Fotografitë e para të Fokusit të ri



Gjenerata e tretë e modelit popular Ford do të prezentohet në vitin 2010 dhe do të ndjekë dizajnin e Fiestës së re (Verve). Do të sjell kënaqësi në vozitje si dhe shumë motorë.


Që në pamje të parë shihet lidhje me konceptin Verve, i cili shpresonte se do të çelë kapitull të ri për Fordin, kur është në pyetje dizajni. Në krahasim me modelin aktual, Fokusi i ri do të duket shumë më sport si dhe dotë kthehet në konceptin, modelin e parë, në të cilijn të gjithë i hapnin sytë nëpër rrugë.


Motorët do të përbëhen nga motor të ri turbo - benzin apo dizel, që normalisht duhet të përmbushin normat dhe standardet Euro 5. Me të gjithë motorët do të mund të fitohet edhe Stop&Start sistemi, i cili në pritje më të gjatë në semafor e ndal/shuan motorrin, që automatikisht do të vjen në zvogëlimin të harxhimit.

Në salone Fokusi i ri do të mund të arrijë në fillim të vitit 2010. Çmimi nuk do të zmadhohet shumë, por do të ketë ofertë pra do të ketë pasuri të paisjes që në modelin fillestar.