Alo, stilolaps?

Trendi për telefon miniaturë vazhdojnë më tutje.

Edhepse më përpara ekzistonin koncepte që tregonin telefona celularë në formë të stilolapsit, prapseprap ky telefon celular mbetet më i vogli midis të gjitha prototipeve.

Prodhuesi akoma është mister, dhe nuk do të tregojë identitetin e dizajnit që fshihet në këtë prodhim.

Ky telefon akoma është në fazë përfundimtare, ku dizajni quhet “dizajni A”.

Telefoni do të jetë i pasur me Bluetooth ndëgjuese, por për ata që mendojnë se kjo nuk është diçka risi, ofrohet mundësi edhe për “shfrytëzim klasik”. Pjesa lartë është ndëgjuese, ndërsa pjesa e poshtme- maja është mikrofoni.

Gjithashtu, telefonin mund ta shfrytëzoni edhe si stilolaps të thjeshtë.