Ç’është Simboli


                         Ç’është Simboli

Simboli është figurë me domethënie të dyfishtë, në të cilën përgjithësohen dukuri të rëndësishme të realitetit që mishërohen në mënyrë konkrete nëpërmjet heronjve, ngjarjeve, sendeve etj.(P.sh. tek poezia “Vaji i bylbilit”, simboli i bylbylit dhe i kafazit)

Ose ja edhe një shembull tjetër:




          Simboli. Shpesh, në vend të emërtimit të një sendi, përdoret emri i një sendi tjetër që ka lidhje ngjashmërie me të.Në këtë rast përdoret simboli.
                         Manushaqe, bukuroshe,
                        pse s’ngre kryet përpjetë?
                        …………………………,
                        Shpendëra, hithëra, ferra,
                        përsipër të kanë rënë
                        dhe dritën ta kanë zënë….etj.
                                                                        N. Frashëri, Manushaqja
      

Me fjalën “manushaqe” nënkuptojmë Shqipërinë; me fjalët “shpendëra, hithëra, ferra” nënkuptojmë pushtuesin dhe tradhtarët e kohës së Naimit, që e mbanin në robëri Shqipërinë. Ndërmjet këtyre fjalëve poeti kërkon të vendosë një lidhje ngjashmërie.
      
Simboli përdoret gjerësisht jo vetëm në letërsi, por edhe në jetën shoqërore. Kafshë të tilla, si: dhelpra, ujku, luani, janë kthyer përkatësisht në simbole të dinakërisë, egërsisë, forcës. Shumë personazhe të letërsisë artistike, të përsosura në tipin e tyre, janë bërë simbole të virtyteve ose veseve të ndryshme njerëzore. P.sh., Prometeu është bërë simbol i dashurisë dhe i sakrificës njerëzore: Gjergj Elez Alia – simbol i luftëtarit që mbron nderin dhe lirinë; Jago – simbol i së keqes etj.
      

Simboli ka dalë nga paralelizmi figurativ. Ai ka të shprehur vetëm elementin e natyrës dhe lë të nënkuptohet elementi njerëzor. Pra, simboli është një paralelizëm figurativ i nënkuptuar.
 




qka eshte simboli, figura simboli, figurat stilistike qka eshte simboli,cka eshte simboli,pse perdoret simboli,qka quajme simbol,qka jane simbolet,simboli,ku perdoret simboli,figura letrare simboli

Related Posts: