Jakov Xoxa (1923- 1979)-Biografia

Jakov Xoxa (1923- 1979)-Biografia

Jakov Xoxa në letërsinë shqipe është i njohur si romancier, novelist dhe tregimtar. 

Lindi në Fier ku mbaroi shkollën fillore, ndërsa të mesmen e kreu në Korçë.

 Pasi përfundoi studimet e larta për letërsi, një kohë punoi si gazetar dhe më vonë si profesor i letërsisë në shkollën e lartë. 

Nga viti 1965, Jakov Xoxa filloi të merret kryesisht me krijimtari letrare. 

Në fillim shkroi skica, reportazhe dhe tregime, të cilat janë pëmbledhur në “Novela” 1 dhe 2.

 Në letërsinë shqipe u bë i njohur me romanet: “Lumi i vdekur”, “Juga e bardhë” dhe “Lulja e kripës”.
 
Është marrë edhe me stilistikë dhe teori të letërsisë.