Koment per poezinë Korbi - Edgar Allan Poe

Koment per poezinë KorbiEdgar Allan Poe

Një mes – nate të bezdisur
Tek këndonja i zalisur
Disa prralla dhe magjira
Të një shkence të harruar,
Tek dremitnja i kapitur
Befas vjen një e trokitur,
Me ngadale e goditur
Përmi derë t’odës sime.
“Dikush është, thashë, jashtë
Që troket mi derën time-
Vetëm kjo, dhe asgjë më.

Ah, e mbanj nër mënt fort mirë,
Ishte dimr’ i ftoht’ i ngrirë,
Dhe n’oxhakun shkrump të nxirë
Urët shuheshin në hi.
Desha të gëdhihej dita,
Se më kot nga librat prita
Të më ngushëllonte drita
Për të lumurën Lenorë,
Vajz’ e rrallë dhe rezore,
Q’i thon’ Engjëjtë Lenorë,
Përmi dhe pa emër më.
Era frynte që përjashta,
Rrihte perdet e mëndafshta
Dhe më ngjethte dhe më derthte
Tmerre që s’ i ndjeva kurrë.
Dhe tani që të pushonte
Zemr’ e mjerë që lëftonte,
Goja po më bëlbëconte:
“ Dikush do të hynjë brënda;
Nonjë vizitor i vonët
Që kërkon të hynjë brënda.

Kjo do jet’ e asgjë më”.
Mblodha veten menjëherë
Edhe frikë më pa ndjerë:
“Zot, i them, a Zonjë, fajin
Ndjemani, ju lutem shumë,
Se për Zotin po dremitnja,
Aq ‘ e hollë ish trokitja
Aq ‘ e lehtë ish goditja
Përmi derë t’odës sime
Sa mezi ma zuri veshi.”
Dhe e hapa derën sheshit,
Errësirë ‘ e asgjë më.
* * *
“Mbyll-e gojën, dreq a shpëndë!
Ngrihem dhe thërres më këmbë,
Çporru prap mun në djall,
Në skëterrë dhe në zall!
Pëndë mos me shkunt të zezë
Të më rrej ‘ e të më ndezë;
Mos ler shenjë të gënjeshtrës
Që më the, po shko prej derës!
Nxirr-m’a qipin tënt prej zëmrës
Thyej qafën jashtë derës!”
Thotë Korbi: “Kurrë më”.

Edhe Korb’i zi i humbur
Qëndron edhe i patundur
Mi të zbetin bust Pallade
Mun mi derë t’odës sime.
Edhe sytë i shkëndritnin
Si prej djajsh që ëndërritin
Edhe llamba që ndrit sipër
Ja heth hien përmi dhe;
Shpirti im nga ajo hie
Që valon atje mi dhe
Do mos ngrihet – kurrë më.

Koment i shkurtër

Korbi simbolizon vdekjen, zinë.
 
Në vjershë përshkruhet një natë e tmerrshme, ku gruaja e poetit, Lenora, lëngon e sëmurë për vdekje, e poeti rri zgjuar dhe e ruan duke lexuar libra të ndryshme.

koment per poezine korbi,komente per poezi,koment korbi,Edgar Allan Poe korbi koment, komente poezish 

Related Posts: