandaj nga kjo situate perfitoi SHBA e cila filloi të prodhoj më shumë dollare sesa gazeta, duke qenë se ishte Dollari (monedha amerikane) qe garantonte ekuilibrin e sistemit. Por ne këtë mënyrë shumë shpejt edhe dollari nuk mund të konvertohej më ne Flori. Gjithashtu kartemonedhat e para ishin të Shtetit (ne to shkruhej United States), por duke nisur nga 1963 u bene private pra u bene prone e Federal Reserve (FED). Më pas më 15 gusht 1971, presidenti amerikan Nixon deklaroi ne Camp David vendimin e pezullimit të konvertmit të dollarit ne Flori, dhe si rrjedhoje shfuqizimin e njëanshëm të marrveshjeve të 22 korrik 1944. Gushti 1971 është një date e rëndësishme ne hstorine e Parase, pasi është momenti themelor për të kuptuar natyren e vërtetë të monedhes.
Qe nga ai moment Parate janë të “çliruara” nga çdo raport qe mund të kenë me Floririn, dhe shtetet kanë vazhduar të prodhojne Para të bazuara ne hiç.
Dhe faktikisht Rezervat e Floririt nuk egzistojne më si garanci për Parate.
Madje rezervat aktuale të shteteve të botës nuk kapercejne 200.000 tonelata, ndërkohë qe kundervlera ne Flori i të gjitha kartemonedhave dhe barasvlefshmeria monetare qe qarkullon nëpër botë me çmimet aktuale, i korrespondon 75.000.000 tonelata Flori .
Por përse ka ndodhur ky “çlirim” i kartemonedhes nga Floriri?
U detyruan! Sepse bota arabe u zgjua nga gjumi dhe kishte kuptuar se poshte kembeve të tyre qëndronte lenda e pare energjitike e botës perendimore qe ishte NAFTA (gjatë viteve te krizes energjitike ne perëndim)!!
U themelua OPEC , por arabet refuzuan pagimin ne kartemonedha dollaresh dhe pretenduan të paguheshin ne Flori, i cili mungonte. Atëherë arabet brenda pak muajsh rriten 4 here çmimin e naftes për fuçi. Sa për histori ishin pikërisht arabet qe ne vitet 800-1000 të eres sone ne zonen e Mesdheut shpiken idenë e pagimit me anë të çekut (cheque, chek), qe ishte i barasvlefshem me një vlerë reale të një sasie ne Flori.
Të ardhurat nga shitja e Obligacioneve i shkojnë të gjitha Bankes Qendrore, dhe Shteti ndodhet i zhytur ne borxh (debia publike), p.sh. ne Itali: për 1.429 miliard Euro shteti paguan çdo vit 6% te kësaj shifre ne interesa, dhe ja paguan subjekteve të huaja qe posedojne mbi 50% te kuotave te Obligacioneve.
Duke mos patur para Banka Qendrore është e detyruar te nxjerre ne qarkullim Obligacione te tjera, dhe ne këtë mënyrë Shteti vazhdon të krijoje borxhe të tjera të reja!! Nga kjo xhiro vicioze, Shteti jo vetëm qe nuk mund te ktheje me kapitalin por nuk është me ne gjendje te paguaje as interesat atyre subjekteve te huaja qe posedojne mbi 50%.
Debia Publike është baras me vleren nominale te te gjith Pasivit Bruto te konsoliduar nga administratat publike, entet lokale, institutet e sigurimeve shoqërore etj. Debia perbehet kryesisht nga Obligacionet Shteterore te nxjerra ne qarkullim ne tregun e brendeshem e atë të huaj, qe perfaqsojne te paktën 83% te debise publike!!
Vlerat rifreskohen çdo 6 – muaj dhe i referohen 31 dhjetorit te secilit vit.
Hapi i dytë është zhytja ne borxh e qytetareve.
Bankat Tregtare sipas ligjeve aktuale bankare mund të krijojne Para Virtuale, thjesht duke klikuar ne kompjuter, deri 98 here të depozitave qe kursimtaret dhe nderrmarrjet kanë pranë tyre. Praktikisht nëse qytetari ne bank depositon 100 euro, banka (pasi është depozituar rezerva fraksionare ne Banken Qendrore) këto para i jep hua 10 here (e ndofta edhe më shumë) 10 personave të ndryshëm duke u marrë atyre edhe interesat. Pra fale pasurimit të genjeshtert (para kartemonedhe të bankes qendrore), ose virtual (para elektronike qe është akoma më keq se ajo e kartemonedhave pasi nuk egziston) sistemi bankar privat fiton pasuri reale, e cila është kryer nga puna konkrete/reale e të gjith neve. Dhe nëse nuk jemi ne gjendje të kthejme huane/borxhin bashke me interesat athere bankat na konfiskojne pasurite e luajtshme dhe të paluajteshme: shtepite, nderrmarrjet (kompania Fiat) etj
Ky mashtrim nuk ndodh thjesht vetëm ne Itali, por ndodh ne të gjith botën pa perjashtim! Ne botën perendimore aplikohet skema e lartëpërmendur. Ndërsa ne vendet e botës se tretë aplikohet vjedhja e pasurive të lendeve të para me anë të huave /borxheve (të cilat asnjë nga këto shtete nuk është ne gjendje ti kthej) të dhëna nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Nderkombetar.
Praktikisht nëse jap 100 euro para borxh dhe kerkoj 105 euro, do të kem gjithmon dike të cilit do ti mungojnë 5 euro dhe do jem i sigurt se gjithmon e më shumë njerëz ose shtete do varen nga unë. Brenda këtij mekanizmi të degjeneruar, konkurrenca dhe lufta është e eger për te fituar këto 5 euro, dhe si rrjedhoje kemi: rritjen e çmimeve, taksat janë me të larta, mohoen të drejtat elementare, dhe kunderveniet politike janë shumë të forta (dhe të kota).
Perfitimet e medhaja dhe të paligjshme të krijuara nga sistemi bankar, përdoren për të nxitur luftrat, për të rritur përçarjet dhe për të ashpersuar konkurrencen midis individeve, nderrmarrjeve dhe shteteve .
Mirseardhet ne ferr!!
Çfarë mund të bëhet?
Gjithkush mund të jape kuntributin e tij po pa ja deleguar këtë kontribut askujt tjetri. Ky mekanizem kontrolli bazohet ne INJORANC dhe ne MUNGESEN E INFORMACIONEVE!
Duke u ndergjegjsuar mi funksionimin e këtij sistemi, dhe duke ua bërë të ditur të tjerëve, më shumë njerëz do njihen me këtë të vërtetë dhe kjo do beje qe të jetë më e lehtë demaskimi i këtij fallsiteti.
Ne mënyrë të shkallezuar pasi të kapercehet momenti i parë i refuzimit të kësaj të vërtetë, do ndergjegsohemi se jetojme ne një botë të madhe iluzionesh: ne iluzionin se gjoja jemi të lirë, ne iluzuionin fals të demokracise, ne eluzioni fals te feve, ne iluzionin e poltikes, ne iluzonin e varferise. Të ndergjegjsuar se e gjith kjo qe po jetojme është një burg padukshem për trurin tonë, përçarjet do kenë më pak rëndësi dhe peshe, dhe kalimi ne një formë të re jetese do jetë natyral.
Lexim të mbarë dhe shpresoj se do të frymezoje dike!
Pierluigi Paoletti
Si funksionon “Sistemi Monetar”.
Sinjorazhi: Është një mashtrim kolosal i lindur dhe i zhvilluar fale injorances, censures, disinformacionit, e mbi të gjitha fale mendjeve të mbyllura. Është një akt jo-legal qe aplikohet sistematikisht nga Banka Qendrore Europjane, e cila e perkufizon “Sherbimi i Thesarit të Shtetit” . Sinjorazhi është diferenca e vleres midis kostos tipografike (letra dhe boja) të shpenzuar efektivisht për të shtypur e për të vendosur ne qarkullim kartemonedhat, dhe vleres se pjeses se jashteme pra asaj numerike të shkruar mbi vet kartemonedhat.
Banka shtyp kartmoedha dhe në vend qe tua jap popullit sovran të Bashkimit Europjan, i jep atij hua me VLEREN E JASHTEME plus interesit vjetor të emertuar “takse/perqindje e skontimit”. Ne këtë mënyrë një kartemonedhe 100 euro qe mund ti jepet shtetit me vleren 0,05 euro cent, faktikisht i kushton shoqerise 102,5 euro. Pra më shumë sesa vlera e jashteme qe është shkruar mbi kartemonedhe.
Sinjorazhi është pushteti i i venies ne qarkullim të kartemonedhave me një vlerë nominale shumë here më të lartë sesa vlera vetjake qe kanë , e si rrjedhoje përfitohet një fitim nga sovraniteti i monedhes.
Ne momentin kur Banka Qendrore Europjane qe shtyp monedhat blen të mira duke perdorur këtë monedh qe asaj i ka kushtuar shumë pak, ajo fiton një fuqi blerse unike.
Jo vetëm kaq, Banka Qendrore qe shtyp zyrtarisht monedha me një çmim qesharak (shumë të ulet), vedos ne Bilancin PASIV jo koston tipografike të shpenzuar realisht (letra dhe boja), por vleren numerike të shkruar mbi monedhat dhe kartemonedhat!!!
Sinjorazhi ne këtë mënyrë kthehet ne PASIV për Banken, prandaj nuk është i tatueshem dhe i shmanget pagimit të taksave.
Një shembull i Sinjorazhit është kur pronari i një kazinoje ne kontabilitet të vendose ne pasiv jo koston e prodhimit të fishave por vleren nominale qe është shkruar mbi fishat.
Pra ne këtë mënyrë Shtetet antare te Bashkimit Europjan detyrojne qytetaret e tyre qe të paguajne këtë mbiçmim duke e taksuar si “debi publike”.
Meqense Banka Qendrore Europjane shtyp kartemonedha të garantuara nga hiçi pa një kundervlere (flori, argjend, etj), vazhdon të shtyp kartemonedha sa të doje pa asnjë kontroll ne drejtim të debise publike. Ata qe nxjerrin kartemonedhat ne qarkullim vet marrin titullin e pronarit, edhe pse ne realitet nuk janë pronare të asnjë vlerë qe të mund ti perkoje vleres se monedhes ne qarkullim.
Gjithshka e ka originen ne vitin 1694 kur Floriri u trasforma ne leter nga Banka e Anglise. Themeluesi i B. Angleze ishte William Paterson i cili ka deklaruar ne ato vite: “Banka perfiton nga interesi mbi monedhat qe krijon nga hiçi”
Akoma më i paskrupullt dhe cinike është pohimi më 1773 i Amschel Mayer Rothschild
themeluesi gjerman i një perandorie financiare qe deklaronte: “Politika jonë është ajo e nxitjes se luftrave por duke drejtuar Konferencat e Paqes ne mënyrë qe askush nga palet ne konflikt të mund të këtë fitimie territoriale. Luftrat duhet të dirigjohen ne një mënyrë qe Kombet qe marrin pjesë të zhyten gjithmon e më shumë ne borxhe e si rrjedhoje gjithmon e më shumë nën pushtetin tonë”
Ne 1885 Karl Marks shkruante ne librin Kapitali (Libri I, kapitulli 24, paragrafi 6,Editori Riuniti, Roma 1974, faqet 817-818): “ Qe nga momenti i lindjes Bankat e Medhaja të zbukuruara me emertime kombëtare nuk kanë qenë gjë tjetër veçse spekullues privat qe i bashkengjiteshin qeverive, dhe fale privilegjeve të fituara ishin ne gjendje tu jepnin qeverive para. Si rrjedhoje rritja e debise publike nuk ka mates më të mirë sesa ngjitja progressive e aksioneve të këtyre bankave. Banka e Anglise më 1694 filloi ti jepte qeverisë para hua me 8% , njekohesisht ishte e autorizuar nga parlamenti të shtypte monedha me të njëjtin kapital të cilin ua jepte hua popullit ne formë kartemonedhe. S’kaloi shumë kohe dhe kjo monedhe kredie e fabrikuar nga vet B. e Anglise të kthehej ne atë monedhe qe Banka do e perdorte për ti dhënë hua Shtetit dhe qe do të sherbente për të paguar interesat e debise publike.”
Krijimi i parase nga kredia e perpjestueshme (copezuar).
SipasWilliam Paterson Bankat kanë pushtetin e krijimit të parave nga hiçi! Për të kuptuar më mirë këtë mekanizem po marrim një shembull të vogël numerik: Kemi depozituar ne banke ne llogarine tonë rrjedhese, 100 euro ne formë të hollash (kesh). Këto 100 euro banka mund tua japi borxh për 5000 euro, gjithkujt qe paraqitet ne Banke dhe kërkon një hua (ndermarrjeve, privateve, kredi, etj). Si mundet banka të jape 5000 euro hua nëse ka të depozituar vetëm 100 euro?? Nga mbijne ato 4900 eurot e tjera??
Ky operacion i shumimit të parave quhet Kredi e Perpjestueshme (copezuar), dhe mundësohet nga e ashtequajtura Rezerve Bankare (vlera e të cilës përcaktohet nga Banka Qendrore Europjane). Ne aspektin e parase Rezerva Bankare është një perqindje qe tregon sasine minimale qe një Banke duhet të ruaj fizikisht ne arken e saj, pikërisht si një rezerve.
Me një Perqindje të Rezerves baras me 10% një Bank ato 100 euro (të cilat vendosen menjehere ne rezerve), mund ti jape hua 1000 euro (10% e 1000 euro=100).
Sot perqindja e rezerves është 2%, si rrjedhoje 100 eurot do të shumohen dhe do të jen 5000!
Dhe faktikisht një Bank për çdo 100.000 euro virtuale te shënuar ne kompjuterat e saj, mjafton te këtë realisht 2000 ne formë kartemonedhe! Ky quhet “falimentim teknik (bancarotta tecnica)” pasi në fund të fundit bankat realisht kanë ne arke vetëm 1 të pesedhjeten e parave qe mendohet se kanë! Kjo qe thame pak më lartë mund të vërtetohet fare thjesht: Nëse të gjith individet qe kanë llogari rrjedhse ose depozita kursimi pranë bankes, të paraqiteshin të gjith njekohesisht ne banke për të terhequr të gjitha parate e tyre, banka nuk do të ishte ne gjendje tua kthente të gjithëve këto para (ashtu siç ndodhi ne Argjentine). Ne një situate të tillë Banka do të mbyllte menjeher sportelet e shperndarjes se parave dhe do të kërkonte ndërhyrjen e Bankes Qendrore Europjane, e cila do të shtypte ditë e nate euro për të permbushur kerkesat dhe për të mos lejuar falimentimin real të Bankes. Dhe ja ku del qëllimi i vërtetë i Bankes Qendrore Europjane: mos lejimi i falimentimit të Bankave Tregtare Private. Dhe është kjo arsyeja qe B. Qendrore Europjane quhet ndryshe “Huadhenes i Shkalles se Fundit”.
Por ne një situate të tillë ne të cilën B. Qedrore Europjane shtyp para të reja për te shpetuar banken tregtare private, shuma monetare qe është ne qarkullim rritet duke krijuar kështu INFLACIONIN!
Duke u kthyer tek çështja e krijimit të parave nga hiçi, më saktesisht banka me ato 100 euro fillestare mund të jape hua 4900 (5000 minus rezerven e 2% pra 100 eurot fillestare) sepse pikërisht 100 euro duhet të ngelen fizikisht ne rezerve.
Me këto para qe banka nuk i ka fizikisht ne arke pasi krijohen nga hiçi, banka fiton akoma edhe perqindjen e interesit (interesa mbi huate, kredite e ndryshme etj). Këto interesa sebashku me krijiin e parase janë duke i zhvatur pasuri shoqerise, njerzve dhe gjith shteteve (perfshih dhe SHBA qe kanë një borxh publik më të lartin ne botë), duke i detyruar të gjith të zhyten ne borxhe.
Por lojrat e krijimit të parase nuk mbarojne këtu!!
Edhe ato 5000 euro të krijuara nga hiçi pasi hyjne ne ciklin ekonomik kanë për tu khyer herët a vonë ne sistemin bankar ne formë depozitash Këto depozita kanë për tu kthyer ne rezerva të reja, me te cilat banka ka për te dhënë serishmi hua nga hiçi! . Ky është cikli i paskrupullt dhe i rrezikshem i finances bankare!
Parate qe janë ne qarkullim nuk janë te Shtetit por te korporatave private (bankave, Banka Qendrore Europjane, FED) qe e kanë krijuar nga hiçi dhe mbi te cilën kanë aplikuar taksa. Këto para janë para private dhe krijojne debine publike!
Bankat Qendrore janë private.
Ka raste kur vetëm disa Banka Qendrore janë pjeserisht te kombetarizuara , siç është rasti i Bankes se Anglise. Pjesa tjetër e Bankave Qendrore janë te kontrolluara nga ortake private, dhe si rrjedhoje janë private. Banka e Italise p.sh. është banke private!
Ne dosierin “Kerkime & Studime të Mediobankes” (da R & S, Ricerche & Studi di Mediobanca, 2003, pag. 1.149) e drejtuar nga Fulvio Coltorti është publikuar lista e aksionerve (pronareve) të Bankes Italiane. Ky studim duke hetuar bilancet e bankave, të sigurimeve etj ka gjetur edhe kuotat qe percaktonin pjesemarjen me aksione ne kapitalin e Bankes Italiane.
Lista e pronareve private të Bankitalia dhe perqindjet e aksioneve qe posedojne:
ORTAK DHE PRONARE TË BANKES QENDRORE ITALIANE
➢ Gruppo Intesa (27,2%)
➢ INPS (5%)
➢ Gruppo San Paolo (17,23%) (qe operon edhe ne Shqipëri)
➢ Banca Carige (3,96%)
➢ Gruppo Capitalia (11,15%)
➢ BNL (2,83%)
➢ Gruppo Unicredito (10,97%)
➢ Gruppo La Fondiaria (2%)
➢ Assicurazioni Generali (6,33%)
➢ Gruppo Premafin (2%)
➢ Monte dei Paschi Siena (2,50%)
➢ C. Risparmio Firenze (1,85%)
➢ RAS (1,33%)
➢ Anonimi (5,65%)
Tre janë Bankat maxhoritare private qe kontrollojne me 55,58% B. Qendrore Italiane:
Intesa (27,2%), San Paolo (17,23%) e Capitalia (11,15%). Banka Qendrore Europjane (BCE) është zyrtarisht prone e bankave qendrore të shteteve antare të BE. Meqense Bankat Qendrore kontrollohen nga shoqeri bankare private, si rrjedhoje edhe BCE është një shoqeri private.
ORTAKET DHE PRONARET E BANKES QENDRORE EUROPJANE
➢ Banka e Belgjikes (2,83%)
➢ Banka e Danimarkes (1,72%)
➢ Banka e Gjermanis (23,40%)
➢ Banka e Greqise (2,16%)
➢ Banka e Spanjes (8,78%)
➢ Banka e Frances (16,52%)
➢ Banka e Irlandes (1,03%)
➢ Banka e Italis (14,57%)
➢ Banka e Luksemburgut (0,17%)
➢ Banka e Holandes (4,43%)
➢ Banka e Austris (Oesterreichische Nationalbank) (2,30%)
➢ Banka e Portugalise (2,01%)
➢ Suomen Pankki (1,43%)
➢ Banka e Suedise (2,66%)
➢ Banka e Anglis (15,98%)
Sinjorazhi i Bankes Qendrore Europjane ndahet ne kuota midis bankave pjesemarrse sipas perqindjes se aksioneve. Banka e Italise ka 14,57% aksione ne BCE , e cila është kuota e sinjorazhit formal qe merr, sigurisht qe merr edhe një pjesë të madhe të kapitalit qe i shpeton kontrollit.
Ne listen e mesiperme janë bankat qe marrin pjesë ne sinjorazhin europjan, pasi bëjnë pjesë ne sistem. Por ka disa banka si ajo e Anglise, Suedise dhe Danimarkes qe janë pjesemarres ne sinjorazhin europea, por ama nuk kanë adoptuar euro-n si monedhe të tyre të brendeshme!! Pra këto 3 banka marrin 100% të sinjorazhit të monedhes se tyre dhe plus kësaj edhe një pjesë të mirë të sinjorazhit europjan!! I bie qe qytetaret italiane pa e ditur paguajne taksat edhe për këto 3 shtete!!!
Falimentimi bankar!!
Mund të ndodhë qe një borxhli (sipermarres, puntor etj) nuk është ne gjendje të paguaje. Ne këtë rast banka është e detyruar ta shenoje këtë hua te dhënë qe nuk mund te paguhet ne kontabilitet si humbje. Për banken kjo nuk është tragjedi pasi posedon fizikisht vetëm 1 te pesedhjeten e parave. Një humbje kontabile është gjithmon humbje për banken dhe për aksioneret e saj. Dhe B. Qendrore, nuk e lejon banken te falimentoje prandaj dhe nuk i kërkohet llogari për huate e çmendura qe ajo mund të jape. Është kjo arsyeja për te cilën bankat janë shumë selektive kur duhet ti japin një hua prej 50.000 euro-sh një puntori te thjesht, ndërkohë qe janë shumë zemergjera kur bëhet fjale për dhenien hua te miliarda e miliarda euro-sh kompanive si Parmalat, Fiat ose Shtetit.
Shënim: Edhe nëse depozituesi i 100 eurove te lartepermendura tërheq kursimet e tij nga banka, kjo e fundit nuk falimenton, pasi ato euro duke qenë se ja ka dhënë hua 10 subjeketeve të ndryshëm ka ne kontabilitetin e saj 10 angazhime për kthimin e këtyre 100 eurove qe gjithsej bëjnë 1000 euro!! Nëse depozituesi i le 100 eurot ne banke ka për te marrë si interes maksimumi 1% (pra 1 euro), ndërkohë banka kur jep hua i kërkon mesatarisht secilit nga 10 klienteve interes 12%, duke përfituar kështu 120 euro!! Pra akoma me shumë sesa depozita qe ka ne arken e saj.
Të kerkosh një borxh të vogël është njësoj si të kërkosh një borxh miliardar, por ky i fundit i sjell më shum të ardhura bankes. Nëse nderrmarrja Fiat nuk paguan borxhet e saja do të jetë Banka Qendrore qe do të shpetoje bankierin duke u justifikuar “është e nevojshme të shpetojme sistemin”. Por nëse është puntori i krahut qe nuk mund të kthej borxhin qe ka marrë për të blere shtepi, nuk ka për të patur asnjë nderhyrje publike ne ndihmë të puntorit, dhe shtepine kanë për tia sekuestruar/ konfiskuar menjehere.
Kjo është arsyeja pse banka u jep hua më shumë qejf Shteteve ose nderrmarrjeve si Parmalt e Cirio (qe kan falimentuar), duke e ditur fare mirë se janë të pa afta të kthejnë borxhin.
Kur një borxhli kthen borxhin e tij, për një bank ky fakt është një bezdi, pasi bankes i duhet të gjeje një borxhli tjetër qe të zevendesoje të parin.Ajo qe ka rëndësi për banken është fakti qe borxhliu duhet të vazhdoje të paguaj interesat, mundesisht ne perjetesi si ne rastin e Shteteve.
Pse nuk i shtyp shteti parat?
Ne të kaluaren ka patur tentativa ne të cilin ishte Shteti qe shtypte dhe nxirrte ne qarkullim monedhen, p.sh.. ne kartemonedhen 500 Lireta nuk shkruhej “Banka e Italise” por “kartemonedhe e Shtetit sipas kursit ligjor”. Pra Shteti mund të shtypte para sipas kursit ligjor duke mbajtur Sinjorazhin, por problemi qëndron tek presionet e forta qe e pengojne dhe ne fakt sot shtetit i mbetet vetëm sinjorazhi mbi venien ne qarkullim te monedhes metalike (minus 1% të sinjorazhit total) i cili është negativ pasi prodhimi i monedhes 1 qindarkeshe kushton 3 qindarka!! Ne SHBA shumë kerkues hetimore mbështesin iden se të paktën 7 presidente amerikane janë vrarë pikërisht për një çeshtje monetare. Dy nga më të famshmit janë Abraham Linkon dhe John F. Kennedy. John F. Kennedy më 4 qershor 1963 urdhëroi venien ne qarkullim (Urdheri Ekzekutiv nr. 11110) nga ana e Ministrise se Thesarit të 4 miliarde dollare kartemonedhash bi të cilat shkruhej “United States Note” dhe jo “Federal Reserve Note”. “Rastesisht” pas pak muajsh e vrane , dhe e para gjë qe “rastesisht” pasuesi i tij bëri ishte terheqja nga qarkullimi i dollareve të popullit duke i zëvendësuar më ato private të Federal Reserve. Sa për informacion Federal Reserve nuk është shoqeri amerikane pasi aktin e regjistrimit e ka ne Porto Rico.
ORTAK E PRONARE TË FEDERAL RESERVE USA.
➢ Rothschild Bank - Londer
➢ Kuhn Loeb Bank - New York
➢ Warburg Bank - Hamburg
➢ Israel Moses Seif Banks Italia
➢ Rothschild Bank - Berlin
➢ Goldman, Sachs - New York
➢Lehman Brothers - New York (qe “falimetoi” ne shtator te 2008)
➢ Warburg Bank - Amsterdam
➢ Lazard Brothers - Paris
➢ Chase Manhattan Bank – New York
Pra edhe Banka Qendrore e SHBA kontrollohet nga një numer i vogël institutesh dhe bankash private.
Shteti është borxhliu ideal!
Banka i jep hua Shtetit duke i blere Bono të Thesarit (BOT) qe janë kambiale, premtime pagese.
Askush nuk pret qe Shteti në fund të skadences të paguaje, pasi Shteti ri-lëshon ne qarkullim Bono të reja të Thesarit të të njejtes vlerë me një skadence akoma më të largët. Ky është borxhi i perjeteshem i Shtetit, dhe nuk rezulton qe gjatë historisë ndonjë Shtet ti këtë shpetuar kësaj dare! Ne këtë mënyrë bankat vazhdojnë të përfitojnë interesa mbi BOT dhe ne çdo moment mund tua rishesin publikut të gjerë. Sot interesat mbi BOT janë shumë të uleta aq sa askush nuk i blen më, me perjashtim të bankave!! (ne Itali mbi 50% e atyre janë të huaja, kështu kthehemi të gjith ne varësi të të huajve)
Ndodh gjithmon e më shpesh qe Shtetet sidomos ne vendet e botës se tretë nuk janë ne gjendje të paguajne as borxhet dhe as interesat mbi borxhet. Kur një Shtet borxhli nuk është ne gjendje të paguaje interesat, banka aplikon një politike qe është ne interes të saj. (Llogjikisht Banka duhet të fshij huane e dhënë nga librat e saj kontabel, dhe të paguaje me paret e aksionereve dhe pronareve bankare këto humbje. Por kjo është diçka qe nuk mund të koncepohet për bankat dhe bankieret.) Për këtë arsye bankat i japin Shtetit borxhli një borxh tjetër të dytë (gjithmon duke krijuar para nga hiçi) me të cilin do paguhen interesat e borxhit të pare.
Ky sistem quhet “hua- ure” dhe përdoret ne shtetet e varfëra. Parate e reja as qe hyjne ne territorin e shtetin borxhli, por kalojne nga një kontabilitet ne tjetrin brenda për brenda bankes kreditore. Borxhi i parë ngelet ne librat kontabel si borxh aktiv, dhe jo vetëm kaq, por këtij borxhi i është shtuar edhe shuma e borxhit të dytë bashke me interesat bankare.
Nëse shteti borxhli (i zhytur akoma më shumë ne borxhe) nuk paguan interesat, menjehere bankieret kërkojnë ndërhyrjen e FONDIT MONETAR NDERKOMBETAR i cili i jep një borxh të tretë shtetit borxhli për të paguar interesat e 2 borxheve te mëparshme.
(shënim imi: E pyesni veten pse FMN ne Shqipëri është si ne shtepi të vet? Pikërisht për arsyen e lartëpërmendur!! )
Praktikisht borxhi i 3-të qe merret nga FMN stergjatet ne kohe, pra përjetësisht duke e shtrenguar këtë shtet ne një dare vdekjeprurese. FMN për këtë borxh do detyroje kryerjen e modifkimeve dhe uljen e shpenzimeve sociale të rëndësishme si p.sh.: shendetesia, sigurimet, pensionet, arsimimi, rrogat etj
Bankiereve nuk u inteson shumë, për ata është e rëndësishme ruajtja ne mënyrë konstante e paaftesise paguese të borxhit nga ana e këtij shteti, pasi vetëm kështu bankieret pasurohen.
Valutat Plotesuese: monedha qe humbte vlerë e Gesell.
Ideja e kësaj monedhe është shpikur nga tregtari importues gjerman Silvio Gesell (1862-1930).
Më 1931 ne një qytet të Tirolit ne Austri (Woergl), kryetari i bashkisë për të zgjidhur problemin e depresionit të madh ekonomik të atyre viteve vendosi të shtypte një kartemonedhe lokale. Behej fjale për një monedhe të veçante pasi ishte një monedhe qe humbiste vleren e saj ne kohe. Qe monedha të vazhdonte të ishte ne kurs ligjor, kush e posedonte duhej ti shtonte çdo muaj një vule qe kushtonte 1% të vleres nominale të monedhes (ne një monedhe prej 10 shilingash çdo muaj duhej vendosur një vule qe kushtonte 0,1 shilinga). Çdo vit monedha humbiste vetëm 12% të vleres se saj.
Venia ne qarkullim e saj ishte e mbuluar nga një shumë ne shilinga të vërteta të depozituara ne banken e bashkisë. Të gjith nenpunesit e bashkisë filluan ta mernin rrogen më monedhen e re. Fillimisht tregtaret dhe shitesit refuzuan përdorimin e monedhes se re , por me vonë u detyruan ta perdornin pasi qarkullonte vetëm e reja dhe nuk kishte fare monedhe te vjetër. Pra monedha nisi te perdorej si e vlefshme sepse filluan te gjith ta pranonin dhe ta perdornin (sot Euro është i vlefshem dhe përdoret sepse të gjith e kanë pranuar për ta perdorur). Prezenca e kësaj monedhe qe humbiste vlerë ne kohe dhe qe askush nuk kishte interes për ta grumbulluar dhe kursyer, zhvilloi dhe rriti ekonomin bashkiake e atë lokale dhe rriti qarkullimin monetar: u asfaltuan rrugë dhe u kryen shumë punime publike ne te mirë te popullsise. Kryetari i Bashkisë u tregoi gazetareve (dhe ky ishte gabimi fatal qe ai bëri) qe 12% -in vjetor qe nxirrej nga vulat e kartemonedhave ai e kishte ri-investuar , dhe çdo muaj Bashkisë i hynin ne arke 20 here me shumë sesa shuma e përgjithshme e rrogave te para te paguara me kartemonedhen e re, qe ishte 2000% !! Pa dashje kryetari i bashkisë kishte nxjerre ne shesh 2 te vërteta qe ishin rreptesisht të ndaluara:
1) Perfitimi i jashtezakonshem qe sistemi bankar nxjerr nga monedhat qe ve ne qarkullim;
2) Perfitimi i jashtezakonshem dhe i fshehte qe vënia ne qarkullim i dhuron bankierve qe shtypin kartemonedhat.
Menjehere Banka Kombëtare Austrike nderhyri duke e shfuqizuar këtë kartemonedhe konkurruese te bezdishme, dhe me 1933 e konsideron te paligjshme pasi ishte ne kundërshtim me monopolin e Bankes Qendrore pra ne kundërshtim me interesat private te bankiereve!
Ne botë egzistojne 5000 lloje të ndryshme valutash plotesuese!
Nga këto 5000 monedha, 700 egzistojne vetëm ne Japoni.
Kur një sistem bankar bazohet ne fajde (siç është shpjeguar ne këtë artikull) dhe fillon dhe egzagjeron , kriza ka për tu perhapur ne radhet e popullsise dhe është e qartë qe popullsia ka për të reaguar ne mënyrë spontane duke krijuar një valute plotesuese.
Ne Japoni pas krizes se 1995 ishin 30.000 rastet e vetvrasjeve ekonomike ne vit, për arsye falimentimi ose pa-aftesie paguese. Një personazh i rëndësishëm i botës bankare japoneze doli nga ky sistem dhe filloi të krijonte këto valuta alternative për të zgjidhur situaten. Diçka e ngjashme ndodhi edhe ne Argjentine ku çdo krahine filloi të shtypte valuten e saj lokale plotesuese.
Perhapja dhe zhvillimi i valutes plotesuese duhet të mbeshtetet pasi ka për te qenë hapi
qe do të stabilizoje situaten, gjithashtu do të jetë ura kaluese nga sistemi i padrejte aktual i fajdeve bankare ne një sistem të ardheshem ku transakcionet do të jetë të qarta e trasparente, ku dhe do dihet se ku shkojnë dhe nga vijnë parate. Nuk mund të egzistoje sovraniteti i një populli nëse nuk egziston një sovranitet monetar!!
Deflacioni.
Deflacioni është një fenomen i kundërt i Inflacionit, dhe shpesh vjen pas një fllucke spekuative.
Praktikisht konsiston ne rënien e vazhdueshme të çmimeve, dhe si rrjedhoje konsumatoret nuk kryejne blerje por shtyjne për më vonë blerjen e mallrave të ndrysheme me shprese se çmimi do të ulet më tej (dhe atëherë ata mund të blejne).
Nderrmarrjet qe janë ne borxhe me bankat nuk arrijnë te shesin prodhimet e tyre duke rrezikuar kështu mos pagimin e interesit të borxhit bankar. Ulja e mëtejshme e çmimeve për të shtuar blerjet nga ana e konsumatoreve, do të rendoje krizen e deflacionit dhe do të ngadalsoje zhvillimin ekonomik. Nderrmarrjet borxhlie falimetojne dhe pushojne nga puna puntoret. Të papunet shtohen, fuqia blerse ulet dhe shumë prodhime dhe mallra ngelen të pashitura derisa e gjith linja prodhuese dhe ekonomia paralizohen. Qarkullimi i valutes renohet derisa të ndaloje plotësisht, pasi njerzit nuk shpenzojne më. Kush posedon para në vend qe ti investoje fillon e i kursen duke e grumbulluar , si rrjedhoje do rendoje akoma më shumë situaten ekonomike. Ne të tilla situata për të rinisur serishmi ekonomine, ulja e perqindjes se interesave (pra ulja e kostos se parase) nuk hyn shumë ne pune (siç ndodh zakonisht). Nëse perqindja e interesit ulet nën një nivel të caktuar kjo do favorizoje grumbullimin e parave jashtë depozitave bankare, duke i zhvatur kështu para vet sistemit ekonomik. Keynes e quan këtë fenomen “liquidity trap” “gracka e liquiditetit të parase” pasi paraja qëndron e ngrire (egziston por nuk leviz)!
Valuta e Gesell është zgjidhja e problemit të deflacionit. Ne vend qe të rikompensoje kapitalin me një koncesion interesi, sistemi i Gesell penalizon ata qe mbajnë kapitalin te palevizshem dhe qe nuk e shpenzojne ose investojne. Ky penalizim i lehtë (vula mujore) favorizon ne mënyrë të leverdishme shpenzimin e parave dhe si rrjedhoje ri-aktivizimin e shkembimeve tregtare!
Kush e krijon Inflacionin?
Nëse çmimet rriten do të thotë se ka shumë euro/ para ne qarkullim. Kush i ka vendosur këto para ne qarkullim?
Bankat dhe sistemi bankar e monetar janë nëna e të gjitha Inflacioneve!!
Tatimi i Shtetit është i panevojshem!
Askush nuk e thotë por Sinjorazhi bashke me krijimin e parase nga hiçi nga ana e Shtetit (dhe jo nga bankat private siç ndodh konkretisht) do bënte qe Tatimi të ishte i panevojshem. Shteti duke monetizuar Titujt e tij të Debise nga Banka Qendrore është ne gjendje të siguroje çfaredo lloj sasie parash qe i duhen. Ne këtë mënyrë provokon inflacionin, qe është një kontribut nder më te demshmit e kontributeve pasi godet kursimtaret, puntoret, pensionistet duke favorizuar borxhet dhe penalizuar ata qe kursejne. Taksat sherbejne qe qytetaret, puntoret, konsumatoret të mendojnë se paraja është e pamjaftueshme, (dhe faktikisht për ta është e pamjaftueshme) pasi nëse fitojne më shumë atëherë fale taksave qe duhet të paguajne atë fitim e humbasin serisht.
Ndryshimi dhe veçanesia midis padroneve dhe sklleverve nuk ka qenë kaq e fortë as ne mesjete kur monedhat ishin ne flori dhe konvertoheshin ne flori!!
Çfarë mund të bëjmë ne si qytetare?
Para se gjithash duhet të informohemi dhe të ndergjegjsohemi mbi mënyrën e funksionimit të mekanizmit të Sinjorazhit, të sistemit monetar dhe të pushtetit qe kanë ato subjekte qe shtypin valuten!
Është e rëndësishme qe organizatat ne mbrojtje të konsumatoreve të perhapin një kulturë informuese mbi këto lloj problemesh. Perhapja e një kulturë informuese mbi mundësitë e jashtezakonshme qe ofrojnë valutat plotesuese, midis të cilave është ajo e mbajtjes ne nivel lokal të Sinjorazhit. Një Bashki mund të vendose ne qarkullim valuten e saj plotesuese duke mbajtur për vete 50% të Sinjorazhit duke evituar kështu të taksoje qytetaret, ndërkohë 50 % qe mbetet Bashkia mund ta përdore për të ndihmuar qytetaret dhe familjet e atyre shtresave shoqërore qe kanë më shumë nevojë për ndihmë.
Ka ardhur momenti i një ndergjegjsimi kolektiv qe duhet të ngreje zërin!
Site web për tu informuar më shumë:
www.centrostudimone tari.org
www.signoraggio.com
www.open-economy.org
Disa libra mbi argumentin e shqyrtuar ne këtë artikull:
- “Schiavi delle banche”(Skllever të bankes) –> Maurizio Blondet, Effedieffe edizioni
- “Un'altra Moneta” ( Një monedhe tjetër)–> Domenico de Simone, Malatempora edizioni
- “Bankestein” – Marco Saba
- “L’ordinamento internazionale del Sistema Monetario” (Rendi ndërkombëtar i Sistemin Monetar)–>Giacinto Auriti, Edigrafital
- “ABC dell’economia e altri scritti” (ABC –ja e Ekonomise dhe shkrime të tjera)–> Ezra Pound, Boringhieri
- “La moneta, la banca e l’usura” (Monedha, Banka dhe Fajdete)–> Bruno Tarquini, Chiesa Viva
Home »
» Seigniorage: Bankat, bankieret dhe monedhat!