Çerçiz Topulli


Çerçiz Topulli -( 1880 - 15 korrik 1915 )-

Atdhetar e veprimtar i shquar i Rilindjes, udhëheqës i luftës së armatosur të çetave kundër sunduesve osmanë për çlirimin kombëtar të vendit. Hero i Popullit.

Lindi në Gjirokastër. Mjedisi familjar në të cilin u rrit e sidomos vëllai më i madh Bajo Topulli, ndikuan në formimin e tij si atdhetar i vendosur. Mori pjesë në veprimtarinë e Komitetit të Fshehtë «Për lirinë e Shqipërisë» në Gjirokastër.

Në prill të 1907 komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut, e sidomos në krahinat e Gjirokastrës dhe të Korçës. Me vendim të Komitetit të Gjirokastrës, anëtarë të çetës së tij vranë në fillim të marsit 1908 në Gjirokastër komandantin turk të xhandarmërisë. Drejtoi Luftën e Mashkullorës më 18 mars 1908.

Në thirrjen "Nga malet e Shqipërisë" drejtuar bashkatdhetarëve të tij dhe botuar në janar 1907 në gazetën "Shpresa e Shqipërisë" Çerçiz Topulli pasi dënonte grabitjet e administratës osmane kërkonte që Shqipëria të shkëputej nga Perandoria Osmane dhe të bëhej e lirë dhe e pavarur. Ai shprehte bindjen se e vetmja rrugë për çlirimin e Shqipërisë ishte ajo e kryengritjes së përgjithshme të armatosur, dhe ftonte gjithë shqiptarët të ngriheshin me armë në dorë në luftën për lirinë e Shqipërisë.



Pas fitores së revolucionit xhonturk të 1908, Çerçiz Topulli punoi për formimin e klubeve shqiptare dhe për çeljen e shkollave shqipe në viset e ndryshme të vendit. Në shoqëritë dhe klubet patriotike mbrojti interesat e kombit dhe të vegjëlisë. Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912 u vu në shërbim të qeverisë së I. Qemalit dhe luftoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut. U vra më 15 korrik në Fushën e Shtoit (Shkodër) nga forcat e pushtuesve malazezë. Më 1937 eshtrat e Çerçiz Topulli u vendosën në Gjirokastër.



There is a incredibly good song by Ilir Shaqiri called "Te Rrapi Ne Mashkullor" and it is dedicated to Cerciz Topulli
The song goes something like this:
O te rrapi në mashkullorë, o foli Cercizi me gojë...
O foli Cercizi më gojë, o Mylazim largou more taborë (drum-head (insult))

O mylazim largou more taborë, o lërmi djemt e mi more të shkojnë...
O lërmi djemt e mi more të shkojnë, se ju skuq ju bëj ore me bojë (ngjyre, metaphor for gjak (blood))...

O do tju skuq tju bëj ore me bojë, o Cerciz Topulli mua më thonë (x2)

O hyri prilli more doli marsi, o në Gjirokastër, o cu vra Bimbashi (Ottoman general), (x2)
O te vramë, more bimbash të vramë, o Cerciz Topulli me Iso Labnë...

O do tju skuq tju bëj ore me bojë, o Cerciz Topulli mua më thonë (x2)