

Pak a shumë të njëjtën gjë do të bënte edhe Jennifer Jopez, nëse pak orë para spektaklit nuk do të hynte në një botë të bardhë qumësht. Në fakt, muret e dhomës së gjumit kanë ngjyrë të bardhë qumësht, gjithashtu edhe tavolina e trupimit, vazot me lule, divanet dhe qirinjtë aromatizues. Por ka një detaj që mund ta komprometojë qetësinë e ish-vajzës nga Bronski, salca e domateve. Nëse gabimisht ndien aromën, vendi mund të transformohet në një fragment të filmit të Harry Poter, shiu i gjakut.
Duke e krahasuar me J.Lo, Alicia keys është një divë vetëm nga pamja njerëzore. Në listën e saj këngëtarja e “No one” thekson vetëm se dëshiron të gjejë pastër banjën e saj, tetë litra ujë, “Evian” e gjithashtu tre sanduiçë me ton dhe majonezë. Gjërat që nuk i duron dot janë mishi i derrit dhe patatet. Këto janë kërkesa të thjeshta, duke i krahasuar me ato të Britney Spears, e cila mbi komodinë kërkon medoemos të ketë një telefon fiks të kuq. Nëse nuk është, organizatori i spektaklit paguan një gjobë prej 5000 dollarësh. (në listë shtohen: një pjatë me sallatë frutash, 3 pako patatina me qepë dhe speca djegës, një arkë plot me ëmbëlsira, një hekur të vogël rrobash).
Radhë e gjatë makinash policie nga hoteli deri te vendi ku do të zhvillohet spektakli. Kjo është ajo që kërkon Cgristiona Aguilera (sepse nuk duron dot trafikun). Dhoma e saj e zhveshjes duhet të ketë 24 shishe ujë mineral, por me një kusht, , që të mos jenë “Evian”.
Është e pamundur që Eminem të mos nevrikoset para një koncerti. Pasi mendon se gjithçka është gati, rreperi i hedh një sy të fundit listës për të parë nëse mungon ndonjë gjë.