Sllavët e Jugut

Sllavët e Jugut janë:

sllovenët,

kroatët,

serbët,

malazeztë,

maqedonasit,

bullgarët etj.

Sllavët e Jugut

Fiset sllave të Jugut në fillim u vendosën në veri të Danubit të ulët. Ata vazhdimisht kalonin Danubin(lumë që buron në Gjermani dhe derdhet në Detin e Zi) dhe plaçkitnin popujt e Ballkanit.
Sllavët e Jugut në mes të shekullit VI filluan të depërtojnë në tokat e Perandorisë Bizantine. Ata erdhën gradualisht nga veriu në jug dhe zunë vend në tokat ndërmjet Danubit dhe Detit Egje.