Gjyshja- vjershë për fëmijë

Tregon gjyshja nga herë,
na ishte seç na ishte,
na ish një herë një djalë,
si veten shokët kishte.

Dhe unë duke dëgjuar,
shikoj me sytë e mi,
një trim duke luftuar,
për fatet e lirise.

Refreni:

I ëmbël zëri i gjyshes,
kur ngjarjen më tregon,
e lehtë dorë e saj,
mbi krye më ledhaton.

I ëmbël zëri i gjyshes,
kur ngjarjen ma tregon,
e lehtë dorë e saj,
mbi krye më ledhaton.



gjyshja vjersha,vjersha gjyshen,vjersha per gjyshen,gjyshe vjershe