Kurani dhe Islamizmi jane kontradikta dhe absurditete !

Karakteristikë e librave semito-arabe (pasi feja islamike ashtu si edhe ajo katolike është krijuar nga hebrenjte) është dhe numri i konsiderueshëm i kontradiktave dhe absurditeteve që përmbajnë. Nga çfarë e prej ku e krijoi allahu njeriun? Nga balta? Apo nga uji? Apo nga dheu? Apo nga "gjaku i ngjizur"? Nga balta? Citim: 15.Suretu El-Hixhr 26. Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prihsur (me erë të keqe)? (të formuar-të trajtuar-mesnun). 32.Suretu Es-Sexhde 6. Ai është njohës i të (gjitha) fshehtës dhe të dukshmes, i gjithëfuqishmi, Mëshirëbërësi. 7. Ai që përsosi krijimin e çdo sendi, e krijimin e njeriut e filloi nga balta. 38.Suretu Sad 71. Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoi një njeri nga balta, 72. dhe kur ta kem përsosur atë dhe t’i kem dhënë nga ana Ime shpirt, ju menjëherë përuljunju atij (në sexhde)”. 55.Suretu Er Rrahman 13. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)? 14. Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enë balte) e pjekur. Apo nga uji? Citim: 24.Suretu En Nur 45. All-llahu krijoi secilën gjallesë prej uji, e prej tyre ka që ecin rrëshqitas në barkun e vet, ka që ecin në të dy këmbët e edhe asosh që ecin në të katër këmbët. All-llahu krijon çka të dojë, pse vërtet All-llahu ka mundësi për çdo gjë. 25 Suretu El Furkan 54. Dhe Ai nga uji krijoi njeriun, dhe e bëri atë të ketë fis dhe të ketë miqësi. Zoti yt ka mundësi të jashtëzakonshme. Apo nga dheu? Citim: 30.Suretu Er Rrum 20. Nga faktet (e fuqisë) e Tij është edhe ajo, se Ai ju krijoi prej dheu, e mandej ju (u zhvilluat në) njerëz që veproni të shpërndarë. 35.Suretu Fatir 11. All-llahu ju krijoi prej dheu, mandej prej një pike uji, e pastaj ju bëri çift. E asnjë femër nuk bart e as nuk lind ndryshe, vetëm se me dijen e Tij, dhe nuk i jepet kujt të jetojë gjatë ose t’i shkurtohet jeta e tij, vetëm se ajo është e shënuar në Libër (Lehvi mahvudh), e kjo për All-llahun është e lehtë. Apo nga "gjaku i ngjizur"? Citim: 96.Suretu El 'Alak 1. Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi. 2. Krijoi njeriun prej gjakut të ngjizur. Ushtria e shpendëve, pa Pupëzën në krye, kundër ushtrisë së buburrecave! 27.Suretu En Neml është një nga pjesët më hyjnore të Kuranit. Nga ato që të zgjatin jetën...nga të qeshurit!! Një ditë me diell. Në rreshtim sulmi ushtria, e shumëllojshme me plot kuptimin e fjalës, e Sulejmanit (Solomonit) përbërë, nga... xhinë, njerëz dhe... zogj policorë për mbajtjen e rendit, marshon përpara drejt luginës së buburrecave... Citim: 17. E Sulejmanit ishte tubuar ushtria e vet që përbëhej nga xhinët, nga njerëzit dhe nga shpendët dhe ata mbanin rendin. Ushtria e buburrecave me të marrë kushtrimin e buburrojeve fshihet e tmerruar nga ushtria e aleancës së pamposhtur njerëzo-xhin-shpendërore... Citim: 18. Deri atëherë kur ariitën mbi luginën e buburrecave, një buburrec tha: “O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u coptojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur”. Në këto çaste dramatike para pak luftës, Sulejmani i shqetësuar inspekton rreshtat e ushtrisë, duke kërkuar me ngulm Pupëzën, që mungonte atë ditë. Për këtë dezertim posti dhe shkelje të detyrës, me sa duket Pupëza rrezikon të nxirret para gjyqit ushtarak për të marrë dënim me prerje koke. Citim: 19. E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: “Zoti im, më mudnëso që të falënderoj të mirat Tuaja që m’i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën tënde më shtie në mesin e robërve Tuaj të mirë!” 20. Dhe vështroi shpendët e tha: “ç’është kjo që nuk e shoh pupëzën? Jo, ajo nuk qenka këtu!” 21. Unë do të dënoj atë më një dënim të ashpër ose do ta therrë ose ka për të më sjellë ndonjë argument të fortë (si arsyetim). Qielli apo toka u krijua e para? Toka Citim: 2.Suretu Al-Bekare 29. Ai (All-llahu) është që për juve krijoi gjithçka ka në tokë, pastaj vullnetin e vet ia drejtoi qiellit dhe i bëri ata shtatë qiej. Ai është i Gjithëdijshmi për çdo gjë. Qielli Citim: 79.Suretu En Nazi'at 27. A është më i rëndë rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë! 28. Ngriti kuoën e tij dhe e përsosi atë. 29. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi. 30. E pastaj tokën e sheshoi. 31. Dhe prej saj nxori ujin e saj dhe kullosat e saj. Fragmenti i parë shquhet dhe për nga pseudo-saktësia shkencore... Toka u krijua para qiellit... Allahu i sigurt për punën e vet profesionale i sugjeron Muhamedit të kontrollojë njëherë qiellin se mos gjen ndonjë... të çarë... (mos e ka fjalën për vrimën e ozonit). Citim: 67.Suretu El Mulk 3. Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj, drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje? 4. Mandej, herë pas here drejto shikimin, e shikimi do të kthehet të ti i përulur dhe i molisur. [b]Midis këtyre shtatë qiejve, këtë të parin mu mbi tokë e ka mbushur me yje... të cilët janë krijuar jo vetëm për shkaqe dekoruese, por dhe për nevoja ushtarake, apo aristokratike, si gjuetia e djajve...[/b]Citim: 67.Suretu El Mulk 5. Ne, qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriquese) dhe ata ikemi bërë gjuajtës kundër djajve, të cilëve u kemi përgatitur dënim me zjarr shumë të madh. Meqë shpesh ato "palët e qiellit" interpretohen si 7 shtresat e atmosferës së Tokës, nga aspekti shkencor, mendoj se allahu (dmth arabët e mesjetës) nuk e kishin aspak të qartë se çdo të thotë për Tokën të ketë tërë yjet e qiellit mu në troposferë... Për analogji megjithëse ka dhe yje të vogla, vetëm Dielli ka diametër 109 tokë dhe masë 332 tokë... e temperaturë sipërfaqësore rreth 6'000° K... dhe ka dhe yje andej nga galaksi e Orionit me diametër 650 diej... e masë 14 diej. Bëjini vetë llogaritë... Shpjegimet Kuranore mbi Qiellin. Citim: Suretu El Mulk 5. Ne, qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriquese) dhe ata ikemi bërë gjuajtës kundër djajve, të cilëve u kemi përgatitur dënim me zjarr shumë të madh. Citim: Suretu En Nebe`ë 19. Dhe qielli hapet e bëhet dyer-dyer. Dielli mbështjellet dhe yjet shkapërderdhen? Citim: Suretu Et Tekvir 1. Kur dielli të jetë mbështjellur (dhe errësohet), 2. Dhe kur yjet të kenë rënë (e shkapërderdhur), Toka nuk është e rrumbullakët, por është e rrafshët sipas Kuranit: “Toka e sheshtë dhe në vendqëndrim" Në gjuhen arabishte nuk ka emër të tjere qe të percaktojne formen e rrumbullakët, por përdoret i njejti term (sheshët) për disa forma të ndryshme. Citim: Suretu En Neml (27) 61. A është Ai që tokën e bëri vendqëndrim e nëpër të rrjedhin lumenj, dhe asaj (tokës) i bëri (male) përforcuese, dhe në mes dy deteve bëri ndarje. Vendqëndrim? Pra nuk po flet për lëvizje. Mes dy deteve? Ka ma shumë se dy oqeane e vetëm arabinë e rrethojnë më shumë se dy dete. Cka nenkupton me dete? Citim: Suretu Nuh (71) 19. All-llahu juve ua bëri tokën të sheshtë. Citim: Suretu Esh Shems (91) 5. Pasha qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë! 6. Pasha tokën dhe Atë që e shtriu atë (e sheshoi)! Citim: Suretu En Naziat (79) 30. E pastaj tokën e sheshoi. Citim: Suretu Er Ra`d (13) 3. Dhe ai është, i cili tokën e shtriu, dhe në të krijoi kodra e lumenj dhe prej secilit frut bëri dy lloj… Pra sipas kuranit nuk eshte Dielli i vendqëndrum? Fjalë të tilla jo rrall përmenden në Kuran Pra Dielli sipas kuranit lëviz, rrotullohet rreth Tokës! A duhet dyshuar në saktësinë shkencore apo në interpretimin e fesë? Mos kane menduar te na tregojne të kundërtën në metaforë? Sa absurde! Dielli perëndon në llucë! Kurani i “madh shkencor” thotë se dielli kur perëndon, perëndon në një farë burimi me lym të zi!... Citim: 18.Suretu El-Kehf 85. Ai iu rrek një aso mundësie (dhe mori rrugën nga perëndimi). 86. Deri kur vendperëndimin e diellit, e gjrti se po perëndon në njëfarë burimii me lym të zi dhe aty e gjeti një popull. E Nei thamë: “O Dhulkarnejn, ose do t’i dënosh, ose do t-i marrësh me të mirë e t’i udhëzosh!” Me sa duket ishte pak si e sheshtë toka dhe dielli shkonte nga lindja në perëndim në anën tjetër të tokës dhe zhytej te burimi i këtij popullit... LOL Dielli udhëton (lëviz)? Citim: Suretu Jasinë (36) 38. Edhe dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhnjyesit, të dijshmit. Citim: Suretu Ez Zumur (5) 5. Ai krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar; Ai natën mbështjell (vendi të) ditës dhe ditës ia mbështjell natës; Ai nënshtroi diellin dhe hënën, që ssecili lëviz deri në një afat të caktuar, pra Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi. Citim: Suretu Er Ra`d (13) 2.All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato. Ai u vendos mbi Arsh dhe nënshtroi diellin e hënën që çdo njëri udhëton deri në një afat të caktuar; Ai rregullon çështjen (e gjithësisë), sqaron argumentet, që të jeni të bindur për takimin (pas ringjalljes) me Zotin tuaj. Citim: Suretu El Enbija (21) 33. Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë. A mund të ketë dot fëmij allahu? Jo, s'mund te kete Citim: 6.Suretu El-En'ame 101. Ai (All-llahu) është që krijo (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe tokën (e duke qenë i tillë), e si do të ketë Ai fëmijë kur nuk pati bashkëshorte? çdo send e krijoi Ai, dhe është më i dijshmi për të gjitha sendet e krijuara. Po, mund të kete Citim: 39.Suretu Ez Zumer 4. Sikur të kishte dashur All-llahu të ketë fëmijë, do të zgjidhte atë që dëshiron nga çka Ai vetë krijon. I pastër është Ai! Ai është All-llahu, i vetmi, i fuqishmi! I besuan magjistarët zotit të Musait apo jo, ça thote kurani i pagabueshëm? Po Citim: 7.Suretu El-A'raf 119. Aty u mundën ata (magjistarët dhe faraoni) dhe u kthyen të poshtëruar. 120. E magjistarët u hodhën (u përulën) në sexhde), 121. Dhe thanë: “Ne i besuam Zotit të gjithësisë, 122. Zotit të Musait dhe të Harunit!” 123. E faraoni tha: “I besuat atij (Musait) para se t’ju lejoja unë? Kjo është një dredhi që ju e përgatitët në qytet (Misir) për t’i ëbuar prej tij banorët e tij (kibtët), po më vonë do ta kuptoni (çka do t’ju gjejë). Jo Citim: 10.Suretu Junus 80. E kur erdhën magjistarët, Musai u tha: “Hidhni ç’keni për të hedhur”. 81. E kur i hodhën ata, Musai u tha: “Kjo që e sollët ju tash, vërtet është magji!” Po All-llahu do ta asgjësojë këtë, sepse All-llahu nuk e përkrahë veprën e të prishurve. 82. Dhe me argumentet e veta All-llahu e fuqizon të vërtetën, ndonëse e urrejnë të pabesët. 83. Duke pasur frikë nga faraoni dhe nga rrethi i tij se do t’i turturojnë, Musait nuk i besoi kush pos një pjese të pasardhësve të popullit të tij. Vërtet, faraoni ishte mbizotërues në tokë dhe ai ishte prej shkatërrimtarëve. Kush i përulet allahut? Te gjithë i përulen allahutCitim: 30. Rum 26. E Tij është çka në qiej e në tokë dhe të gjithë vetëm Atij i përulën. Jo të gjithë i përulen allahut, se shejtani e ka si me përtesë Citim: 2.Suretu Al-Bekare 34. E kur u thamë engjëjve: përuluni (bini në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim të iblisit (djallit). Ai rrefuzoi dhe u mbajtë në të madh dhe u bë pabesimtar. Pra kur refuzon t'i përulesh allahut je "pabesimtar", që dmth që as gjithë "pabesimtarët" e tjerë s'i përulen allahut. Atere Rumi 26. Çfarë do hanë mëkatarët në xhehenem? ...për të kaluar kohën hane -> vetëm barishte helmuese Citim: 88.Suretu El Gashije 6. Ata nuk kanë ushqim tjetër pos një barishte me ferra helmuese. apo vetëm të shplarat e plagëve Citim: 69.Suretu El Hakka 36. As ushqim tjetër përveç të të shplarave. 37. Që atë nuk e ha kush, pos mëkatarëve. apo nga pema e Zekumit? Citim: 44.Suretu Ed Duhan 42. Përjashtim bën ai që e mëshiron All-llahu, se Ai është ngadhnjyesi, i mëshirshmi. 43. Është e vërtetë se pema e Zekumit, 44. Do të jetë ushqim i mëkatarëve. 45. vlon si katran (si pezhgeja) në barqet. Shlyerja e ajeteve është e ndaluar apo jo? Citim: 6:115. Fjalët e Zotit tënd janë plot të vërteta (çka lajmërojnë) dhe plot të drejta (çka gjykojnë). S'ka kush që të ndryshoj fjalët (vendimet) e Tij. Ai është që dëgjon e di. Citim: 18:27. Lexo çka të është shpallur ty nga libri i Zotit tënd! Nuk ka kush që mund t'i ndryshojë fjalët e Tij dhe pos Tij. Citim: 6:34. Janë përgënjeshtruar të dërguar para teje, duruan atë gënjeshtër, dhe u torturuan përderisa u erdhi ndihma Jonë, prandaj s'ka kush që ndryshon fjalët (premtimet) e All-llahut. Pra shkruesit shpesh na përkujtojnë që fjalët e allahut janë të pandryshueshme dhe të vërteta në çdo sferë të jetës, në fakt përsëritja bëhet aq e shpeshtë saqë robit i hyn në subkoshiencë dhe merr për të qenë vërtetësinë e plotë të fjalëve. Por nuk eshte e vertet qe ajetet nuk ndryshohen!! Citim: 16:101. Kur një ajet e zavendësojmë me një tjetër - e All-llahu di më së miri se çka shpall - ata thonë: "Ti (Muhammed) je vetëm trillues" Jo, por shumica e tyre nuk dinë. Do të fali allahu çdo gjë ? Po Citim: Nisa 4.110. Kush bën ndonjë të keqe apo ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues. Zumer 39.53. Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!" Jo Citim: Nisa 4.48. S’ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt të do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh. Nisa 4.116. Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i bëhet Atij shok, pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës). Nisa 4.137. Vërtet, ata që besuan e pastaj tradhëtuan, përsëri besuane pastaj tradhtuan dhe e shtuan mosbesimin, All-llahu nuk u falë atyre as nuk i udhëzon në rrugë të drejtë. Nisa 4.168. Ata që nuk besuan dhe bënë zullum, All-llahu as nuk ka për t’i falur as nuk ka për t’i drejtuar në rrugë, përpos rrugës së Xhehennemit, në të cilin do të jenë përjetë të përsosur. E për All-llahun kjo është lehtë. Tewbe 9.80. Kërko falje për ta ose mos kërko (është njejtë), e edhe nëse kërkon falje shtatëdhjetë herë, All-llahu nuk do t’ua falë, sepse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë (të shpëtimit) ata që nuk respektojnë. Muhammed 47.34. Ata që nuk besuan dhe penguan të tjerët nga rruga e All-llahut, e pastaj vdiqën duke qenë jobesimtarë, All-llahu kurrsesi nuk do t’ju falë atyre. Munafikun 63.3-6 Ngase ata besuan (me gojë) e pastaj mohuan, andaj zemrat e tyre u mbyllën dhe ata nuk kuptojnë. Sa u përket atyre, është krejt njësoj: si kërkove për ta falje, si nuk kërkove për ta falje (nga Zoti), sepse All-llahu kurrsesi nuk do t’i falë dhe është e sigurt se All-llahu nuk ia ofron udhëzimin popullit arrogant. Qytetarët mos të kenë frikë se kiameti (dita e gjykimit) do të përfshijë vetëm fshatrat. Kush jeton në qytet të flejë i qete, se nuk i përfshin përmbysja e madhe. Citim: 17.Suretu El-Isra 58. Nuk ka asnjë nga fshatrat e që Ne nuk do ta shkatërrojmë ose ndëshkojmë atë me dënim të ashpër para ditës së kijametit. Kjo është theksuar në Libër. I shkreti fshatar, mban me bukë qytetin e jo vetëm qyteti e përbuz, po paska qenë i dënuar e i perbuzur edhe nga Allahu... qenka gjë e keqe me u përkujdes për bimët e kafshët e vlefshme, më mirë me u përkujdes për makinën dhe peshkun e kuq ne akuarjum... -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- FEJA ESHTE GENJESHTRA DHE MASHTIMI ME I MADH QE MENDJA E SEMURE NJERZORE KA KRIJUAR!!