Vallja e luleve - Lasgush Poradeci

Vallja e luleve - Lasgush Poradeci

Vijnё vashat valle valle
Gjyshё-e-gji-stolisur
Njё pёllumb, njё sy-zorkalle
Se vjen m’e mbollisura.
 
Ç’m’i ka hije shtat’i hedhur,
Hije kraharuari,
Pa fillon me zё tё dredhur
Motra sё kёnduari:
 
Ju qё niseni pёr lule,
Shoqe moj tё mijёza,
Merr-mё-ni as edhe mua
Nёr pyje-e korijёza;
 
Pritni moj tё vi dhe unё
Maleve, lёndinave,
Ndaj çkёlqen pa tё pёrdhunё
Fill-i trendelinave;
 
Nё mos diça tё bёj tufё,
Shoqe ju dёgjomёni:
Bёni moj njё tog me lule
Dhe me to mbulo-mё-ni;
 
Nё ju pyeçin pёr mua:
Ç’u bё flog-banusheja?
Thoni, se mё njё pёrrua
E zu gjarpёrusheja:
 
Thoni, se ndaj njё mburimi
Mё t’e patё fluturёn:
Thoni, seç e zuri trimi
Atё bel-kёputurёn.

Related Posts: