Organi i shqisës së shijes është gjuha.
Në sipërfaqen e gjuhës është e vendosur shqisa e shijes.
Në këtë sipërfaqe ka përplotë puqërrza, brenda të cilave janë qelizat shqisore.
Përmes tyre dallojmë shijen e ëmbël nga e idhëta, e njelmëta, nga e tharta etj.
Po ashtu, nuk guxojmë të marrim ushqim të ftohtë dhe shumë të nxehtë, sepse në këtë mënyrë dëmtohet shqisa e shijes.





