Këngëtarja 16- vjeçare Greta Koçi, jashtë skenës. Si arriti të hyjë në fushën e artit dhe të konkurojë përkrah emrave të njohur të muzikës, edhe pse është më e vogla që ka hedhur zërin në tregun muzikor. Braktisja përfundimisht e klubeve të natës në Tiranë dhe planet për një karrierë të lakmueshme. Si dhe dashurinë e (pa)provuar… Dashurinë e pret ta “godasë” si rrufeja në një qiell të pastër.
Ndërsa i këndon asaj njësoj si Anna Vissi, këngëtarja greke mjaft e preferuar për të. Trille, zhgënjim, shtrat i heshtur, hapa që dëgjohen apo parandjehen, ndoshta dhe braktisj

Por e ndërron shpesh shijen, me muzikën e katër disqeve të tjerë, një disk me këngë të këngëtares Vissi, muzikë house, miks dhe një disk të këngëtares greke, Elena Paparizou, me të cilën ka të ngjarë të këndojë një këngë shumë shpejt. Ia ka premtuar Darko Dimitrov, kompozitori maqedonas, me të cilin ajo bashkëpunon.

Kanë thënë per Gretën
Irma Libohova: “Ti jo vetëm që je një këngëtare e mirë, por ti mund të konkurosh dhe për miss”
Adi Hila i ka thënë nënës sime “Ti mban një diamant për dore”
Genti Lako: “ Nga zëri yt qetësohet dhe një i dehur”
Darko Dimitrov : “Ti ke për të arritur shumë larg sa do ta harrosh Darkon”
Ocko : “me këngën “Dashuri pa shije” do të çoj në MTV”
10 këshillat që i bën vetes:
Mendohu para se të … flasësh
Largohu nëse …e ndien se të tradhtojnë
Zhvishu kur … bën vapë
Mos këndo kurrë me … muzikë të kopjuar
Mos puth asnjëherë një …njeri që të zhgënjen
Mos harro të hash … para se të dalësh në mëngjes nga shtëpia
Mos fli kurrë pa …thënë natën e mirë
Vishu si … Greta
I thuaj jo gjithmonë atij që … nuk të kupton
Fillo të ecësh vetë kur të jesh … e sigurtë në atë që bën