Faturat më të larta njerezit i presin zakonisht në dimër. Një çift në Florida mbetën të tronditur pasi morën faturën e energjisë elektrike qe mbante shumen 100 mijë dollarë për një muaj. Richard Grieshop dhe Lynda Ëilliams jetojnë në një shtëpi të vogël në Tampa. Çelsi i energjisë elektrike ishte i mbyllur gjatë pushimeve dhe është rindezur vetëm dy javët e fundit. Ato nuk u habitën vetëm nga fatura, por edhe nga reagimi i korporatës elektroenergjetike. “Kur i njoftova për t’u marrë me këtë çështje, më thanë se fatura erdhi drejtpërsëdrejti nga zyrat e korporatës dhe se nuk mund të bëjë gjë tjetër, veçse të paguajë faturën”, thotë Grieshop. “Një shifër aq të madhe nuk do ta shpenzoja as gjatë gjithë jetës”, shton ajo.