Një hungarez 6 vite është fshehur që ta bindë një kompani sigurimi se është i vdekur. Në fund, si duke të gjithë i kanë besuar, përveç kompanisë të sigurimit, e cila për këtë gjë e ka informuar edhe policinë.
Burri nga Hungarija 6 vite është fshehur, me qëllim që të fitojë sigurim jetësor prej 100.000euro.
Policia hunagreze dhe ajo Çeke pas 3 vite punë, më në fund kanë arritur ta zënë hunagrezin për të cilin është pretenduar se është i vdekur.
”I vdekuri” është fshehur në një vend sezonal në Çeki, në një fshat të largët e të varfër.
Hunagarezi në vitin 2001, duke surfuar në Krit është rrëzuar dhe mendohej se ka vdekur. Kështu pas një kohe, gruaja e vet e paraqet si të vdekur. Por, “I vdekuri” me not është afruar deri në breg e mandej përmes Italisë arrin në Çeki.
Qeveria greke e shpalënn të vdekur, por kompania greke për sigurim e cila duhet të paguante shumën nuk besonte në një gjë të tillë.
Renci tani ndodhet në burg, ndërsa padi penale është ngritur edhe për gruan dhe dy shokë të tij.