Abetarja digjitale

Një prej synimeve të QEP-it dhe partnerëve të projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” ka qenë përfshirja edhe e brezit më të ri si përfitues i dobive të punës sonë. 

Pothuajse ka mbaruar puna e realizimit të këtij softueri për fillestarë në mësim,fillestarë në gjuhë, matematikë, fillestarë në kompjuter etj. 

E kemi quajtur abetare por është më shumë se kaq.
 

Kjo është një abetare multimediale (mbi 90% e përfunduar, përveç disa aspekteve, si ai gjuhësor dhe aspekti i metodikës, gjëra këto të vogla që bëhen lehtë në krahasim me softuerin për të cilin është dashur kohë dhe i cili konsiderojmë që është i përfunduar).

Kjo abetare përbëhet prej 9 moduleve: alfabeti, numrat dhe figurat, fabula, këngë, lojëra, video, gjëegjëza, dhe ushtrime, etj.


Fëmija apo ai i cili i mëson fëmijës shkrimin, leximin, përdorimin e kompjuterit etj. me një kësi lloj softueri multimedial, nuk mund të gabojë, por mundet vetëm t’ia mësojë shkrim leximin dhe njohuritë tjera. 


Per me shume info dhe per shkarkimin e saj klikoni ne burimin e ketij postimi.

Burimi:http://gjuhashqipe.com

abetarja digjitale,abetare digjitale,abetarja shqip,abetare shqip,abetarja ne gjuhen shqipe,abetare shqip,abetarja multimediale