Çka është Kriminalistika ?

 Çka është Kriminalistika ?

Kriminalistika është lëndë ekzakte dhe empirike e cila merret me krimet e paraqitura në forma të specializuara dhe të veqanta.

Hetimi,gjykimi dhe parandalimi i krimit mund të kryhet me sukses vetëm atëher kur respektimi i kodit penal dhe procedural shoqërohet me zbatimin e metodave dhe mjeteve teknike dhe taktike dhe metodike bashkëhore shkencore kriminalistike.

Kriminalistika sikurse edhe disiplinat e tjera penale,ka për detyrë mbrojtjen e shoqëris nga kriminaliteti.

Kontributi i kriminalistikes në këtë drejtim konsiston në: zbulimin,sqarimin, dhe të provuarit e veprës penale;zbulimin dhe identifikimin e kryersëve të veprave penale,parandalimin e kriminalitetit

Kriminalistika në luftë kundër kriminalitetit,përpunon metoda e mjete shkencore për zbulimin,hetimin,gjykimin dhe parandalimin e veprave penale

Kriminalistika heton tërë veprimtarin represive dhe preventive e cila ka për qëllim luftimin e kriminalitetit.

Kriminalistika represive është e lidhur ngushtë me procedurën penale.

Qmuarja edrejt erezultatit të hetimit bëhet në mënyrë profesionale,vetëm nëse përdoren mjetet dhe metodat kriminalistike.

SHKENCA E KRIMINALISHTIKËS MERRET ME STUDIMIN DHE PËRPUNIMIN NË BAZE TË KODIT PENAL DHE PROCEDURAL PENAL,TË METODAVE E MJETEVE TEKNIKE,TAKTIKE DHE REKOMANDIMEVE METODIKE PËR KËRKIMIN,GJETJEN,KQYRJEN DHE VLERSIMIN E PROVAVE ME QËLLIM TË ZBULIMIT,HETIMIT,GJYKIMIT DHE PARANDALIMIT TE VEPRAVE PENALE.

Kriminalistika si shkencë juridike është e ndarë në katër pjesë:1)Teorin e përgjithshme kriminalistike;2) Teknika kriminalistike;3)Taktika kriminalistike;4)Metodika kriminalistike.

Në kuptim të gjerë, detyrat e kriminalistikës janë marrja e masave preventive dhe represive me qëllim të parandalimit dhe të luftimit të kriminalitetit.

Bazën ligjore të kriminalistikës e përbëjn Kodi penal dhe ai i procedurës penale.

Midis të drejtës penale ,procedurës penale dhe kriminalistikës ka një lidhje organike.

Kjo lidhje buron nga fakti se zbulimi,hetimi, dhe parandalimi i veprave penale është një veprimtari komplekse dhe e ndërlikuar ku gërshetohen problemet penale procedurale dhe kriminalistike.

Për të aplikuar normën konkrete të së drejtës penale është e domosdoshme që të vërtetohet saktësisht faktet e një ngjarje penale.

E drejta e procedurës penale është degë e drejtësis e cila rregullon veprimtarin e gjykatës dhe të subjektëve të tjera procesuale dhe procedurën me të cilën vërtetohet se a i përgjigjet ngjarja konkrete cilësisë së veprës së caktuar penale.

Psh, përmbajtjen reale të kqyrjes së vendit të ngjarjes,pyetjen e dëshmitarit dhe të të pandehurit dhe të disa veprimeve të tjera hetimore i siguron kriminalistika.

Kriminalistika duhet të jet e pranishme në procedur penale qyshe nga fillimi i saj deri në përfundim.

Kjo shkencë e ka funkësionimin e zbardhjen e krimit,mbledhjes së provave,ekzaminimit të gjurmëve materiale dhe shfrytëzimit të mjeteve bashkohore në luftimin e krimit.

Kriminalistika ka lidhje të ngushtë me: Kriminologjinë, të Drejten Penale,Procedurën Penale,Politikën kriminale,Mjeksin ligjore,Psikologjinë,Psikiatrin ligjore,Kimin ligjore,Procedurën civile,Psikologjin gjyqësore etj. 

ceshte kriminalistika,cfare eshte kriminalistika,cka eshte kriminalistika,kriminalistika shqip,kriminalistike