Radiodrama është një lloj drame që e cila nuk shfaqet në skenë, por interpretohet nga aktorët. Ajo incizohet në shirit magnetofoni dhe transmetohet nëpërmjet valëve të radios, por jo para publikut.
Ka një strukturë më të thjeshtë se drama dhe shumë elemente skenike plotësohen me efekte të ndryshme muzikore e tingullore.