Djali 9-vjeçar theu rekordin botëror duke ekuilibruar në fytyrë 16 lugë. Nxënësi i fillores theu rekordin e mëparshëm vetëm me një lugë më tepër.Pas suksesit të djeshëm ati thotë se ky art nuk ka asnjë sekret, duke shtuar:
"Lugët më ngjisin vetë dhe unë nuk e kuptoj si".
Joe Allison e zbuloi talentin dy vite më parë, kur kushëriri e sfidoi të ekuilibrojë një lugë në hundë.
Nëna e tij Fenella thotë:
"Jam krenare se bën diçka që askush tjetër s'e bën".





