Fjalët e qiririt-NAIM FRASHËRI

NAIM FRASHËRI


Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar,
Që t’u ap pakëzë dritë,
Natënë t’ua bënj ditë.
Do të tretem, të kullohem,
Të digjem, të përvëlohem,
Që t’u ndrinj mir e të shihni,
Njëri-tjetrin të njihni.
Për ju do të rri të tretem,
Asnjë çikë të mos mbetem,
Të digjem e të qanj me lot,
Se dëshirën s’e duronj dot.
Unë zjarrit nuk i ndruhem
Dhe kurrë s’dua të shuhem,
Po të digjem me dëshirë,
Sa të mund t’u ndrinj më mirë.
Kur më shihni që jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
Jam i gjallë e jam ndë jetë,
Jam në dritë të vërtetë,
Unë jam në shpirtin tuaj,
Mos më kini për të huaj,
Më’është falurë durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Se ma kënda t’u bënj mirë,
Të mos mbeti n’errësirë.
Jakëni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni ,hani, pini.
Në shpirtit kam dashurinë,
Pa digjem për njerëzinë,
Lemëni të përvëlohem,
Nuk dua më të ftohem,
Dua ta djek trupn’ e shkretë
Për atë zotn’ë e vërtetë.
Me zjarr ta djek mushkërinë,
E të tretem për njerinë,


Postime të ngjashme:

Fjalët e qiririt - Koment


poezia shqipe, poezi shqipe, vepra shqipe, vepra letrare shqipe, vepra shqiptare, vepra per kosove, fjalet e qiriut, naim frasheri fjalet e qirit, naim frasheri fjalet e qirut, fjalet per qirin

Related Posts: