ishte prind i dashur, ishte koleg që me zemrën e tij të madhe gjithmonë diti të mbajë afër njerëzit e penës, si dhe të gjithë ata që e rrethonin, me dashuri dhe sinqeritet. Ai dinte të respektonte çdo qenie njerëzore”, u tha në mbledhjen komemorative.Të hënën, papritmas, në moshën 59 vjeçare, në Dibër, u nda nga jeta publicisti i njohur dr. Lutfi Turkeshi, i cili për tri dekada punonte si gazetar në Radio Shkupin.
Turkeshi lindi më 1947, në Dibër. Shkencat politike, degën e gazetarisë i ka mbaruar në Zagreb, ndërsa studimet postdiplomike dhe doktoratën për historiografi në gazetari e mbaroi në Tiranë, ku fitoi titullin Doktor i Historiografisë së Gazetarisë.
Turkeshi është i njohur me veprat e shumta në publicistike. Ai ka botuar librat: “Pena për çështjen kombëtare”, “Nga fjala në fjalë metaforë”, “Dibra nëpër shekuj”, “Historia e shtypit shqiptar”, “Evenimente”, “Në rrjedhë”.
Çmimin për publicistikë “Mito Haxhivasilev Jasmin”, e ka marrë për veprën “Dibra nëpër shekuj”.
Çmimin për publicistikë “Mito Haxhivasilev Jasmin”, e ka marrë për veprën “Dibra nëpër shekuj”.
Turkeshi ishte edhe kryetar i klubit të shkrimtarëve shqiptarë “Art klub” në Dibër. Në gazetari është i njohur për nga fejtonet e shumta të publikuara në gazetat “Flaka”, “Fakti” dhe gazetat tjera shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë.Lutfi Turkeshi ka shkruar qindra recensione librash, artikuj dhe reportazhe.Kryeredaktori i Radio Shkupit, Haki Mustafa tha se ndarja e Turkeshit është një humbje e madhe për institucionin e tyre. “Doktor Lutfi Turkeshi u nda nga ne, kur më së shumti iu desh këtij programi.
Ne planifikonim që këtë vit të startonim me 17-të orë program, njëherësh ai ishte dhe shtylla e programit, sepse vinte me shumë emisione, programe të ndryshme. Ai ka qene bartës kryesor i redaksisë së kulturës që vite të tëra ka dhënë një kontribut të çmuar në këtë program”.
Sipas Mustafës, puna dhe fjala e tij e bukur ende është e incizuar në Radio Shkupi. “Ne humbëm njeriun që më së shumti na duhej në këtë moment historik të Radio Shkupit”.
Nuri Koleci, anëtar i “Art klub”-it që drejtohej nga Turkeshi, tha se klubi letrar humbi kryetarin e saj të devotshëm, i cili nuk kurseu as kohë, as dije për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve tona. “I tillë ka qenë edhe në mbarë përpjekjet e tija për avancimin e çështjes kombëtare në përgjithësi.
Me dhimbje të thellë po lajmërojmë se Dibra humbi qytetarin e saj, intelektualin, doktorin e shkencave, Radio Shkupi humbi doajenin, aktivistin, i cili mbi tri dekada ka dhënë kontributin e tij në të gjitha lëmenjtë, humbi njeriun më të mirë, prindin më të devotshëm”. I tronditur për këtë të papritur, Koleci tha se ngushëllohen me atë që vepra e tij në tërësi do të mbetet e pashlyeshme.





