Përmbajtja me të cilën është e mbushur dhe në të cilën janë zhytur të gjitha pjesët përbërëse të qelizës quhet citoplazmë.
Ajo është gjysmë e lëngshme, gjysmë e tejdukshme, tretje e dendur e ujit në të cilën janë të shpërndara numër i madh i materieve.
Në citoplazmë ka pjesëza speciale të cilat janë të mbështjella, gjithashtu, me membranë, të quajtura organele, ose ”organe të vogla”.




