Shqisa e nuhatjes

Hunda, përveç funksionit të frymëmarrjes, shërben edhe për nuhatje.

Me anë të shqisës së nuhatjes dallojmë erërat dhe aromat e ndryshme.

Shqisa e nuhatjes është e vendosur në pjesën e sipërme të zgavrës së hundës.

Me anë të ajrit në hundë hyjnë grimca të imëta të gazrave, të cilat treten në jargën e mukozës së hundës dhe e ngacmojnë qelizën e nuhatjes.

Kështu, njeriu e dallon erën e mirë nga era e pakëndshme.

Hundën duhet mbajtur pastër dhe duhet ruajtur nga të ftohtit.

shqisa e nuhatjes,shqisat, shqisa e te nuhaturit shqip,