Shtypi i kohës për krimet serbe në Kosovë ne vitin 1912


 Nga Adem Nimani

Meqenëse shumica e popullatës autoktone në Kosove dhe në Maqedoninë Perëndimore ishin shqiptar, ushtria serbe pas depërtimit të papenguar në këto troje veproi me terror për shfarosjen e tyre.
Daily Cronicle, gazete angleze; me 12 nëntor te vitit 1912 shkruan; afër Shkupit u masakruan 2000 ndërsa afër Prizrenit 5000 shqiptar. Shumica e fshatrave u dogjën ndërsa popullata u masakrua.
L’Humanite e Parisit në po ketë muaj shkruan se ushtria serbe gjatë pushtimit te trevave shqiptare plaçkit dhe masakron. Përmendët në këtë raport asgjësimi 31 vendbanimeve shqiptare.
Riget e Danimarkës thekson; ushtria serbe po bënë masakra të tmerrshme. Sipas dëshmive te oficerëve dhe ushtarëve, mes Kumanovës dhe Shkupit u vranë 3000, ndërsa afër Prishtinës 5000 shqiptar. Shtëpitë e shqiptareve u dogjën ndërsa popullata pasi u dëbuan nga vatrat e tyre,u masakrua.
Reporteri special i Daily Telegraph shkruan se gjate marshimit nëpër Shqipëri ushtarët e Gjeneral Jankoviqit (me emrin e tij, serbët emërtuan Hanin e Elezit) vranë gra e fëmijë, pleq e të mitur me gjithë foshnjat ne djep. Mund te dëgjohej kudo parulla; “Pacifizimi i shqiptareve mund te behet vetëm duke i shfarosur ata”.
Ndërsa “Socialistiqka Zora”, gazetë e kohës ne Beograd, u kushtoi faqe e numra te tërë krimeve serbe mbi popullatën shqiptare. “Në Gjakovë dhe Pejë, mitropoliti Dozhiq po kishëron me dhune shumë familje shqiptare. Oficerët dhe ushtarët që tregonin egërsi të paparë shpërbleheshin, ndërsa kushdo qe tregohej sado pak human, dënohej.

Dëshmitarët Trocki, Novakoviq, Tucoviq...

Tre dëshmitarë të kohës e dëshmojnë këtë me se miri; Lav Trocki, reporter lufte nga Kievi i Ukrainës, Kosta Novakoviq dhe Dimitrie Tucoviq nga Serbia. Qe të tre këta dëshmojnë për kasaphanën e ushtrisë serbe ne Kosove, dhe mbetet vetëm konstatimi i shifrave te të masakruarve.

Lav Trocki në një rast po ndiqte për së afërmi terrorin e ekspeditave serbe mbi popullatën shqiptare. “Vetë Krajli serb kishte ardhur për të parë nga afër zbatimin e planit shfarosës”- shkruan Trocki. Një komandant e pyet krajlin se çka te bëjnë me robërit dhe kolonat e refugjateve, ndërsa “Cika Pera”, siç e quanin ata, i përgjigjet me urdhër:”Mos harxhoni municion, duhet t’i likuidoni me dru dhe kama”.

Për shkak te shkrimeve kritike ne shtypin e kohës, Lav Trocki, i njohur me vonë si kundërshtari më i madh i Stalinit, dëbohet nga Serbia, pastaj edhe nga Rusia dhe përfundon ikjen në Meksikë, ku shërbimi sekret rus organizon vrasjen e tij.

Kosta Novakoviq, ne vitin 1913, kaloi katër muaj si ushtar i korpusit ekzekutues te ekspeditës serbe ne Shqipëri. Ai përshkruan se si ushtaret dhe oficeret serb nuk kishin as edhe vullnetin me te vogël për pushtimin e tokës se huaj,mirëpo komanda supreme kishte dhënë urdhër, ndaj edhe duhej zbatuar. “Komandantet e caktuar me short kishin vendosur se cili batalion do te nisej i pari. Ushtaret ishin te veshur dobët, keq dhe nuk kishin ushqim. Ne atë marrshim lufte,qindra ushtar vdiqën ,jo nga plumbat e dikujt por nga uria, ngase për lufte nuk mund te flitej. Në atë gjendje ushtarët vetëm sa mund të zvarrisnin këmbët dhe thuaja se nuk kishin as vetëdije normale. Gjysma ishin zbathur e zhveshur, me shputa të ngrira. Shumicës i mungonte edhe buka. Ndonjë shqiptar fatkeq i rastit, me dele afër rruge, nëse ka tentuar te ruaj bagëtinë nga plaçkitjet ushtarake, ka mbetur i vrarë, ndërsa tufa e deleve i është marre dhe therë për ushqim te ushtrisë.

Të rraskapitur siç ishin, pati raste kur ushtarët mbeteshin nëpër kasollet e shqiptareve dhe shëroheshin derisa ngriheshin në këmbë për të vazhduar tutje. Komanda e ushtrisë serbe kishte urdhëruar vrasje të egra të fshatareve shqiptar, ndërsa ushtria kishte zbatuar urdhrin”. Ka ndodhur të kem pare nëntë varre ushtarësh serb, shkruan Kosta Novakoviq, ndërsa mbi hunj te varrezave te tyre,ishin mbërthyer kokat e shqiptareve te masakruar nga ushtria. Megjithëse kishin kërkuar nga fshataret qe t’u sillnin ushqim, posa këtë e bënin malësorët, ushtria serbe e merrte ushqimin dhe pastaj i therte si bagëtinë, po ata fshatar qe u kishin sjell bukë. Edhe atëherë kur dikush nga shqiptaret e armatosur u ishte dorëzua ushtrisë pas premtimit për falje , ata, te gjithë si një, përfunduan si mos me keq. Ata u theren apo u pushkatuan menjëherë nga ushtria serbe.
As për krimet me monstruoze askush nuk merrej ne përgjegjësi.

Është interesant se si e komenton Tucoviqi ndërhyrjen e ushtrisë serbe ne Dibër ne shtator te vitit 1913: “Atje ku kaloi ushtria serbe mbeti vetëm hiri”. “U dogjën te gjalle me qindra-mijëra fshatarë”. “Fshatrat u shndërruan në krematoriume”. “Nuk u kursyen as grat e pleqtë, madje as foshnjat dhe te sëmurët”.
Socialdemokracia serbe nuk u pajtua asnjëherë me veprimet e tilla te ushtrisë serbe mirëpo nuk ia doli te këtë sukses, përveç publikimit te ndonjë deklarate ne shtypin e kohës.

Kronika e krimeve serbe mbi shqiptaret në Kosovë nuk përfundon gjatë nëntë dekadave vijuese. Për spastrimin etnik të trevave shqiptare do të hartohen e zbatohen strategji shfarosëse nga më monstruozet. U nënshkruan edhe pakte shtetërore për shpërnguljen e dhunshme masive te shqiptareve ne Turqi. Marrëveshja ndërshtetërore Serbi-Turqi për shpërnguljen e shqiptareve ne Anadoll nuk është anuluar ligjërisht asnjëherë, megjithëse kane kaluar dekada.

Megjithëse, pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania kishte kapitulluar, në territorin e Kosovës, serish përgatitej likuidimi fizik i shqiptarëve. Të gjithë tashme e dinë apo kanë dëgjuar për Tragjedinë e Tivarit. Flitet për se paku 4 mije shqiptar te pushkatuar, pa as edhe një shpjegim. Likuidimi i brigadave te Shaban Polluzhes. U ndërmor aksioni për tubimin e armeve dhe tepricave të Bukës, i njohur si “Vishak”.

Pas dështimit te pothuajse të gjitha metodave për zhdukjen fizike te faktorit shqiptar në këto troje, 40 vjet pas LNQ, nëpër kazermat e armatës, ish-APJ, fillon vrasja sekrete e ushtarëve shqiptarë. U kurdisen vrasje për qëllime te caktuara. Prej rastit te kurdisur të Paraçinit deri te refuzimi masiv i ftesave te ushtrisë nga shqiptarët, neper arkivole u kthyen shumë djem shqiptarë të Kosovës. Ne raportin zyrtar te ministrit te punëve te brendshme të Kosovës, pas vitit 1981 thuhej se; “megjithëse kane kaluar me shume se 582 mije shqiptare neper duar te policisë, pacifizimi i këtij populli nuk u arrit. Ne vitin 1990, përjashtohen nga puna më se 280 mije punëtorë shqiptarë. Nxënësit dhe studentet shqiptar u nxorën me dhunë nga objektet e tyre mësimore. Afro dy milion shqiptarë te Kosovës, u përjashtuan nga sistemi juridik e politik pushtues tipik i Serbisë. Dy mediume te vetme informative te kohës, Rilindja dhe Radiotelevizioni i Prishtinës u mbyllen me dhunë. Ne luftën e fundit u masakruan afër 12 mijë shqiptarë, ndërsa afër 1 milion u detyruan te largohen nga shtëpitë e tyre.

Ndërhyrja e NATO-s/Ndërhyrja ushtarake e trupave të armatosura të NATO-s, në qershor te vitit 1999 i dha fund vrasjeve dhe masakrave,gati 100 vjeçare serbe, mbi shqiptaret. Përdorimi i metodave me monstruoze si; dhuna shtetërore e pandërprerë dhe kolonizimi i tokave ua nxinte jetën shqiptareve dhe në fund i detyronte të shpërnguleshin, te asimiloheshin apo te vriteshin pa gjyqe nga falangat paramilitare serbe qe vepruan lirshëm me leje te strukturave shtetërore. Nxitja e ekseseve me banale ndëretnike behej me qellim te caktuar për te pasur alibi për terrorin qe do të ushtrohej,jo ndaj individit përkatës te rastit konkret,por mbi gjithë popullatën e një rajoni të terë.

Çdo i interesuar mund te gjej dokumente me thes në arkivat shtetërore serbe për te gjitha krimet e kryera mbi shqiptar gjate gjithë periudhës gati një shekullore te mbretërisë “virtuale” serbe. Nuk është fjala për dhjetëra te vrare apo për rebel kryengritës por faktet flasin krejt ndryshe. Duke mos mundur te ballafaqohej asnjëherë me rebelet e rezistencës shqiptare, ushtria, policia dhe paramilitaret serb gjithë egërsinë e tyre e shfrynin mbi popullatën civile ,mbi gra e fëmijë, pleq e te rritur. Ne këtë kasaphane, nuk mbeti metode me monstruoze qe te mos jete përdorur vetëm e vetëm që një popullatë autoktone te shfarosej..

Serbët që guxuan të flasin hapur/Numri i serbëve qe folën, shkruan apo nuk u pajtuan me politiken shfarosëse te regjimeve serbe mbi shqiptaret për nëntë dekada mbeti dhe vazhdon te jete shume i vogël. Rreshtit te Kosta Novakoviqit e Dimitrie Tucoviqit tashme u janë bashkuar edhe Çedomir Jovanoviq e Natasha Kandiq, që së bashku me disidentët Bogdan Bogdanoviq e prof. Ivan Gjuriq, assesi nuk e bëjnë ende një dhjetëshe e cila do të mund të bënte më shumë për përmirësimin e marrëdhënieve serbo-shqiptare.
Cilin do njeri qe e intereson numri i shqiptarëve te vrarë do të mund të gjente dokumente me bollëk neper arkivat e Beogradit po edhe neper varrezat masive ende të pa hapura nëpër Serbi, edhe pas luftës se fundit. Zyrtarët aktualë serbë e dinë gjithë historinë kasaphanës së tyre.

Për habi, politika aktuale serbe ende i bie daulles së Regjimeve te mëparshme