Sa gëzim ka lumi - vjershë për fëmijë


Sa gëzim ka lumi - vjershë për fëmijë

Sa gëzim ka lumi
Mbushur me fëmijë
Si peshq lodërtarë
Mbi valët e tij

Prej kupës së qiellit
Dielli nxeh shumë
E fëmijët e fshatit
Lahen në lumë

Si peshq, si pata
Notojnë pa u ndalë
E buzët e Llapit
Rrihen në valë

Sa gëzim ka lumi
Askush s’mund ta dijë
Ai vjen prej malesh
Për ju o fëmijë

vjershe per lumin, vjersha per lum, vjersha per femije, vjershe per femije, vjersha per te vegjel