
Justinian I - Flavius Petrus Sabbatius Iustinianus, The Greatest Byzantine Emperor of All Times is of Illyrian Origin
Family Data: An Illyrian, Justinian was born Petrus Sabbatius in A.D. 483 in Tauresium, Dardania (Yugoslavia). Justinian's childless uncle became the Roman Emperor Justin I in A.D. 518 and adopted Justinian.
Death : Justinian died on November 14, 565, in Constantinople.
Justinian's Claims to Fame: Justinian is known for his reorganization of the government of the Roman Empire and his codification of the laws, the Codex Justinianus in A.D. 534.
http://en.wikipedia.org/wiki/Justinian_I

Justinian depicted on one of the famous mosaics of the Basilica of San Vitale, Ravenna. Reign 9 August 527 - 13 or 14 November 565. Full name Flavius Petrus Sabbatius Justinianus Born c. 482. Birthplace Tauresium, province of Dardania
Died 13 or 14 November 565 Place of death Constantinople. Predecessor Justin I
Successor Justin II. Consort Theodora. Dynasty Justinian Dynasty
Justiniani (lat.: Flavius Petrus Sabbatius Iustinianus, gr.: Ιουστινιανός; ) zakonisht i njohur si Justiniani I, apo (në Kishën Ortodokse) Shën Justiniani i Madh, lindi në Tauresium, të Ilirisë rreth viteve 482/483 dhe vdiq me 13 nëntor apo 14 nëntor, 565 në Konstantinopël. Ishte perandor i Bizantit nga viti 527 gjer në vdekjen e tij, dhe anëtari i dytë i dinastisë justiniane, pas xhaxhit të tij Justinit I.(527-565)

Gjatë kohës së sundimit të Justinianit, perandoria bizantine arrin kulmin e lulëzimit në të gjitha lëmenjtë e jetës dhe jo vetëm në kulturë si ishte e joshur më parë dhe pas Justinianit. Nga pikëpamja ushtarake, Afrika dhe Italia u rimëkëmben dhe pushteti i perandorisë ishte më i fortë se kurrë më parë. Në anën tjetër arkitektura po lulëzonte dhe nga kjo kohë kanë mbetur shembujt më të mirë si p.sh.: Haja Sofia në Konstantinopol (Stamboll). Historianët siç ishin Prokopiusi dhe Agatia punonin me të madhe sipas traditës së Herodotit e Thukididit. Gjatë kësaj kohe u krijua edhe Kodeksi i Justinianit (529) i cili u institualizua dhe hyri në fuqi rreth viteve 533. Të gjitha këto vepra janë pika të begatisë bizantine e që janë krijuar në kohën e Justinianit.
Për të zhvilluar perandorinë në pjesët tjera, Justiniani i dha një çmim të lartë në vitin 532 Shahut pers Kusros I. Mirëpo përbrenda kishte trazira siç ishin kryengritja e Nikesë që shpërtheu në janar të 532 në Konstantinopol. Pas disa çrregullimeve politike, Belisari hyri në Hipodrome me ushtri dhe e shuajti revoltën e "të gjelbërve" dhe "të kaltërve". Më këtë rast u shkaktua një gjakderdhje dhe qyteti pësoi dëmtime të rënda, mirëpo në anën tjetër kjo i hapi rrugën Justinianit për zbatimin e programit të tij. Kështu ai vetëm disa ditë pas revoltës filloi punimet për ndërtimin e kishës së re në vend të kishës së dëmtuar rëndë të Haja Sofies.
Në vitin 533 Justiniani ndërmori disa ekspedita të udhëhequra nga Belisari kundër mbretit vandal në Afrikë. Armata që kishte vënë ai në dispozicion Belisarit përbëhej përpos 10.000 këmbësorëve edhe nga më se 5.000 kalorës dhe 3.000 barbarë që merreshin si federatë. Me fitoret e korrura kundër Gelimerit i cili në fakt kishte mbajtur një pjesë të ushtrisë dhe një pjesë e kishte dorëzuar nën komandën e të vëllait Tata, në ishullin e Sardineve, Belisari ja arriti të pushtonte Karagen për një kohë të shkurtër.
Pas kësaj fitoreje Belisari u kthye së bashku me robërit e zënë në Konstatinopol ku Justiniani i la të vendoste për sundimin në Afrikë.
Sulmimin e gotëve të jugut, Justiani e bëri me zbarkimin në Itali në vitin 535. Ushtria e udhëhequr nga Belisari nuk hasi në ndonjë qëndresë deri në Palermo dhe më 31 dhjetor hyri në Sirakuzë. Në pjesën tjetër të kohës ai përparoi përpara me ushtrinë e vet deri në Napol ku ishin garnizonet e gotëve të cilët i theu . Në dhjetorin pasues Belisarin e gjemë me ushtri të nguluar në Romë duke u përgatitur për kundërsulmin e gotëve të jugut. Pas një viti rrethimi të Romës me ndihmat e marra nga Justiniani, Belisari vazhdoi marshimin e tij drejt Ravenës me të njëjtën ushtri. Kështu në maj të vitit 540 bizantinët hyjnë në Ravenë. Justiani që kishte për qëllim zbatimin e planit të tij, pranoi një mbretëri të Gotëve të jugut në pjesën veriore të Italisë ashtu që të siguronte këtë pjesë të perandorisë dhe të qëronte hesapet me perandorinë persiane në jug të kufinjve.

Afresk i gruas se tij Perandoresha Theodora.
Më 540, Khusroi u hodh me ushtri në Antioki dhe e pushtoi. Në vitin 541 Justiniani e dërgon Belisarin në vijën e frontit, mirëpo Khusroi ishte përqendruar në Lazaricë ku Lazi, një prirës armen kishte krijuar një lidhje të fuqishme. Luftërat bizantino-perse në këtë kohë vazhduan deri më 561 kur u bë një marrëveshje. Pjesa lindore e Detit Zi i takonte perandorisë.
Prapë Justiani vendosi që të dërgonte Belisarin në pjesën perëndimore dhe e rimori Romën në dhjetor të 546, mirëpo menjëherë pasi repartet e Belisarit hynë në Romë ai mori urdhër nga Justiniani që të ndërmerrte një ekspeditë kundër rebelëve në Siçili.
Më 550 Justiani emëron si prijës të ekspeditës më të madhe në Itali kushëririn e vet Germanusin i cili gjen vdekjen aty nga një sëmundje. Në vend të tij Justiniani vë Narsin i cili po ashtu ishte një udhëheqës i aftë me një karrierë ushtarake të ndritshme. Ky ia arrin që të mundë Gotët në vitin 552.
Justiniani vdiq më 565. Ai i kishte dhuruar perandorisë bizantine çastet më të shkëlqyeshme në historinë e saj. Gjatë kohës së tij perandoria shtrihej nga Armenia deri në brigjet e Spanjës e nga Danubi deri në Afrikë. Detin Mesdhe e shëndrroi në "Liqen Bizantin". Vdekja e tij i hapi rrugën perandorit që mbante emrin e tij Justiniani II.
Gjigandi Ilir beri reformat ne drejtesi qe i njeh gjithe bota sot dhe ishin keto reforma ne te cilat eshte ndertuar shoqeria e civilizuar europiane.Nga emri i ketij gjigandi vjen fjala drejtesi ne shume gjuhe te botes si italisht justicia ne anglisht justice sic e ka marre edhe emrin fakulteti i drejtesise ne universitete ai i juridikut

Shkolle per juriste ne Durres ne shek II te eres sone!!
Ne gazeten:
" The Journal of Roman Studies, V.10-11 ( 1920-1921 ), pages 269-277 ",
ne artikullin: "A Textbook of Roman Law from Augustus to Justinian, by W.W. Buckland, (1921)nder te tjera, thuhet se juristi i famshem Gaius i kaloi vitet e fundit te jetes ne Durres. Po bashkengjis kete pjese te artikullit dhe titullin.
Paragrafi qe tregon se cfare dihet per jeten e mesues juristit Gaius, eshte nga libri qe vijon:
Monograph: NL Stacks - K349 .37 G24 1951
NAME(S):*Gaius Zulueta, Francis de, 1878-1958
TITLE(S): The institutes of Gaius / [edited and translated] by Francis de Zulueta
PUBLISHER: Oxford : Clarendon Press, 1951-53.
DESCRIPTION: 2 v. ; 23 cm.
SUBJECTS: Roman law Droit romain



Nga libri i permendur me lart:
Author: *Gaius
Zulueta, Francis de, 1878-1958
TITLE(S): The institutes of Gaius / [edited and translated] by Francis de Zulueta
Po bashkengjis dy paragrafe, njeri citon Gaius-in tek flet per Durresin, tjetri citon Perandorin Justinian qe e quan Gaius-in "Gaius noster"
Rreth lidhjeve Justinian - Gaius dhe Gaius - Durrres.


Ne nje dokument te hershem, Perandori Justinian tregohet duke inspektuar ndertimin e Shen Sofise se Konstandinopojes (cast nga takimi me arkitektin).
Shenimi qe shoqeron figuren eshte si vijon: " The Emperor Justinian supervising the building of Hagia Sophia.Cod. Vat. Slav. II, fol 109V ( Courtesy Biblioteca Vaticana )
