Cilët ishin mbretërit më të njohur ilirë?

Mbretërit më të njohur ilir ishin Bardhyli, Pirroja, Longari, Agroni, Teuta etj. 

Genci ishte mbreti i fundit ilir, mbretëria e të cilit ra definitivisht nën robërinë romake.
  

Agroni dhe Teuta kishin selinë e tyre në qytetin Rizon (afër Ulqinit) dhe kishin flotën më të fuqishme në Adriatik. 

Mbret i Dardanisë së dikurshme ishte Longari. 

Pirroja kishte bashkuar Ilirinë, por në një luftë kishte humbur aq shumë ushtarë sa që prej asaj kohe përdorët shprehja ”Fitore e Pirros” – që do të thotë fitore me shumë sakrifica, (humbje të mëdha).