Çka është lëvizja?


Çka është lëvizja?

1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve LËVIZ, LËVIZET. Lëvizje e vullnetshme (e pavullnetshme). Lëvizje e shpejtë (e ngadaltë). Lëvizja e trupave. Lëvizja e duarve (e këmbëve). Vë në lëvizje.

2. fiz. Vetia e trupave, e sendeve ose e pjesëve të tyre, të cilët gjatë qenies në kohë e ndryshojnë vendndodhjen në hapësirë; gjendja e trupave ose e sendeve, që nuk janë në qetësi; kund. qetësi. Lëvizje e njëtrajtshme. Lëvizje e lakuar (rrotulluese, rrethore). Lëvizje valore. Është në lëvizje.

3. filoz. Vetia e përgjithshme e më e rëndësishme e materies, formë e qenies së saj që shprehet në çdo lloj ndryshimi. Lëvizja është absolute, qetësia është relative. Nuk ka materie pa lëvizje, nuk ka lëvizje pa materie.

4. Ecje e njerëzve a e automjeteve nëpër rrugë. Në mbrëmje ka lëvizje të madhe në rrugët kryesore.

5. fig. Veprim i gjallë, kalim nga një gjendje në një tjetër. Në atë dramë (film) nuk ka lëvizje. Lëvizja e ngjarjeve.

6. Veprimtari e gjerë shoqërore, që bëhet për qëllime të rëndësishme. Lëvizje revolucionare (demokratike, përparimtare, reaksionare). Lëvizje politike (ideologjike, artistike, kulturore, sportive). Lëvizja Nacionalçlirimtare. Lëvizja komuniste ndërkombëtare. Lëvizja patriotike e Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

qka eshte levizja ,Cka eshte levizja ,ceshte levizja,cfare eshte levizja ,qeshte levizja,definicioni levizja, perkufizimi levizja,shpjegimi levizja,qka kuptojm me levizje, qka nenkuptojm me levizje,nenkuptimi levizja ,kuptimi i fjales levizje

Related Posts: