Njerëzit!... Gdhëndin... epokat. Ato!
Mes konkurencës së tyre përcjellin....trashëgimin.
(kjo është në faqen e parë para librit.)
MOS PRITJA.
Fantazisë tonë
Lekunden yjet duke kërcyer
Vallen
E magjistares së magjepsur!
Zbathur a veshur
Mendimi ynë hedhur,...
Si jele
Kreshtës së shekujve
Që zgjohen
Lindjes së bekuar mbretërisë
Kohë
Që asnjëherë nuk pret askënd
Mbi shpinë,...
Si ledhatim.
PËRSHENDETJE E TEJ SKAJËSHME.
Planeti i shndritshëm i sistemit tonë zbret
Të josh jetën, të vendos balanca dhe fat
Planeteve, lëshuar ledhatimit
Mbi rrezet e tij si dhe krehjes dhe alarmimit
Vendosur qeverisë qiellore mbi skema mashtruese,
Rënkime dhe çthurje devijimit mbi parimin,...
Ngrohtësi!
Rrezatimi i planetit të ngrohtë, shtrinte… krenarinë
Ritmike fuqisë rrezatuese dhe goditëse të mardhënieve
Që ndryshonin në terësi sistemin e veprimit planetar
Si dhe kullimin rrezatues të masës njerëzore, në veçanti.
Rumbullaksia e përkryer ciklike dhe monotone e tij
U paraqit në formën e buzëve vizatimeve, kjo,...
Si shenjë mirënjohjeje dhe ngrohtësie përzgjedhjes
Çorientuese.
Ne!... Rritemi brënda ngrohtësisë dhe flakët tona
Përpijnë,... jetën, zhvillimit pa gërshetim.
Aplikim çoroditës dhe sfidues dijet njerëzore
Padrejtësisë falëse mes energjive të tij dhe planetit
Të zjarrtë dhe të të ngrohtë që vëzhgon
Dhe mashtron fshehjes eklipsore për një rikthim
Të madhë… të madhështisë!
Asnjëherë nuk e parafytyrova perëndinë
Mbi frenimin dhe perëndimin e gjithësisë
Ndaj mbretërive që s’i përkasin më,...
Magjisë!
Sa i dashur ky Diell veçse,...
Sundimtar,
Mbi të gjithë!
Mos vallë dezertimit prej rrezeve të tij
Njerëzit, harojnë,
Të përcjellin ngrohtësinë?!...
E dyshimtë krenaria njerëzore mes britmave
Joshëse,… lavdisë.
Rrezatimet kozmografike bagazh stok
Nuk bien
Ligjeve që ndryshojnë dhe ndryshojmë iritimeve
Mendore,... qetësisë.
Ato!.. Mundojnë, sundojnë, përkulen transformimit
Të përjetësisë.
A mundet rrezatimin diellit, t’ia gjykojmë?!... ...
Iritimeve të tij ai,… pranon vetëm ngjitje përsosmërie
Kur i afrojmë, përkujdesjes, gjirit që na rrit dhe e vjelim
Veçse,... na mjel energjitë,... që i sfidojmë!
ZË MISTIK
Të ledhatoj flokët
Sa është kufiri i largëpamësisë
Prej mediokritetit.
Brënda kësaj shkujdesjeje
Dashuria ndaj teje
Vetë jetës
Gjithmonë triumfon?!...
O zë mistik!...
Shpesh brënda vetes vetëm...
Mos kumbo!
RRËNIM BUKURIE
Feminisë!... Lodrat, na mungonin!
Tani që u rritëm
Është loja e feminisë ajo
Që na tundon.
Mes moshës së çiltërsisë dhe lozonjaritetit
Të viteve haruam përpjekjet, veshtrimin tonë.
Meditimet,... zvariten jashtë brendisë,
Përpjekjeve rrokulliseshin viteve ku humbisnin
Fantazinë.
Mes penës, letrës, realitetit,... gërryen ajo
Dhe prish
Ndërtimit shtratin e ngrohtë, të njerëzisë.
Kohës, haruam... nxitimin rinor.
Penat nuk rreshtin të shkruajnë
Pa mbarim seriale,... horor.
Rrënim i bukurisë së shpirtit, njerëzor.
Na pëlqen dhe jo të kthejmë kokën pas.
Kohë është e humbur, apo fushë pa masë?!....
Madheshtia e trishtimit dhe pse na thërret
Na mallkon?!...
Si një pushtet ajo godet prehjen.
Zgjohet përteritja, jeta ecën, lekundet...
Vendoset!
Fundi i qetësisë a mund të irnoset?!
Spektaklit të zhvillimit a janë të mërzitëshme
Për të gjithë… vitet?
Ne, me praninë, marrim jetë, jo në ikje.
E imagjinueshme zgjidhja e misterit, qetësisë.
Imagjinatën tonë e përzien, gëzon,... e tmeron!
Me jetën ecën, udhëton dhe s’ na mungon,
Hapësirën kohore tejkalojmë, prandaj e afrojmë.
MODESTI.
Si mund të pikëtoj nxitim
Zili, në dëmin tuaj
Si t’ju sulmoj?!...
Mposht utopinë mes yjesh,
Prandaj jetoj.
DILEME
Mbetëm martirët e jetës së mjeruar!
Në këtë mënyrë u nisën brezat
Dhe kurrë mbarojnë?...
Mes dritës, dritën s’pamë
Dëshirën e guximshme s’rebeluam!
Qamë mjerimin
Virtyt i praptë, i njerëzimit.
Prej tij lindin gjykatës ndoshta!...
Ndoshta të hapësirës njerëzore.
Në madhështinë e tyre gjithmonë
Dehen presim, presin.... «triumfatoren!»
S’njohëm përplasjen, revoltën paqesore;
Mbetëm pllagonë me fytyrë njerëzore
Të pasurit e shpirtit,... jo inisiator.
TRYSNI
Dikur, diku!...
Më the të fshihesha
Dhe ndjeva ndarje
Dhe trysni!
Sa largë
Ndjemë njeri tjetrin
Aq afër, s’ndjemë...
Ngrohtësinë.
Thërmija kristalore
Afërsia!...
Humbi
Vetin e bashkëveprimit!
Zbërthime dhe zhvillime
Gjithmonë jetës,…
Në kërkim.
ARKIVIM.
Trupi ynë!...
Dërmuar
Si kamikazët larg frikës dhe jetës.
Të kolliturat tona?!...
Të shkurtra,
Si jeta gjerdanit hipokrit.
Egzistenca jonë!...
Parajsa më e keqe
Çmendim thellësie
Ku arkivon në ngrirje,...
Çdo mendim.
1997
KRENARI.
Kur më mungon,
Ndjej dhimbje,…
Mall!
Kur jemi pranë
Ndjejmë,....
Krenarinë e njeri tjetrit.
RRËZIM NOSTALGJISH
Negativ jeta pranë dritares
Nën hijen e qiririt.
Qiriri dhe nata... përplasen
Murreve të errësirës
Thyhen, zbrazëtisë.
Dritë e zbehtë.
Aq e zbehtë
Sa tragjike shtrirjes
Natën, s’mund ta tres!
Ortekut të dijeve njerëzore
Errësira... tretet
Si qiriri vdes.
Nata!... Pa kokë kohës
Shpirti i saj- asaj,...
S’mund t’ ngjisë
Tretjes t’i rëndojë.
Mbi nostalgjitë natë, rrëzo gjykimin.
Errësirës dhe shpirtrave vetëm
Qiriri… mund të udhëtojë.
Qiriri përdridhej errësirës nata!,....
Pafundësisë së vobektësisë së saj.
Vet toka përgënjështronte vetveten
Riciklimit të përkujdesjes ndaj banorëve,
Përbri dritës.
Afër dhe largë nesh, stisej
Rreshtohej
Dhe projektohej realiteti.
Realiteti?!...
Përmbys mbetet mbi ne
Vetëm,
Gjithmonë vetëm vizion
I largëpamësisë.
Ne! Ashtu;
Ashtu shtiremi dhe shtrihemi
Duke u rrokullisur negativ
Nëpër kalibrat,...
E mundimit.
DËSHIRA!
Dëshirat e mia!
Janë. .... ...
Dëshirat e tua
Ngjajnë me ato?!.. ... ...
Dëshirat tona
Cilat janë!?
Hap pas hapi
Rrugëve të jetës
Po i mbart,...
Ngado.
TROKITJE
Të elektrizuara pikat prej afrimitetit, dehen!
Ashtu, dehshëm trokasin
Hapësirës duke marrë përmasat si një aktor
I madhështisë dhe i trishtimit,... lartësisë.
Masa e tyre! Çan hapësirën duke ndruar vëllimet
Sferike, kuboike, piramidale po mbi të gjitha?!...
Shpërthimet e vetëtimave ngjajnë një fushe
Të minuar duke i ngjeshur ato,… në dënesa!
Kaosit atmosferik, s’përmbajnë vetveten
Dhe rrokullisen,… duke kërkuar secila
Një startim të pa ndërgjegjësuar, mbritjeje.
Kur trupi i tyre shëmbet, ndjejnë,
Zgjohen, si qenie e gjallë levizin
Labirinteve dhe dejeve tokësore.
Qarkullimi! Ushqen, tret dhe rrit çdo qelizë.
Ai, mbulon dhe përqafon gjerësinë arteriale
Tokësore, risjell, freski, ripertëritje dhe çorientim
Mllëfit të qetësisë, madhështisë dehëse, të gjithësisë.
Kur i përkasin përallores, ambasadores së aritjeve
Që verbojnë botën, duhet t’i trëmbet,... shpirti ynë.
Përsosmerisë ikonike dhe trishtuese të reve, shtohet
Demagogjia e shprehjes, meditimi dhe trishtimi ynë;
Kjo! Fantazi vizionare dhe krijuese,... udhëtimit.
E përkëdhelura e gjithësisë, dehej…
Madhështisë së pasqyrës qiellore,
Bukurive krenare të saj dhe ngrinte
Sa më lartë gjijtë e saj femëror
Drejt pushtimit dhe çthurjes së kaltërsive
Nëpërmjet grahmave shpirtërore, për sundim!
Llavën, hidhnin sa më lartë dhe qielli...
I milte duke lënë prapë të pa shuar epshin
E tyre pretndues, posedues dhe predikues
Të tyre,… triumfator!
Çmenduria zhvilluese e përmasave gjenetike
Tokësore, ndjenin madhështinë e përmbajtjes
Hapësirës ku lëviznin me krenari të pa shoqe
Dhe të vetme, përballë gjithësisë.
Mbi këto krenari, pikat!…
Humbën durimin dhe haremin
E tyre dueleve dhe dusheve qiellore.
Gëzimi, rënkesat dhe mjerimi,…
Haruan pronësinë, kurorë bënë
Vajtimin!
Ditë mjerane udhëtonin brënda
Dhe përtej zilisë
Si dhimbje e mbytur, kujdesit të shuar
Dhe kalimtar, egoizmit që i stis.
Përtej zhvillimeve, prapë do t’ju marrë malli
Ju shikoj.
I tharë loti i qiejve ku mbritët, rrezet,
Shumë,... s’ju admirojnë!
A mund të mbetet prapë zilia e lartësisë
Projeksion?!...
Brënda mundimeve pikat!...
U mblodhën përseri dhe rënies...
U hazdisën!
Qielli, krenohej kur milte dhe ledhatonte gjinjtë
Tokësor si pjesë e qenësishme e tërësisë së tij.
Toka! Gëzonte dhe lakmonte shtrydhjen përqafuese
Lotit të tij, levizjeve të pa kontrolluara dhe kaotike
Sterilitetit që përmbanin.
Ëngjëjt!... Përgjonin.
Përgjonin veprimtarinë e tyre
Dhe s’i frenonin mbylljes së katakombeve
Mes thëllësive tokësore për larjen,…
E mëkateve!
Jashtë ndërgjegjësimit pikat, bëhën shkatëruese,
Tronditëse dhe ledhatare përpëlitjeve hapësinore
Plot rrënkim dhe gëzim!
Imazhet e tyre të përkryera i rrënuan
Trokitjeve, medituese, gjithmonë jetës
Në përgjim.
Pikat dhe shiu!... Si zëra bishash iritimeve
Provokojnë mendimet, mundimet dhe kaltërsinë
Shpirtërore.Ato!... I ngjasojnë jetës mbi gëzimet
Kondensohen
Dilemave rikrijimit të ciklit,... të vazhdimësisë.
LOT RËNKUES
Nuk mundën kurrë të çanin
Dhimbjen, gjokset tona.
Ajo! Mbytej,...
Lotëve rrënkus.
Thellësisë shtrenguar, mbanin njeri tjetrin
Për t’u mbytur djepit, sterës që i fshihte
Mes dhimbjes që hapet dhe shtrihet
Si një çengel kovës së shpuar që s’ mban
Askënd, veç trupin degjenerues, kaotik.
Rënkime... të rrënuara.
Gji!... Të thara.
Ato, lëpiheshin lotit dhe thaheshin
Thellësisë së sterës, që i vadiste.
INTIMITET.
E di
Që çdo moment përbri teje
Po qendroj?!
Dhe në momente intimiteti
Sërish mua, fantazon.
Klithëzat e tua
S΄mundet
Pulëbardhës t’i ngjasojnë.
Mëkat, thellësis së misterit
Idet brënda realitetit qofshin eklektike
T’i zbërthej!
Pohim apo mohim, qenia dallgëzim
Shpirtin, shumë e shoqeronë.
Fati! Është shumë i vogël
Në pjesën ëngjëllore.
Botës kërkon, kur deperton!...
Transformohet djallëzor!
DEZERTIM KOKËFORTË.
Vala!... Afrohej përtace
Kokë ulur
Mungesës së krenarisë
Shpërthyese dhe...
Pa rrëfim.
Pas çdo përplasjeje
Zhgryhet
Dialogut që pret bregu unë?!...
Ledhatimin!
Mallkime nuk pres kurrë prej teje
Deti im!
Sa paqesor të dua, torturat...
Nuk të shkojnë.
Stinët, gjithmonë na ndajnë
Kokëforte,... dezerton!
Tinzare! Veten e lëshove;
Mes kolovitjeve të tua unë dehem
Po dridhjeve të furtunës energjia
Si fantazmat na tmeron!
Prej poleve kur zbrisje akullnajat
Mbi kryet mbartnin shpirtin, apo
Thyerje ekuivalencash transportojnë?!...
Entusiazmin,... e shtyp, e mbyt mërzia
Në mes tradhëtisë sikur qendrojmë:
Ja vlen aq shumë bregun dhe shpirtin
T’i mundojmë?!...
DILEMË
Mes dyshimesh
Dyshime ngrë rrëfim.
Justifikimi ynë
Apo i shpirtit udhëtim?
Brënda mantelit hipokrit
Altruizmi,... egziston!
Përpiqesh!...
Qëndron.
Prehesh diku
Diçka të josh,... ...
Po s’të gëzon.
*altruizëm=mendim dhe veprim që fsheh përqendrimin e interesit vetjak
SHIKIM SKEPTIK
Ironizuese buzëqeshja lëshuese
E hënës fatit të dritës,…mbi qytet.
Shikimin e saj skeptik dhe provokues
E reklamonin qirinjtë.
Çdo njera prej tyre, sapo ndizej, përcillte rivalitetin
Optimist e të lekundur flakës në ngjitje, revanshin
E përmbajtjes së lartësive rrezatuese startit, ku përket.
Të zbehta, përshtatur fjalës dhe momentit, ku jep shpirt.
Shpirtin e tyre donim të mbaronim mes ankthit qirinian
Që na dërmoi qenien tonë dhe na u ngjit.
Ato! Përgatiteshin fonderive madhështore
Duke degjeneruar,.. funksionin në matje dritë.
Konkurencë absolute e epokave që shkuan
Por jo kohës që jetonim,... modernim.
Vetëm moderne gjurmët e tyre nuk ishin
Ato! Kërcenoheshin funksionit dhe prapë,...
Zmprapsnin çdo mendim progresiv.
Qirinjtë,.. filluan të përcillnin stafetën
Dhe bashkë me to, drejtuesit e startit
Gjithmonë prapaskenave, pa sakrifikim.
Pafundesisë qiellore yjet,
Shandan varur si qirinjtë qendrojnë.
Nëse forca e gravitetit ato i mbartë
Cila është forca e shkëputjes prej sistemeve
Që i zbon?!...
Si meteorë lëvizim dhe ne gjithësisë, pasionit tuaj.
Ju presim, ju presim në zbulime imagjinate,
Realiteti, trillime jetes tuaj ngado po kërkojmë.
Përzierjet dhe shkrirjet gjithësisë, paraqiten
Si kontrastet e jetës ku prishen dhe ndërtohen
Ekuilibrat që përcjellin energjinë e rrezatimit,
Dinanik.
Tërësisë së sistemeve studimet dhe zbulimet
I ngjajnë vullkanit enciklopedik mendor
Kur dezerton,… krijimit të gjenezave,
Kërkime dhe zbërthime që ç’do ditë aplikojmë.
Furnaltat! Nuk reagojnë kontureve si vullkanet.
Furrnaltës sonë i mungonin kallëpet dhe rrjedhjes,
I ngjante një vullkani aktiv ku vetë llava tërbonte
Dhe iritonte vetë vullkanin.
Ekstaza e masës magmatike që përfshiu
Furrnaltën tonë, degjeneronte çdo atribut
Dezërtimit pa mbarim kontureve, të saj.
Negative të tilla afronte dhe reflektonte jeta
E qiririt lartësisë ku qendroja ku vetë jeta!
Kërkonte,... intimitetin gjerësisë së dritës
Rrezatuese dhe jo misterit hipokrit,...
Të zbrazëtisë.
Vobektësia!... Iritohej, dërmohej
Edhe ajo kërkonte të tretej errësirës
Të humbiste por ajo,… mbartej
Mendimeve dhe supeve tona pa mbarim.
Largësia dhe afrimiteti, si forma e valëvitjes
Së qiririt. Hukatjet njerëzore!...
Erëndjellëse ritmikës që prisnin, prisnim
Çudisë së rikthimit të dritës prej perendisë
Kur të kujtohej, të hidhte,… qoftë edhe mëshirë
Nga duart e saj që ç’do moment vështrojmë,…
Mbi lartësitë.
NDASI
Lule artificiale të dhuronin
Mes tyre!...
Egzistonte një ndasi.
Sundueset e bukurive vola
Dhe le t’ përkiste vyshkja
Iritimit, ndjenjës së mërzis!
Mes luleve buqet
Buzët,... i afrova.
Jetën, mes tyre e shtjellova.
Nektar,
Pije perëndish kërkova
Botës,
Që jetove dhe jetova,...
Përsosmeri!
VAZHDIMËSI.
I vrazhdë im atë
Në karakter.
Rrudhat në ball!...
Si një kanion… i thellë.
I çmuar është,
Sa s’ka ku më.
A matet deti
Me një breg
Ku vala,… mund,…
Të nanuriset?!.....
PËRKËDHELJE BUKURIE.
Me bukurinë udhëtojmë
Mbushur mendime.
Ç’do përkëdhelje zgjon
Ëndërime?!...
Prehri i ngrohtë i çdo Itake,
Nuk i përket zhgënjimit,
Dhimbjes
Mallit dhe joshjes momentale
Kur tradhton!
Brënda braktisjes të ndërgjegjes tënde
Itakë
Dhe jashtë parametrave tona, ti,...
Prapë... I përpunon.
Shkëmbi!...
Nuk trëmbet marrëzisë
Së dallgës,
Thërmohet!
Jetën qeton kur këmbët i lëpin
Dhe i ledhaton.
Psikoanalizë e brezave
Filozofisë.
Një skalion
S’mund të mbetet mburojë
Thyhet,...
Vazhdimësisë së marrëzisë.
Tërrësia jonë, përplaset Itakë dhe ngrihet
Mbi çdo moment magjie gjithësie.
Transformimi dhe tretja shkëmbim lënde
Apo kundërvënie i shpirtit në kërkim?!...
Këtë,… nuk ja besoj sofizmave
Që mundojnë, qendrojnë përjetësisë
Mbi parkun tëndë
Dhe të lavdisë o amësi e thellësisë.
Brënda vizioneve tona, zgjon,...
Hapësirat e përsosmerisë!
SHKALLARË LARTËSIE.
Rrugët e qytetit tim, shtruar me gurrë.
Brënda vendosjes, gdhëndjes dhe ngjeshjes së tyre
Rrjedh egzistencializmi, zhvillimi mes brezave.
Ngjeshja e tyre, i ngjan ingranazheve të mjeteve
Motorike ku vendosin në levizje dhe ekuilibër trupat.
Ato!... Marrin shpirtin, sulmojnë dhe mbështetin fortë
Krahët, si gurrët kalldrëmik sistemit udhëtim.
Trysnia dhe të ecurit mbi to
Janë kthyer memece
Dhe misterioze jetës.
Ngatëresa?!..
Ndodh udhëtimit kur ngjit shkallarët
Dhe prek qiellin përpjetë rjetës, së robërisë.
Gurrët!...
Paraqiten në larmi ngjyrash dhe rokanisin
Mendimet tona që ngatërohen arkaizmit të tyre.
Ato! Thyejnë monotoninë, i japin ton dhe spikatje
Më të madhe vetes, qytetit që i nxjer thellësisë
Si një termet forcës së shpirtit të tij,... profetik.
Çdo kalimtar, i shikon, i prek dhe i mbikqyr
Me admirim në çdo moment të tyre vizual.
Rrëfyese, si busull, kleptomane ngurtësisë
Dhe vizionit njerëzor kohë gjithmonë, kalaja.
Përmasat e saj, përqafojnë,... krenarinë!
Kjo i rrit shtatin sundimit, duke zhgënjyer ne
Dhe lartësitë që e përshkojnë.
Materiali inert, prek, tmeron dhe ledhaton qiellin
Shtrirjes dhe gjerësisë hapësinore si përshkrim
Profecie të ardhmes së panjohur që e pushton.
Kjo, përzien objektivin dhe sapo e prekim…
Perspektivën, shmanget duke na lënë vetëm
Iluzionet optimiste dhe dezilizionuese të pafundësisë.
I kërkoja kështjellës,… vitet dhe numrat.
I rrjeshtoja si gurrët!... Humbisja,…
Hapësirës kohore dhe krijuese të saj.
Numëroja pafundësinë dhe prapë ngatërohesha.
Sapo ngatërohesha,.. ktheja kokën viteve.
Ato, rrugët kalaja,… si plaku i fshihnin, rrëfenin...
Histori.
Filloja nga e para të përcaktoja një datë, një shekull,...
Një vit. Shtëpitë, rrugët dhe kalaja, ngatëronin
Gjerdanet nëpërmjet sistemit të figurave dhe arkitekturës
Provokuese të qytetit,… zhvillim.
Ne! Rebeloheshim, rrëzoheshim, ngjiteshim, iknim
Ktheheshim po rrugët,... kalaja,... gjithësia dhe madhështia
E tyre mbeteshin krenaria dhe sarkofagu i brezave të jetës Mbi qytet duke mbartur mbi vete si një uragan misteret Dhe udhëtimet tona,... krijimit.
VOLUM PËRMASASH.
Përspektiva!..
Vritej, aty ku bashkoheshin, priteshin
Hapeshin dhe mblidheshin shpresat
E tradhëtuara, vërshimit.
Gjithçka ndryshonte artit dhe ritmit gjeometrik.
Volumet, përmasat dhe lidhjet midis tyre, përshtateshin
Jo burimeve harmonike, ato zbërtheheshin si avangard
I një sinfonie mbi një glisanto mes magjisë.
Mëkatet?!... Vareshin.
Si fruta të djegura vareshin dhe prapë,... vileshin.
Mëkatet prej farërave të hidhura i vrisnin?!...
Të gjithë donim t’i vrisnim po një mbrojtje hermetike
Qëndronte gjithmonë pranë atyre, në përgjim.
Ata që kërkonin t’i mblidhnin, i mbartnin si një krater
I fjetur dhe mbartja,… mundonte aprioritë e tyre jo Rentabele duke lënë gjithçka në mes, gjithmonë
Në mes, të perspektivës, fantazisë, jetës dhe dashurisë.
* Glisanto = Reshqitje
DILEMA GJITHËSISË.
Terri, zgjati këmbët tokës mes trillimeve dhe tejkalimeve
Të fantazisë së tij që riprodhonin ngjarje dhe realitete Çfrenimi dhe degjenerimi të ç’do ligji, gjithësisë.
Frymëmarja e tij, krahasohej përpelitjeve
Të një idioti udhëtues, ndërmjet zgjimit
Dhe vdekjes, mes aluçinacioneve shtrirë
Kërkonte, sundim petkut të tij, hipokrizisë.
Kokën mbështeti lehtë agonisë dhe krahëve të natës
Në mashtrim. Ai! Kërkonte përgjerim ç’do skute
Si një perde trasparente që binte butë sipas tij gjithë Hapësirës në formë ledhatuese të ndryshimit të gjerave
Pa revolta e çthurje, një virus në zhvillim.
Dialogu, i ngjante lojes trishtuese feminore acarit
Të dimrit ku petku terrian përplasej, si një dantellë
Arnuese thileve të saja pleksur si ganxha spirancash
Dhe herë herë dekompozuese, momentit tretësirë.
Nata! Kërkonte dialog, rigjenerim jashtë kontureve
Terriane me drita, përballë botës në tmerim!
Vetë terri,... filloi të përçudnohej revoltës natore.
Transformimi i tij i ngjante manikeneve të vitrinave Pushtuese,... stërmundimit!
Nata, shtrinte dorën dritës, iritohej dhe rebelohej
Misterit të erëbizmit ku humbiste, gërryente vetveten
Dhe çuditej,... ftesës që drejtonte, gjithësisë.
Ajo, shtirej llafeve drejt një bindjeje dhe shtrihej...
Oshilacioneve terriane duke zgjatur zërin kaosit
Oshetues të iritimit në të ftohtin, nator.
Si bisturi operonte dhe kooperonte ajo ndryshimit.
Asfiksia, zgjatej e zgjatej goditjeve monotone
Pa mbarim që mbartëte e nuk çlironte jetën e saj.
Ilektroshokun kërkonte si metodë terapie e sëmura
Psiqike natore. Goditjet ripërseritëse dhe dëndësia
Provokonin, kriza spastike nëpërmjet rrymës në tru.
Kjo, sikur përmendi natën dhe i zgjoi një lloj
Krenarie nëpërmjet bërtitjeve, ndaj meritave të saj:
«Nihiliste?! Sjam, bota,... më pranon!
Brënda sjelljes në sisteme të caktuara
Si ëngjëll mbrojtës jetës, kontriboj.»
PA MISTER.
Mbetëm!...
Toreadorët e vetvetes
Se esperida,
Nuk mbledh më njeri
Misterit të saj.
TRIUMFI.
Na paraqitet si klient, përpëlitet,
Ngrë shtatin dhe shtratin e saj,... vdekja.
Në të pa falëshmen e dhimbjes njerëzore
Ç’thurjen e jetësores brënda sajë po kërkojmë.
Një grup!... Tabu, puritan, po për ata! Ata?!
Lot përqafues, kaotik, përmbysës apo qiellor?...
Përmbysës, brënda mundimesh dhe tronditjesh!
Momente të tilla shkujdesjeje i mbartim apokaliptike
Jashtë vullnetit dhe dëshirës tonë, ajo na përcakton.
Na përcakton prehrit të saj kur luan dhe mendon.
Na mendon ligjeve tona të përfoljes së gjatë
Se shpirti... pranë sajë do të qendrojë.
Të shumta vitet stresit!
Të pakta entusiazmit të jetës;
Numëruese!...
Kur na pushtojnë.
Gëzimet!... I gënjejmë!
I gënjejmë momenteve të vogla egzistencialiste
Në çdo moment ndërgjegjes tonë si erozioni
I përpunojnë.Asnjëherë s’ kam besuar mendimeve
Se shpirtrat, parajsës përqafohen, kuvendojnë.
Demagogji mjegulluese e vetvetes
Apo e njerëzve të mjeruar, hipokrit
Dhe lajkatar?!...
Paraqitjes sketeriane le të mblidhen
Mistereve përkatësore të sarajit kur i fton
Ndërgjegjësisht dhe le t’i ledhatoj.
Shpirtrat, nuk mbajnë përgjegjësi
Përballë frikës, ankthit dhe lirisë;
Mbeten vetëm. Vetëm, qenie fizike
E alarmuar e një shpirti në mërgim.
Dhimbje e vdekur shpirti që lëngon!
Shpirtra të vegjel, miushe, qarkullojnë
Si tymnajë përmasave hapësinore aty,
Shkrihen përjetësisë nuk plotësojnë
Detyrimin shpirtëror edhe atë
E tradhëtojnë kaosit që i mbulon.
Ne, këtu,... shkujdesemi, përpiqemi, trillojmë
Dhe brënda vdekjes mund të triumfojmë?!...
Unë!...Unë, nuk i trëmbem. Nuk trëmbem
As mëkateve varmihëse të atyre që s’mendojnë.
Tërësisë së vet jetës, trysnisë, prapë thyhemi.
Çthurjen e jetës tënde... dua të jetoj.
Konkurencë që thyen anën njerëzore suksesit
Dhe brënda suksesit më të lartë të saj, aty,...
Aty kërkoj që ta shkatroj, që stërmundon.
Njerëz mëkatar! Jashtë jetës shpirtin
Duan ta gjezdisin, ta jetojnë, ta hetojnë!
Tik- takun!... S’mundet hapësirës ta lëshojë
Zemreku i këputur i një trupi që s’ jeton.
Bukurisë tënde jetë,... shpirtrat
Dehshëm t’i përkasin.
Lozonjare!... Sa pak vend zë shpirti
Ytë gjithësisë, afrohet ta jetoj? !...
Përallat?!... I mbeten historisë
Me to nuk merrem po prapë,...
I absorboj.
GJERDANE HISTORIE.
Kështjellat!...
I shikoj si karvane që udhëtojnë
Jehonës
Luftës, penelave dhe panelave
Të historisë.
Kështjella e qytetit tim,
Udhëton vargëmaleve
Njerëzore, pasthirmave
Krijimtarisë!
Arenë panoramike drit’ argjendë;
Dritës së hënëzave dubluar, luhaten
Kostumet larmisë, si ngjyrat
Timbrave të ngrohtë dhe njerëzor.
Shpirti krijues?!...
Vitrinë fantazie dhe fortësie i njerëzve
Elokuent përshtatjes mes energjisë
Së brezave dhe kombinimit të madheshtisë!
Përshtypje e lënë botës,... që prej krijimit
Të perendisë.
VALLE PA KTHIM.
Përvojën bluajmë kohërave.
Mes tyre! Shpërndajmë jetës mendimin
Dhe studimin... gnoseologjik.
Një vetetimë, antagonizmin kërkonte.
Kërkonte dritën të vidhte ditës pa jehonë
Si rrëfim.Veten mashtroi mes ulurimash
Zhgënjeu,... dritën që përcolli pa kthim
Kohës,... një dëgjim.
Ledhatim tmerues ajo dritë trishtim fortë!
Si shtojzovallet kapur dorë për dore qiellit
Zbresin, pa fund vallen e tyre shpirt dehur
Objekteve që pikojnë dhimbjen, trumbetim.
Piktura e errësirës, si hije shpirtit të mundimeve
Shuhen. Shuhet ajo dhe derdhem unë dritës
Duke vallzuar dhe derdhur, vallen e nusërisë
Së tyre që dergjet,... mbi një ligjerim pa kthim.
Shëmbem pa shpresë përplasjes dhe shtrihem....
Goditjes që s’ mund t’i ngjall revansh.
Përballem frymëmarjes vdekjeprurëse të tyre
Të trishtimit!
Ato! Nuk ndërtojnë, as’ gdhëndin egoizmin zbërthyes.
Rënojnë jetën e tyre dhe shuajnë, zjarrin përvelues
Shpirtit të stuhisë që rënkojnë,.... sapo mbarojnë.
DIELLIT GJEZDISUR
Bekimin tënd prej perendisë
O bukuri!...
Magjie stisur.
Urimet merr prej shpirtit tim
Si diellit...
Gjezdisur.
VIZION.
Qytetërimet!... Matin largëpamësi njerëzore
Humbjeve dhe fitoreve fenomenike që afrojnë
Përmasat jetësore, arkitekturës së zgjeruar
Rrahur, progresit dhe toneve,... epërsisë.
Potenciali i forcës? Fenomen i ndrimit të vlerave
Mendimore pritave të pavdekësisë,... të lavdisë!
Ngrihen ato zhvillimit,... okazion! Fuqisë përlotur
Syrit, nostalgjit, a mundet hierarkive t’i sherojnë?!...
Kahje romancash humbjet. Lidhjet?!... zhgënjim
Projeksioni që ngrihen si përmendore sfondit
Të perëndisë, ndryshimi hibrit, a mundet të sfidojë?!...
Kanunin kush shkel,... fisnikërisë, vetetimat godasin
Dhe depërtojnë soditjeve të teorisë merkandiliste
Rrjetës së merimangës saktësojnë dhe veprojnë.
Gjykimet njerëzore! Le të digjen dijes, aty të pushojnë!
Vullkani, trondit pa emëruesa këmbimit, prandaj nxiton.
Ata, që derdhën kohërave shpirtin e rebelimit Dijes,
U rritën dhe e vranë atë, si objeksion.
Vizionet!... Shtrirë jetës. Mes çasteve i afrojmë.
Mes çastesh të mos jemi gjithmonë, triumfatorë.
Thyerja e dritës, na ndjek hije. Ngjashmeri teike
Numërimit të nënshtrimit apo transparencës abuzojmë?
Mungesës së dritës, fytyra fenomenike si një ikonë
E eklipsuar zbatimit biometrik propabilitetit të jetës. Eksportimi i ligjeve, regullon ritmikën vizionare
Që përtyp jeta kërrusur, sapo i mbledh ajo, i poshtëron.
Mes jetës! Formojmë vizionet dhe brinjët,...
Na rrënkojnë!
Mblidhen,... të njoma vitesh.
I mblidhnim,...
Nuk mjaftonin!
I vrisnim!...
Na bashkonin.
Parashikim triumfi kur hojet...
Janë plot.
*Merkandilizmi= tregtokratia
TRETËSIRË HESHTJEJE.
Heshtja!... I përkiste vdekjes
Dhe brënda saj, hilaritet shpërthyes
Ovacione, duartrokitje frenetike!
Vëzhgoja jetën çdo moment. Ajo, ndryshonte
Përplasej dhe përpëlitej jashtë çdo progresioni
Që afron veç ky krijim.
Të gjallët brënda saj, u varrosën dhe shpirtrat
Filluan të qarkullojnë hapësirës për të ndryshuar
Strehëzën e qendrimit ndaj përjetësisë.
Një re e përhimtë ndronte ngjyrat;
Kombinimi i saj përshtatej asfiksisë mbi kupolën
Qiellore që përfshinte zgjatjen kohore dhe kaotike
Por dhe ajo... humbiste. Humbiste me ne statistikisht.
Prapë heshtje! Heshtje, portrete të plakura, vyshkura Rrudhura jetës dhe vdekjes që këmbëngulnin
Dhe projektonin brënda zhvillimit,.
Ky! Afrohej gjithnjë duke parë progreset, si pika,... Tretësirë.
PROJEKSIONE .
Mbrëmë! Zbërtheva,... Pitagorën tavolinës jeshile
Të stekave të gjata konike, si bisht komete mashtruar
Rrezatimit këmbëngulës dhe përçmimit... gjeometrik.
Sot!...Zbërtheva teorinë e joshjes gravitacionale
Brënda goditjeve të fushës së trekëndëshave
Mbi fakte të pa njohura sferike dhe rikthim,
Të forcës shtytëse, kundërveprim në arkivim.
Nesër?!... Vazhdoj!... Trysnive
Filozofike, teorive shkëncore që rrokullisin
Dhe ngrënë botën mbi një vështrim të gjatë
Shtratit jetësor rrëshqitës, mes shpirtit dhe vdekjes
Krahasuese metafizike, eksportimit të fakteve
Matematike, koleksionit faktik të përzgjedhjes
Njerëzore ku mediton gjithësia të na vjedhi,...
Mbi gjykim.
TRIUMFE HIPOKRITE.
Ballafaqimit hipokrit të triumfit mbi përjetimet
E bukurive cfilitëse dhe mashtruese shkujdeset
Bota, përballë argëtimit dhe mjerimit njerëzor.
Ato, zvariten frontit të përkujdesjes, mungesës
Dhe reshqitjes së mashtrimit, tradhëtis që i përshkon.
Kaosi shpirtëror i pa ngopur, i programuar gjahtarit
Tretet, përpunimit të ndërgjegjes që humbet fjalët
Kur zbret perendisë së haruar dhe të braktisur
Pabarazisë pështjellueses, degradimit të drejtësisë.
Dekadat, rrokullisen si mijëvjeçaret shkëlqimit
Dhe sarkës së tyre rinë varrur historisë përsëritëse
Si krahë gladiatorësh dergjur,... arenave në shpëtim.
Teleskopët! Drejtohen hapësirës studiuese
Dhe humbasin funksionin planetit ku krijohen.
Ato, zvogëlojnë dhe zmadhojnë parametrat
Tronditëse mrekullibërëse dhe realiste thundrave,...
Të gjithësisë.
Studimi, insistimi dhe përpunimi i mistereve
Progresive tejkalon, kombinimin realist krijimit fantastik.
Mendimi i pa ngopur nuk thyhet progresit, po shëmbet
Përballë bukurisë që rrënon prej zilisë agoninë e më
Fisnikes së planetit,... jetën!
Trëmbej fisnikja,... mburjes! Shuhej dhe thërmohej
Rrezatimit qiellor si teleskopët që humbasin funksionin
Përballë dritës,... verbuese, ndjeshmërisë që nuk përjetojnë
Emocione në lindje as’ në perëndim.
Ne!... Thyhemi.
Thyhemi përballë bukurisë të pa ngopur
Dhe reflektojmë si teleskopët,... Largësisë.
MUROSJE .
Lindëm përballë ortekut të ankthit, njërezor.
Me ne lindi stresi edhe ai,... i rropatur derdhej
Në mes të murit dhe nurit të bukurisë.
Përballë nesh, shuheshin buzët. Përmendores granitiane
Ngriheshin urejtje që varnin lartësitë si ylber qiellor
Argëtues mes ngjyrave të zbehta e të ndezura frikës
Së përsosmerisë. Të mpira, dehëse, ngatëruese dhe
Degraduese paraqiteshin destinacionit të kërkimit.
Asnjëherë nuk matëm pikën e mbështetjes të këmbëve
Ylberiane, as thyerjen dritëdhënëse të lartësive qiellore
Mungesës së aparateve refleksioniste, riprodhuese dhe
Rrezatuese fushave të aktivitetit mbi trupat trasparent
Prizmit kristalor.
Pikë rreferimi?!...
Ëndra të çapitura që humbasin arsyes
Si hapi feminor që pranon vetëm refrenin
E ngjitjes dhe zbritjes pjedestaleve të përkohëshme
Përballë fortësisë dhe murosjes,... granitiane.
ABSTRAKSIONIZËM
Ndryshimet neologjike ja përshkruajmë
Jetës
Mbi çdo moment joshjeje, afrimi
Gjykimin?!...Ndoshta
Urtësisë përpunojmë.
Moment i masës ndryshe tejkalimi
Ashtu, si abstraksionizmi preferues
Tezën ndryshe të realitetit konkuron.
Të pa bindurit.... depërtojnë gjykimit
Apo momenti që i rrethon e zbukurojnë
E tradhëtojnë?!..
Kurioziteti i jetës?!...
Njohuri e pa njohur abstrakte
Ndaj urtësisë së fjalëve tona kur gjykonim
Pasurinë apo...
Në mes të rrugës u zhveshëm prej politikës
Së thesarit?...
KUNDËRVEPRIMI .
Dialogu! Nisej gjithmonë udhëtimit me murret
Përgjuese të kështjellës, si pjesa jonë e pandarë.
Ato! Rrinin pranë, dëgjonin dhe përgjonin
Duke prurë aq afër dhe larg nesh drithërimin
Që ishte kthyer mit dhe pjesë e alibisë tonë.
Këmbët dhe duart! Kërkonin mbështetjen energjive
Vepruese jashtë ndërgjegjësimit mashtrus.
Mungonte dinamizmi paradoksal i suprizave
Dhe përkthimi i meditimeve fushave vepruese të tij.
Interpretimet në krahë të njeri tjetrit,... me dyshim!
Mbështetja e fortë, ngjante si thikë dhe frikë
Kombinuar levizjeve ritmike të hapave tona.
Dinamizmi! Tradhëtonte vetveten vendosmerisë
Së shpresës dhe haresës, jashtë verbalizmit tonë.
Ai! Majtas, si barometër i vendosur trysnisë
Së matjeve dhe mbetjeve presionit atmosferik.
Rrugët? Tkureshin si Ne stërmundimit duke ngatëruar
Vizionin e udhëkryqeve ku paraqiteshin pa mbarim
Dhe çfaqeshin gjithmonë ciklone dhe stuhira
Pengimit të planeve imagjinare mes nesh
Dhe të ardhmes provokatore,... supriziane.
Udhëkryqet! Janë vende magjish dhe mashtrimesh
Komplementare mungesës së shenjave, në histori.
Rrotullimet kohore? Shprehnin udhëzime, eufori,
Vizione të zbehta dhe reale gjatësisë ndertimore
Dhe ndryshimit të përmasave, trysnisë barometrike
Si satelit kacavjerës hapësirës hegjemone, por jo
Vazhdimësisë.
Ne! Shtynim,... historinë dhe mendimet ndizeshin
Dhe çthureshin si këngë gjinkallash pambarimisht
Vapës mashtruese dhe fuqisë së rezonancave magjike
Të tyre valore mbi një trumbetim çthurës, hapësinor.
Dekoracioni! Monoton, i zhurmshëm dhe trumbetues,
I zbehtë dhe i errët dritës dhe largësisë kantjerjane.
Ndërtimi i tyre! Aplikohej ndryshimeve patologjike
Materialit jo inert vazhdueshmerisë së krizave periodike.
Materiali inert?!... Përfshinte vetëm njerëzit mposhtjes,
Tkurjes dhe shqetësimit të rëndësisë mbi qetësinë,
Krenarinë e thelbit të asaj që gjithmonë po trillohej.
Qyteti im!... Shtrihet kodrave, si perenditë lartësive.
Rrugët dhe rrugicat, rrotulloheshin këmbëve tona
Si një qark lëvizës dhe rrëshqitës pa drejtim.
Të gjithë i shmangnin rrugët si fuqi progresive.
Pikat e heshtjes?!.. Gjatësi magjike pa referencë.
Planet! Paraqiteshin si rrugët. Të gjera, entusiaste,
Të frikëshme dhe galopante brënda një riciklimi
Standart dhe periodik koherent, vetëm akrepat...
Rrotulloheshin sipas vetisë së joshjes të gjilpërës
Magnetike, gjithmonë drejt veriut,... Të ngrirë.
Fenomenet magnetike ushtrojnë kthim misterioz
Energjisë së detyrueshme dhe joshëse veprimit.
Kontrastet! Ndodhnin gjithmonë buzëve tona
Të heshtura, shprehjeve psheretuese pa ëmbëlsi.
Drithërimat! Ftohtësi e tejzgjatur si një ring
Hemisferave trunore formave hermetike pa rrjedhje
Dhe devijime ku rriteshin brënda përgjimit
Dhe zbuteshin,... shikimit ikonik të vazhdimësisë.
THEMELE UTOPIKE
Tokën fillova të gërmoj
Qiellin... që të zbrisja.
Themele urash s’mban ai
Dhe unë,... po therrisja:
«Bindu o qiell, zbrit gjër poshtë
Spiralet unë të ngjitem.»
Dhe pse mbi vete po të mbaj
Frymëmarjen,... s’ma dremite.
Një shtrirje thikash jetën mbart,
Asaj po i vërtiten.
Jetës,... shkallarë degdisjesh i shikoj,
Një plantacioni që s’ vjel dhe dua,...
Ta ndërtoj!
Jo mbi misteret, gjithkush le ta kuptoj,
Mbi gjerësinë e « tradhëtisë,...»
Të tradhëtoj!
KOHË KAMIKAZE.
Krahë!... Të flakura.
Trupat?!... Coptuar
Majtas, djathtas pa adresë
Varri as morgu në mëshirë!
Aty!... Humbisnin mjetet dhe trupat,
Shqyheshin si prej hienave dinamitit.
Mjekët!... Çfrenuar, humbën përfitimin
Duke u përplasur bisturive që i trajtojnë
Dhe i tradhëtojnë... pa etikë.
Tmer! Mbi bukuritë e viteve,... bisturitë.
Ato! Rënkonin, skenave që afroheshin
Qanin dhe ngrinin dimrave prej gjakut
Dhe jetës që kurrë nuk shpëtojnë,...
Në detyrë.
TEJKALIM KUFIJSH .
Sa amorale është koha,
Logjikës!... Çthuret
Ngjall shpresa përfitimit si entusiazmi
I avullit
Ndërthurjes dhe këmbënguljes lartësive,
Kur bien?!...
S’njohin kufij dhe prapë s’munden kurrë
Të na sundojnë!
MALL I TRETUR.
Ngritje kështjelle dhimbja jonë
Coptuar muret,... s’ mbajnë!
Mes ëmbëlsisë së varreve jeta!...
Trilluar bëhet.
Mbasditja,... shuhet, n’ errësirë
Si jeta prej rrënkimit!
Një dorë e fortë ky,... rrënkim
Që falje kurrë s’ kërkoi.
Si bishë nata na rreh publikisht
Dhe tretet,... ngrohtësisë!
Mes dhimbjes?... Përkëdheli
Dhimbjen tonë shpërndajes triumfoi.
Natë!... Dhe pse u rrite trumbetim
Do shuhesh, si bastisje!
Mes shndritshmerisë së pikave
Loti,... të shkrijë... gëzimit.
LOT PREJ LOTIT.
Sa shumë lot qiejve
Plotësuam prej gëzimit
Dhe ai?!...
Mposhtjen vetvetes po kërkonte
Dhe thatësirën na dërgoi...
Prej mërzisë!
DHIMBJE NËNE.
Pranverës!...
Mbijmë si lule
Mes dhimbjes së një nëne
Kur jetën bie
Varrur qafës si torbë,...
Të qarën tonë.
VENITJE.
A ka perendim mbi bukuritë ëngjellore?!...
Pasojës së rezonancave dhe lyerjes mposhten,
Si shpirt i pa mbrojtur dhe i penduar iritimit!
Kaltërsisë hegjemone, nuk mundet të qëndrojnë
Brënda freskisë,... mundon çfrytëzimi,
Nuk flitet më përsosmerisë.
Perendesha e tradhëtisë Ati, këmbëkryq qëndroi
Ndjenjave, ndërgjegjes së tradhëtuar, gabimit.
Vazhdimi!... Mbi turp a kënaqësi, ata që u lodhën
Ndjenë,... shikimin përmbi gëzim a hidherim
Përmbajtjes, së lavdisë!
Një mposhtje jete troket kujdesit sipëror.
Përkufizim i mirësjelljes s’ mund të jetë freskia
As fantazia e bollshme e një zemre të ndjeshme
Kur ledhatimin pranon po prapë,... i mungon!
Nënshtrimi aktoresk, triumfon, digjet,... nën një trysni?!
Mërzitja dhe venitja çthurin, vyrtytin e tradhëtuar
Si meteorë jashtë rimikës pavarësisë, të lartësisë.
Ai!... Përplaset dhe përpin shpejtësinë çfrenimit
Të gjej prehjen diku, gabimi, e pse s’haron kjo gjithësi.
DIJET KUR MARRIN UDHË.
Dielli sapo lind në fshatin tim
Dijet,... i merr prej krahu.
Sodisin botën anembanë prapësitë,
I lënë, gjithmonë menjanë nisin
Të pleqërojnë.
Zogjtë aty po ligjerojnë
Si gjethet,... kuvendojnë.
Na lënë në vjesht, na tradhëtojnë
Sërish për të filluar
Një jëtë të re plot gjelbërim,
Ku gjërat,... marrin udhë.
Aty! Ku ngjizej jetë e re
Pranver, të jet, gjithmonë!
Atje ku nata bëhej ditë
Dhe vesa,...zgjonte,... natën.
Diellit kthehen që të ndrij
Trishtimi,... s’nis me jetën.
Mes luleve fole duart, u gjakosën
Foles ku jeta,... triumfonë!
1993
URTËSI E TEJSKAJËSHME!
Mes qetësisë!... Lajme shtrëngatës
Mendore po sfidoj!
Mendime mbi dremitjet letargjike
Nuk mundet.... të na zgjojnë.
Shpreh edhe hesht!.... ...
Mes urtësisë që ngrëmë
Lartesive, kundërveprimi,...
Na mungon.
Shkruaj, shuaj dhe përpunoj,
Si këngë që mjelin joshjen
Dinamike,... shpirtin tonë.
I mbyllim dhe kthehemi,
Heshtjen ngurojmë!
Mes melodisë së heshtur,...
Torturojmë!
PORTRET MËKATI.
Si një fillim ku startin nis
Dhe mposht gjithshka
Vështrimi:
«Moj bletë!
Thumbin lëshon dhe dhimbjes,
S’gjej gëzimin!»
S’më mposht tensioni i rastësisë,
Mes qetësisë,... ankthin e prish
Mos gërshetimi i harmonisë.
Sa faj mungon, qendron...
Përballë.
Etikës së perendisë,
Nuk derdhet mallë!
Mes kthetrash rritesh
Shkarkim,
Shkatrim!
Mëkat një mur, që s’do ndërtim.
Mëkati! Vetëm?!… na zbërthen!
Mëkat!...
Pse mbanë ti,... kaq shumë
Portret?!... ... ...
PROGRESION APO HIPOKRIZI?
Frymës qiellore! Si tretësirë miqësie gjezdis gëzim.
Dëshirë e pathyeshme perendie a provokim?!...
Zili e iritimit, ngrihesh konjukturës së lumturisë
Dhe shëmbesh,... shpirtit pa vyrtyt që s’të gjezdis.
Galerisë njerëzore? Çthuresh! Thellësisë së dhimbjes
Zgjohesh si paradoks jo iritimit, lumturisë!
Mes shkrimesh mbartesh... si një oaz dhuntie, liturgjis.
Akti i madheshtisë, diamant i hidhur, lumturis!
Britmës së luleve themele ngrë... dhe i përmbys
Si një rëfim kurioziteti i një gravure bukurisë.
Progresioneve?!... Rritesh një Φ, pafundësisë.
Spektër kristalor, përmbysje sjell mbi rrezatimet
Mes thyerjeve të gjithësisë.
Në shumëfishim të gërshetimit?... Përplasje mendimi.
Forcohesh diapozitivëve si amoral gëzim, dërmohesh!
Përshtypjeve mbi progresion po provokohesh,...
Hipokrizisë.
ZGJIM LEGJENDE
Deti!... Pushtonte trupin tëndë pa rreshtur
Meditimit,...shikonte jetën luhatur rrymave
Që zhvillohej dhe ngjarjet,... kalonin,...
Përtej dhe pro zilisë!
Pranë bregut, u ndruan shumë role midis nesh
Aty! Aty ku zvariteshin ndjenjat dhe ledhatimi
Kalonte kufijtë e shtrengimit të dallgës
Si hallkë çorientuese legjendave zgjimore
Shtrirjes dhe tendosjes pa kufi,... trupit tëndë.
Ti!... Ngjeshjes!... Gëzon dhe turfullon.
Dallga, të rrok përzierjes së saj shtirëse,
Lajthitëse dhe hipokrite kërkesave të tua
Formës,... që i çfaq.
Braktisjen tënde dhe përqafimin absolut të saj
A mundet që ta mbroj?!...
Joshjes! U poqe krypës si qielli rrezeve ledhatuese
Që lëngojnë transparencës që kanë dhe s’i kupton.
Lëngimi?! Nuk i përket tretjes, po humbjes së mbretërisë
Mbi startin ku përkisje dhe nëse tretesh mbi të,...
Sjellja jote privohet euforis dhe mallëngjimi që të ka
Pushtuar,... ... të përket.
QËRPIKËT E TU.
Qërpikët e tu!... ...
Mernin formën e harkut ylberian
Ku kaloja lartësitë
Dhe kaltërsitë për të zbritur,...
Lotit... tënd!
Këto!...
Si një ujëvarë gjigante mbysnin
Anijet e shtratit tënd veç mua
Më udhëtonin, ... ...
Prehrit më të ngrohtë!
FORCË GRAVITETI.
Besimi, vendosmeria dhe iluzioni i jetës, stis
Konkurencën ekuacioneve me të pa njohurat
E relacioneve mes zgjidhjesh,... në sundim.
Zoti! Bëhet i prekshëm vetëm apatisë sunduese
Shpirtrave dhe mendimeve fatkeqe kur tërheq
Mbi lartësitë proekupimin hierarqik?!...
Peshës që mbartim s’ duhet ta trëmb zbritjes,...
Prej aty.
Rëfim besimi nuk ka bërë, as’ mirëbesim
Mbi gravitetin gjithësisë.
Lutjet dhe lotin nuk i përfill dhe pse e kërkojmë
Prekjes tempujve ngritur, mbetëm, idealit
Që shmanget në sfidim!
Shmanget utopive hyrëse mendimeve të pa
Përfunduara egzaltimit të etikës
Përshtatjes, formës dhe qortimit në eksportim?...
Sapo na merr,... vendos flakën gjithësisë
Se shuan jetën,... flaka.
Si puthje e ëmbël vdekjen stis, me jetën
Rritet, malli!
Shkëlqen shpërthimi i jetës, drit magji
Dhe llava,... prej gëzimit.
NDJENJË
Brënda aromës tënde
Dehshëm
Le të mbrohem
Dhe le t’ më mposht ajo...
Qe se mendoj.
NË START.
Pas lodhjes së përditëshme aktiviteti i trurit,
Merte trajtim special si një fushe magnetike
Poleve të çoroditura por jo zbehjes, në veprim.
Shtjellimit! Udhëtojnë si barometrat trysnisë
Së izobareve informimit njerëzor.
Udhëtimi ynë! Çorodit format e etikës drastike
Njerëzore. Ato! Janë thurur si një qilim
Jo preferencës së dijes nxitëse veprimit,
Po shpërbërjes,... në veprim.
Mashtruese, elektrizuese vazhdojnë atomet dhe qelizat
Zbërthimeve ngarkohen, shkarkojnë devijimeve
Si përmbajte epidemie tabeleje zgjerimit,...përfundim.
Relativitetin dhe qetësinë, e zgjojnë trajektoret
Manifestimit të trupave jo qiellor, po impulsiviteti
I shpërthimeve trurit me objeksion starti, jehonën
E njohjes, shpalosjes gërshëtim.
REAGIM I PANJOHUR.
Dialogu!... Zhvillohej ndërmjet dy botëve.
Afërsia dhe largësia, ndarja mes ferrit dhe
Parajsës ëndëronjëse, përpëliteshin dhe nuk
Dëgjonjin zërat, britmat dhe thirjet e jetës.
E zbehta egzistente, e humbiste ngarkesën
Ngjyrës së dialogjeve kaotik, çthurjes
Ëngjellore grisëse, përafërsisë hapësinore,
Zbrazëtisë!
Bukuria! Qendronte buzë humnerës së frymës
Së shenjtë po edhe ajo,... tradhëtohej!
Ngjyrat preferuese, humbisnin udhëtimeve
Egzistencialiste ndërsa agimet ëndëronjese
Humbisnin puhizave emërgjente në kalim.
Vet ferri, u mërzit pranimit se e panjohura
Trokiste të përditëshmes së tij.
Dera e pranimit, u mbyll ashpër rrënkesës
Dhe çthurjes që shikonte mbi këtë botë.
Vështirësi, sforcim frymëmarjeje, kërkesat?!...
Zhdukur dhe strukur strehimit stërmundues.
Diku, dikush, të gjithë... s’ këmbëngulnin.
Mbuluam imagjinatën dhe kjo u mbështoll
Frymëmarjes si e shenjtë... në kërkim.
Përgatiteshin përzierje jashtëtokësore edhe ato...
Humbisnin erërrave planetare, rrezatimit verbues,
Shpërthimit dhe gjëmimit arterial anemik.
Të gjithë! nuk preferuan dëgjimin, po shikimin
Interesant ndëshkimit të çudisë mbi paditurinë
E legjendave kur kalonin kufijtë,... misteriozë.
APARTIZËM
Sa largë,... largë fjalët
Përpëliten zemrës kur rrëmbejnë
Dashuritë dhe mirësit!
Mes tyre! Humbasin zbukurohen
Dhe rriten të gjitha mitet po prapë,...
Prapë vonojnë apartizmat,...
Në krijim.
Apartizëm = Ndërtoj, përbëhem, garantim, gjendet etj.
TEJKALIM UTOPISH.
Unë! I përkas realitetit të novacioneve
Të përhimta dhe mrekullibërës njërëzor.
Këta!... Mbajnë gishta magnetik,
Këmbë galopant, gjymtyrë hapësinore.
Sinteza, e gjithë mendimeve krijuese,
Rrotullojnë botën në drejtim të kundërt
Mbi kurse planetare progresive brënda
Dhe jashtë galaktikës duke kërkuar,....
Mrekullitë e pa përfunduara, në formim.
BREG I STËRMUNDUAR.
Ortek zbriti dimrit rëshqitës, flladi i dashurisë.
Përplasjet! Thërmime rrokullimës,... prej zilisë!
Karakter i fortë, inatçor, shëmbët triumfit
Ndjeshmërisë së tej skajëshme, buçimë rënon!
Ajo!... Shtrihet,... shkrin,...
Trupin famës, rrit ortekun dialogut,
Komunikon zjarrin stuhisë nënshtruese,
Bregut trishtues dhe tërheqës, marrëzisë
Që fundos mungesën hije,... të magjisë.
MISTER.
Mes ledhatimit trupi!...
Humbiste.
Qëndronte i gjatë si komet dhe tretej
Brigjeve të metastazës së tij,...
Shuarjes.
Buzët!...
Lageshin si skaf misterit përallor
Udhëtimit.
Ekspeditat!...
Lulëzojnë pafundësisë
Duke thyer
Ashpërsinë e tempullit
Përzgjedhës.
RECITAL.
Recitali i zogjve
Vazhdonte të tradhëtonte
Bashkësitë pa zgjidhje.
Stalaktitet!...
Lëshojnë lotin përplasës
Prej lartësive
Jashtë mundësive
Kërkojnë shkëndia,...
Diturisë.
VELLO FANTAZIE.
Pamjet egzaltuese dhe egzotike, magjepsnin
Dhe skalitnin reflektimin e hënës trupit tim
Det magjik!
Rrotull e rrotull dritës kreh natën
Si një mendim i bardhë, i artë, dritës
Që kthen dashurinë,... kundërveprim!
Vëllimi pranveror! Ledhatohet si fllad shpirtit
Dhe huton si bukuroshe egzotike atmosferën
Mbushur motive trilluar epilogut letrar.
I njëjti breg jemi. I ledhatimit, revoltës,... nanurisjes.
Energjitë!... I zbërthejmë bukurisë pa trumbetim,
Si një koral.
Përcjellin mbrëmjet dritën magjepsur si vijëzim
Përspektive, ngushtimit dhe zgjerimit gjeometrik.
Vello fantazie drita shpërthen,... buzëqeshjen
Dhe dhuron vëzhgim mbi mirësit nga largësitë.
Rruga ngritur, kalvar o Hënë drit zhgënjyer!
Dritës memece s’matem, as’ kahjeve të verbëra
Krehjes së çthurjeve eksofrenike në kërkim.
Vështrimit tënd të zjartë, përpiqem,... të flakem!
Mbi vete më merr si pluhur komete trokëllimat
Psheretuese o zjarr i madh, shurdhë, lutjet kalimtare
As’ të ndezin, shuajnë dhe mbysin,... largësitë.
Puhizës pranverore, i dëgjojmë lutjet si dashuri tinzare
Zhgënjimit të natës që i merr prehrin,.... një shtegtim.
JO AKUTE.
Si britmë, gdhihet,... skamja!
Ajo! Është ulur këmbëkryq,
Nuk merr mërgim.
Na u ngjit shpirtit dhe zgjerohet
Buzëqeshjes së fshehtë, veç majat,...
S’ i arrin.
Shurdhe, akute, dridhëthellë pasuria
Brengave, vazhdojnë të na përqafojnë,...
Në qëndrim.
26-10-05
KONTRASTE.
Debatit!...Rranë, yjet vezullimit të dhëmbeve
Që lakmuan shkëlqimin dhe qëndrimin mahnitës
Përsosmerisë së fatit, fytyrës buzëqeshëse.
Si llogaritë pa pretendime zhgënjyen,... ngrohtësinë!
Konkuronin hapa të rëndomtë trotuareve shqetesuese
Që mund të nisnin burimin e jetes mbi një trup
Përzgjedhës, duke lënë shpirtin të sodisë, mbi vezullim!
I madh kraharori; Gëzon zgjim galaktike dhe niset
Të përmbledh meditimin mistik!
Na shëmb, dhëmb, faktori jetësor përpëlitjeve
Si e çarë tokës vullkanike... në zhgënjim!
BUZËQESHJE VENITËSE .
Fotogonike fotografia, si litar tendosur udhëtimit
Të ciklit ritmik të viteve. Zgjon dritë jete dhe ërësire
Qëndresës përkrah sendeve, objekteve medituese
Që sodisim natyrën dhe veten, misterit transformim.
Euforia, besimi, trishtimi, udhëtojnë mbi letrën
Gdhëndur jetës pa jetë dhe... këmbëngul!
Këmbëngulim shkujdesjes vizuale ngjyrës dhe gishtat,...
Reshqasin ledhatimit rikthimit kohë, nostalgjisë.
Sendi pa shpirt!... Rimer buzëqeshjen dhe lë trishtimin
Të udhëtojë meditimit,... vetmis! Kërkoj letrës jetën
Kujtime, përzgjedhjes lartësisë së ritmit,... fotografik.
Buzëqeshjen zbehëse ftojnë mankthit shkurtimit hipokrit!
Lëndoj shpirtin letrës trishtim, origjinale mashtrimit
Ngjit shkallët brezave, në zevendësim.
Ajo, pret shpirtrat fisnik dhe mëkatar mbi një
Varrezë dollapi ose album shtëpie,... tradhëtar!
TEJKALIM PASIONI!
Mbi vështrimin e syve
Të tu
Shtroj jetën,...
Pasionin,...
Guximin!
Udhëtojmë, bukurisë natyrore!
Dehja e saj, trondit trurin
Bukurisë tënde që tejkalon magjinë
Si vera nektar,.... dehjes së saj!
Unë!...
Shijoj prej teje
Caqet dhe masën e tejkalimit
Të bukurisë ndjellëdhënëse...
Proeretike.
PËRKUSHTIM.
Galaktikës!...
Kërkoj t’i shkëpus
Kohën që s’më kushtoi.
Mes pritjes së saj?!...
Kërkoj gjithçka ta stërmundoj,
Se më haron!
PËRÇMIM.
Shkunde dallgën,
Përplase mbi shkëmb,...
Fillon të qesh!
Shkëmbi si tretet,...
E përçmon!
Mendimet treten jetës
Mbi tehun e vdekjes
Flakë,... fillon jeta...
Të flakërojë!
PËRKULUR MJERIMIT.
Mëshirë për ne apo jetën që pushtuam
Dhe zvaritëm në mjerim?!...
Shpresa mbi ne u ndez.... edhe u shua
Si një lavdi e pjellorisë së larvës... në krijim.
Mbetën ata. Ata!... Grusht rizgjedhjesh
Pronash dhe mblodhën nevojën si pushtim.
Trysnia shpirtërore, u rrah mjerisht
Skutave, si vepër e nevojës në krijim.
Dhe rrugët zvarrë mbetën,... kërusur
Dhe krenar
Monopatit të vetëm që treguan trupit
Në shtegtim.
Nuk qeshi buza. Të rrahurat!... monument
I priti jo tipit erotik që gozhdon jetën, faktorit,
Po misterit hipokrit.
Tundim të rrahurat, Ato! Endeshin ëndërave
Që mbulonin kurorën rrëpirave
Si një ushtar i pa njohur, tradhëtisë!
Të gjallët! Kalonin vetmis dhe errësirës,... ankthin!
Tmerojnë mjerimin dhe sapo e shqyejnë, braktisin
Ulurimat kërusur vdekjes reagojnë, pa ngrohtësi.
Janar 1991
ÇTHURJE GJEOMETRIKE.
Lugina!...Shtrinte shtratin shekujve përballë qytetit
Rroptuar erozionit dhe njerëzve që e zbukuronin
Dhe e ç’thurnin,... në ndërtim.
Ato, prezantoheshin peripecive ekstra, jashtë krizave
Elitare epror vartës, me origjinë të veçantë gdhëndjeje
Bukurisë robëruese përjetësisht rinore, çvendosjes.
Vendosja e qytetit pjerësisë, trëmbte dhe mbyste
Lutjet lartësive se loti,... mbyste veten!
Një mënyrë ekspresioniste e pa përseritëshme sa dhe
Realiste, si pjerësia, që përfshihej jashtë ligjeve
Gjeometrike dhe nuk pranonte asnjë kundërshtim.
Malet! Strehonin dhe mbulonin prehrin e tyre
Si darë lodhëse dhe lidhëse ashpërsisë përmbledhur
Dhe mirësisë shprehëses shkarkimit të britmave
Çvendosur metabolizmit pa shpirt, natyror.
Në acarimin e tyre ato, shkarkonin shkëmbinj dhe
Materiale inerte parakalimit madhështor brënda
Dhimbjes së epokave, qetësisë dhe iritimit relativ.
I heshtur lumi dhe i mpirë
Emërtonte ngadal- ngadal luginën
E Drinosit në bollëk... të bukurisë!
Iritimi, shqetësimi, përmbytjet dhe zgjerimi i shtratit
Gërryenin dhe prishnin mantelin e saj,... nuseror.
Lugina, aplikonte kërkesat ndaj lartësive po tepër vonë.
Çdo gjë anullohej, tretej dhe humbiste hapësirës me lutjet
Dhe mllëfin që nuk përcilleshin gjykatësit,... Perendisë.
Shpërthimeve, pllakat tektonike shpërfytyronin formën
Duke çoroditur çdo mënyrë vendosjeje formës tokësore.
Gjithçka, buronte prej thellësisë së shpirtit të saj gjer
Lartësitë e maleve që mbanin nën kontroll levizjet,
Metamorfozën e saj, qytetin dhe njerëzit në ndryshim.
Njerëzit!... Zgjodhën zgjidhën mes kontradiktave
Formën, ndërtimin dhe mbulimin e objekteve mbi
Arkitekturën pagane, ekspozimin e veçant teknotropik
E ikonik muzeut gjigant amfiteatror e proklamatik.
Ky! Tepër ngacmues mungesës së një ciceroni, humbiste
Brënda madheshtisë së heshtur dhe aktoreske qytetit.
Njerëzit, lumi dhe erozioni,... bashkvepruan siluetës
Së luginës, liruan frymëmarjen, arkitektura zhvillohej
E pështjellohej kthjellimit dhe bekimit pa pendim...
Të perendisë.
MERITA JOSHËSE.
Vetëm nata, proekupohej dritave që u fikën!
Ajo! Filloi të rrënkojë për një të të drejtë të dhënë dhe të
Mohuar si një trumcak i trembur zhurmës, në shpëtim.
Errësira! Përpinte qytetin dhe endej tulatur dhuratave
E meritave joshëse vullnetit njerëzor përballë acarimit
Psiqik të kohës që kalonte.
Qielli,... sterë! Toka!... Integral.
Njerëzit, kaluar vlerave mendore të erësirës, me to nxijnë!
Mendimet?!...
Si gojët e errëta prodhonin,... marrëzinë!
Gëzonte mjedisi lumturinë hipokrite dhe kamufluese
Të errësirës megjithëse, të gjithë të haruar prisnin,
Prisnim sërish errësirën.... të mos gdhij.
FTESË.
Jastekut mbështeta kokën ai, merte përmasa
Gjigante
Dhe çdo fantazi e realitetit,...
Më tepron!
I ngjante haremeve jetë ngushta ku frutat,...
Derdheshin
Dhe nuk mjaftonin, ato rinin përkulur dhëmbëve
Që pjellin dhe shqyejnë vetëm,...
Hidhërim!
O nur i bukurisë, dritë, mungon dhe kontribuon
Ngritjes dhe ngrirjes së epokave jetësore, pak gjëra
Mungojnë veç ne!...I mungojmë jetës që na fton.
Rreshtohen njerëzit historisë krenarisë shpalosur.
Mes tyre, mpirë shpatullat, lartësitë, këputen si gjethet
Dhe jeta merr zhvillim oqeanik jo thellësisë, po zbulimit
Të mistereve të saj si rrëkezat që gjurmojnë vetveten....
Turbullirës
Galopante ëndrat, ndonjëherë, ngjajnë,... përshkrimit
Mitik dhe fashitjes mbi botën po prapë,... teprojnë
Relativitetit të dallgëve dhe përzierjes hapësinore,
Stuhive psheretuese panteike.
Jehonës, çahen dëshirat e pa përmbajtura, tejkalohen
Fantazive me psheretimat që shuhen si e njohur
E vjetër e viteve degraduar startit, në mendim.
INTIMITET I HUMBUR.
Afruar detit, qielli...
Humbiste!
Valën e njeri tjetrit merrnin
Dhe po dhuronin...
Kaltërsinë.
Një çmallje e madhe stërmundimesh
Rrënkimi i parë
Mbetej gjithmonë së s’ preknin dot...
Mbi thellësitë.
PA RRËFIM.
Një thikë e ftohtë çante në mes, ditët e mërzitëshme!
Gjithçka, gatuhej dhe përpunohej madhështisë pa fill.
Një sy, i ndarë; I ndarë qendronte përballë qenies tonë.
I ftohtë, i acart, i gurtë skandalit mortor që të përpinte!
Hukatjet dhe ne,... degjeneronin, nuk linin më rrëfim.
1989
REBELIM SHTEGTAR.
Një ikonografi të përkryer vështroja shkujdesur
Buzëqeshjeve që zinin vend dhe mbeshteteshin
Fenomenikisht shpirtit tim.
Diku ndjenjat, të heshtura si zemrat dhe fjalët
Preknin vetëm buzët, mbi një shikim perspektiv.
Dita, dridhej dhe derdhej gëzimeve, thermijave të saj!
Ajo, linte kohë sarkofagut të harxhonte dhe zbehej,...
Ëmbëlsisë si një grua që shtrydh gjoksin detyruar,
Fatkeqësisë! Udhëtimi, rebelim shtegtar si zogjtë
Bindur bukurisë dhe dhimbjes ndaj jetës.
Deshirat, mbeten,... pasagjerët e trenit të vonuar.
Pasionet!... Zbërthehen vullnetit të brishtë, trazuar.
Le të mbeten bastardët zhvillimit të vonuar
Si dridhjet mbi trupat kur çlirojnë,... energji.
ANTITEZË
Natën e acart, ylli polar,... më ngrohte!
Vet nata, ngrinte, kockat!...
Krisnin natën që rrënkonte
Dhe gëzonte errësirën e dremitur në përgjim!
Me mijra vite dritë largë, luftonte, të dërgonte...
Madheshtinë! I ditës shtegtar natën!... Vezullonte
Mbi rreze gjymtyrësh që zgjaste dhe pse i vareshin
Dhe vriteshin pa kursim përpjekjeve që i tendoste
Dërgesës prej foles, në zgjim.
Gjymtyrët anormale të tij përvëloheshin betejës
Egzistencialiste të trajektoreve përpëlitur ndriçimit
Të gjithësisë. Nervoz, kapriçoz dhe tekanjoz kur dritën
Humbiste, çoroditej, ligjeve shkencore të artit,... asterisk.
Drita, krenohej dhuratës së pamjeve rezatuese që sillte
Konkurencës, zberthente transparencën dhe mundohej
Si Diogjeni në mes të ditës përkulur kandilit mbi
Përzgjedhjen njerëzore që shtohej e vritej iritimit
Të numrit,... infinit.
Përgënjështrimit, prisja kandilin të shuhej ndërsa ai,
Këmbëngulte si nata jetës anemike, frymëmarjes
Aritmike të saj që çthurej, çthurej me njerëzit
Realitetit hipokrit.
Për dikë, pamjet,... magjike, endeshin dehur turmës
Dhe frikës, fantazisë së jetës ku vet jeta!...
Ndryshonte bukurisë mes torturave të artit,... dramatik.
Planetit! I shkuleshin brinjët dhe çaheshin kraharorit
Që përpinte të gjallët mes dallgësh, si cunam.
Gullçimat!... Me llavën lart i hidhte qiellin të vriste
Dhe ai qeshte kurajos që guxonim,... ëndërak.
Toka, mbartëte inat metodik ndërgjegjësimit të saj
Idesë, si një planet i dytë,... arestimit të jetes gjithësisë.
E vetme dhe absolute donte të gëzonte shpërthimin
Jetësor përgënjështrimeve që i afroheshin anomalisë.
Acarohej revolta paditurisë dhe vonesës së qendrimit
Vobektësisë, kjo, si inflacion i vjetër i një monedhe
Haruar shkëmbimit të shekujve që kërkonte vlerat
Historike, në këmbim.
Toka zonjë, zhyste trupin e saj ngadal – ngadal
Thëllësisë së lumenjve, deteve dhe oqeaneve
Që lanin, lyenin dhe ledhatonin trupin e saj
Mes krenarisë dhe shlyerjes së mëkateve!
Mes gëzimeve dhe përpëlitjeve të saj, përplaste gjymtyrët
Duke dërguar lartë, shumë lartë ujin që freskonte dhe
Çorjentonte qiellin të lëshonte anatominë e tij në pika
Gjerdan, shpinës së tokës që zgjatej idesë në ndryshim.
Loti, tkurej dhe zgjerohej anatomisë së tij
Si udhëtim vargmalesh qiellorë,... trishtimit!
Ai, zbardhte, gëzonte dhe nxinte qiellin
Kulmit,... të mërzisë!
Hapësirës kaotike, përgënjështronin denesat
Vdekjeprurëse përplasjeve vizionare, ripërsëritëse
Brënda vuajtjeve çfrenuese në përfundim.
Rrokullisjes, hapësinore dhe tokësore loti qelizë
Zhvillonte dhe zmadhonte përmasat vëllimit trupave
Të lëngët, kjo, prezencës së premtimeve rrëshqitese
Dhe të ngadalëshme si lodhje vullkanike dhe herë
Rrëmbyeshëm, përmbytës, metamorfoz,... si një vendim.
Llava dhe loti, ngrohnin dhe lanin, zbukuronin dhe digjnin
Gjokset e bukura dhe mashtruese por të zjarrta.... tokësore.
Mosmarveshjet, përplasjet dhe grindjet; sillnin furtuna
Dhe çorjentim pllakave tektonike ndryshymeve jetësore
Dhe shpirtërore planetit thelbësor gjithmonë në shpërthim!
Alegorisë së tyre, kërkonin Yllin ndriçus si zgjidhje etikës
Morale të mbulonte jetën përtej fallsifikimit ... gërshetim.
INTEGRAL.
Koncepti i energjiokratisë dhe integraleve
Zgjuan imagjinatën e pa shkelur mistike
Trurit tim.
Mendime impulsive afrojnë dhe sfidojnë
Referenca si një shikim i çjerrur dhe i trazuar
Gurrëve zallor të perandorisë idealiste,...
Në mundim!
Lodhjes! Fantazia,... përshkohet bukurisë
Si një çast shtrirjes së luleve,... njerëzore
Ndër më të bukurat po shumë mizore
Kur kërcënojnë!
KOLORIT PIKANT.
Qiellore çfaqesh ikonë udhëtuese si shenjë
Kaltërsie të shenjtës që përshkon.
Furtunës egzaltuese dhe rrezatuese deformon
Dhe zmpraps mandelin hipokrit.
Afrohem krijimit si një penel ledhatues shprehjen
E rëndomtë të zhbiroj.
Ledhatimi! Pikant, ngjyrës dhe jetës.
Timbër i ngrohtë i mungon koloritit cilësor.
Përsosmerisë ylberiane,... aspak s’ i afron.
E shkund ikonën fisnikërisë manjake, mashtrueses!
Ajo nuk trëmbet, trëmbet vetëm mrekullisë vrapuese
Stinëve natyrore ku përcillen dhe mblidhen ngrohtësitë
Si dashuritë e fshehta që vjedhin largësive,.. shërbimet.
Ato! Rrëzohen brënda dhe jashtë tradhëtisë ikonike
Si pasion besimi,... në rëfim!
Ngjyrat! Zbehen dhe ndizen rretushimeve pa mbarim
Si fije ndezëse penelave që kalojnë tradhëtuese
Dritës që rrjedh vetvetiu shprehjes dhe jo zilisë
Shpirtërore, po llavës së krijimit egzotik që përqafojmë.
FINALE PA LAVDI.
Pemës kacavjerëse, i prisnim të gjithë,... egzekutimin!
Ajo, kundërshtonte insistimeve jetës fizike dhe shpirtërore
Ashpërsisë së dhimbjes dhe përplasjes murreve arterial.
Trysnia mbytëse dridhej si kuintat përsosmerisë mbuluese
Dhe ndërtuese prapaskenave të sakrifikimit aty, eliminonte
Dhe mbyste çdo bryl që vendosej në rrëzim të saj.
Epoka, paraqitej mes luleve dhe çdo lule,... vetëm.
Vetëm udhëtonte egzistencializmit, trillohej frikës!
Frika, përgjonte mendimet dhe zgjatej si legjendat
Shekujve triumfit filozofik të magjistarit përgjues.
Ecnim pa borxhe e pronësi, vetëm vdekjen mbartnim
Frymëmarjes vërbale të tij, si dritë diellore gjithësis.
Qenia fizike dhe mendore e tij, paraqitej thellësisë
Së njohurive profetike, astrologjike, shenjtoreske
Dhe sofizmit ëndërimtar të dominimit mbi çdo qelizë
Të qenies tonë duke përtypur dhe bluar mendimet
E gërvishura çjerur vizionit të fatkeqësisë arkitekturore
Dhe zgjedhjore mbi kult individin,... rrokanis.
Zgjidhjet! Atriboheshin ngjarjeve përcjellëse brënda
Mungesës monotone të statusit kanunor aty,
Përpunohej dhe zhvillohej vet legjenda.
Shpërthimi dhe shpërblimi njerëzor, shumëfishonte
Urimet dhe me to bluanim jetën pa numërim
Si verë e vjetër dhe e fortë mbyllur enës së saj
Duke dehur,... shërbimin e produktit.
Aty! Numëronim... jetë gjatësinë.
Numrat mbeteshin si varreza dhe zhdukeshin
Progresionit përjashtues.
Ky,... mbetej pikë thelbësore përmasave të pa
Zëvendësueshme vargut të numrave natyror.
Dëgjimi dhe shikimi!... Aritmik në të dhënat.
Shërbimi dhe shpërblimi?....Rivalizonin mitin
Regjistrimit dhe betonimit... të themeleve.
Kështjella përgjonte trajektoret, jetën vizionare
Lartësitë, murret që zbukuroheshin rreth e rrotull
Si piramidë fenerike që ndriçonte dhe mblidhte
Energjitë e humbura dhe trishtuese në akomulim.
Pretendohej se anija rrihej dallgëve dhe stuhisë!
Dekompozimi, i përkiste trupit dhe turpit
Ku vritej jeta fshehtësisë së dinamizmit kaotik.
Legjenda! Mbante forcën lëvizëse dhe levën
Shoqerisë Arkimediane.
Tempujt e saj apostulik?! Të varosura
Perendive triumfatore finales,... së lavdisë!
ABUZIMI FINAL.
Vitet! Mallkimit rrjepur shpalosin... histori.
Sa pak jetës qendrojnë, vitet e saj përpijnë!
Zbresin krenar mes tyre, mashtruar lidhur brezat
Nga gjyshi, djali, nipi? Filtron, e gjithë,... gjeneza.
Ndodh që të çthuret,... te brezi i katërt rritet,
Tre brezat e traditës, veç madhështisë po ngjiten.
Një zgjim epoke gjyshi dhe mbyllet,... një qerpik.
Jeta, zvaritur lumit, baltë mbreteria,... shtyr!
Ajo! Na rrit idesë, qiellore,... mrekullisë!
Hidherimi! Mes ndrimit, na mbetet madhështisë.
Gjithë energjitë i çthurim, barut na ngjan i thatë
Vdekjes, hipur na rrinë, dhe kur na shuajnë,.... prapë.
Hegjemoni arkondësh shkëmbimi, i riciklimit.
Mes robërisë së kohës liri gjith riprodhimi?!...
E thellë sa s’ka një brazdë zvaritur jetës, rritet.
Mes lodhjesh ngjeshur brezat freskia, po venitet!
Shtypshkronjë ngjajnë epokat, pakë, pak i vjelim!
Këngën ne sapo nisim, vajtim, mes tempujsh çelim.
Të dhjetat, i ngjajnë stafetë, gjithë koha jonë
E zgjimit, kaq pak na zgjat me lotin dhe syri
Prej gëzimit!...
Dritën ne sapo shohim, finale abuzimi.
Gjumi,... sa shpejt dhe ëndra na ftonë: “thotë gjyshi.”
Me kaltersi trillimesh gjithë fantazitë s’i prishi.
Sapo na prek mendimet, me veten,... i degdisi.
Janar 20008
KOHË KRIJUESE.
Krahët e tyre?!...
Ashtu!... Të mpira mes krahëve
Diellorë si gjithmonë para provimit
Lëshonin...
Rrezet e purpurta ikonave
Rrezatuese të së ardhmes.
Epokat?!...
Trokisnin si një gurgdhëndës
Jetën planetare.
Tavolinat! Pa fshirë pluhurit prej dorës së tyre
Jo njomake dhe as të rregjur jetës që mbartnin
Mendimet e kohës pa dyshime në zhvillim
Si një instrument lavdie projeksioni, përkatësisë.
Prej asaj letre!... Sfidohej dhe zhdukej
Ndoshta pluhuri mendimeve ku përkisnin.
Aty!... Ndertoheshin dhe triumfonin
Parabolat e diagrameve jetësore largëpamësisë.
Orë?! Të mpira! Të lodhura. Orë... zgjimi!
Zgjimi i të nesërmes që na merr soditjes
Progresive përmes linguistikës mbi meditimet
Kohërave që zgjerojnë dhe tronditnin,...
Çdo kërkim.
RREZE, GJEZDISËSE.
Spirancën lëshove thellësisë
Së limanit tim për ankorim.
Hap i vendosur dhe prapë!...
Tërheqie.
Dielli, si lëshon rrezet e tij
Gjezdisin gjithësisë me rebelim!
Në kulm të acarimit dhe mërzisë
Kërkon t’i mbledhë tufa- tufa si kallinjë.
Herë- herë!...
Me arogancë i mbledh të pa bindurat
Një nga një
Si mendimet rebele të protestës sonë.
Uragani më i madh tronditës i gjithësisë
Me spiralen e tij s’mat lartësitë
Po rrënimet dhe gëzimet violente që mbart
Mes madheshtisë!
Ai! Ngjit dhe gjezdis mushkërive qiellore
Si fushë magnetike duke kërkuar bilancet
Jo të rrënojave,
Por afektet dhe efektet transparente nëse ka...
Shpirtit të tij.
KOHË... FORMIMESH.
Një shoqe, më kërkoi,... një shkrim
Kurorës së petaleve që rrëzoheshin
Provimeve formim.
Mister ikja, dhimbjes! I sillej zhvillimit
Përpjekjeve të së ardhmes mbi drejtësinë
Që na braktis pa shumë mendim, pa ngrohtësi.
Ata! Mundoheshin. Mundoheshin kohës dhe jetës
Së rëndomtë me krenari mbi një kurorë kaltërsie,
Një reklamim.
Impenjimet!... Rreshtohen dhe zhvillohen
Mes ingranazheve të trishtimit, jetës dhe lavdisë!
Rriteshin!... Petalet respektit, bukurisë.
Mes mirënjohjes fitova ripërteritjen,
Kohën që përfshin ditët ëndërimtare
Mes trysnisë që po kalojmë, gjithë shqetësim.
Gusht 2007
KRENARI E THYER.
Mall derdha gurëve kalldrëmik
Për të dhënë mëngjezeve
Brengat, gëzimet dhe mërzit e mia!
Shikoja gurët dhe trëmbesha!
Ato, më shqetësojnë si nata
Kur bluan mendimet e mia jo fisnike
Kapërcimit të profecive, bukurisë,
Pushtetin absolut, lidhjet...
Mbi tërësinë e shqetësimit tim.
Buza!... Si shpirti i gurtë, zvogëluar ruan veprimin
Dhe vështrimin shtrirjes qytetit që sundon.
Krenari e ashpër mbërthen ne dhe mjedisin
E hirtë, të gurtë dhe pse kacaviresha murreve të tij
Për të arritur,... lartësitë e mendimeve të tua që nuk
Reflektonin gur i çmuar shkëlqimit adhurues!
Krenaria e thyer, do të qendrojë përjetësisë, pa rrëfim!
Krimbi!... Bluan thëllësitë e kështjellës së rrënuar
Dhe mbytet,... ëmbëlsisë së jetës derdhur mund
Mjeshtërisë së kështjellës që ngrë shtat në ndërtim.
Shkëlqimi i trupit tëndë!... Le të ndrijë, xhvesh parajsën
Ta tërbojë krenarinë që patrullon dhe abuzon!
Varfëri e tej skajëshme mjerimi shpirtëror
Si i burgosur hije
Trishtueshëm arenave që i çan koha drithërimat,
Dekompozimit birucian.
Burimet kërkoj kohës. Dhimbja!...
Ndez etjen kujtimeve të kënaqësive...
Qe s’më shuajnë!
Kështjella dhe ti,... mbartni mistere të blinduara,
Ceremoni të fuqishme dhe të trishtuesme madhështisë
Dhe humbjes si një puthje e ndezur konkurencës
Së kohës, por jo fshehtësisë.
Brënda saj?! Mbetem pa asimilim dhe frikësohem!
Më frikëson largësia, etja dhe shpirti i lyer misterit
Të aromës tënde që mbulon e zvarit bukurinë.
Bukuri që përkrah hapësirës sundon dhe triumfon
Rrënojave kështjellore duke i mbledhur, si thermij.
28-5-07
JOSHJE ESTETIKE.
Që të harosh!....
Nuk mund të përçmosh jetën.
Joshja estetike
Brënda magjisë së saj
Mund t’ na bëj...
Që të harojmë.
MBRETËRI E PA FUND.
Frymëmarjet! Si mjegullnaja, të ngrira, të sëmura
Zvariten dhe rrëzohen vetëm dhëmbëve diellorë
Më të madhes dëgjeneruese dhe rrezatueses mbretëri.
Të gjitha llojet e thermijave, trëmben, zbërthimit
Degradimit dhe trysnisë së shpërbërjes,... dinastisë.
JASHTË KONTUREVE.
Ai! Vetëm ai,... ...
Është duel i heshtur e i ndershëm.
Aty?!...
Edhe aty ruhet hipokrizi?!... ...
Këmbëngul shijes,
Ëmbëlsisë dhe shëmbet.
Privon gëzimin dhe çthuret!
Ai!... Vetëm ai, mbetet një duel.... ....
Pa hipokrizi.
LARGËSI.
Dashuritë e fshehta,
Vidhnin largësitë
Si sherbimet sekrete
Që ndërtonin... urejtjet!
FISNIKES.
Mrekullitë, nuk i vjedhim dhe vjelim fisnikes,
Perendisë.
Ato, diapozitiv përmasave rrugëtojnë triumfatore
Thjeshtësisë.
Ti?! Në sytë e mi qendron lartë, me fisniken, perendinë.
I mahnitëshëm qëndroj robobërisë së skalitjes tuaj
Jo për mëshirë, po prej madheshtive mrekullibërëse
Që pushojnë dhe pushtojnë syt e mi, Hyjnore.
Toreador i vetvetes.
Aleksandër Çipa
Të merresh me dritën, domethënë ta kundrosh atë në thelbin e vet fenomenal, do të thotë të bëhesh dhe të "mbetesh një toreador i vetvetes’’. Sepse drita është pjesë substanciale e Njeriut dhe jo vetëm e njeriut niçenian, por e njeriut si qenie me dimesionin e tij natyral shoqeror. Sepse drita për këtë poet, pra për poetin Dhimitër J. Kokaveshi është pjesë themelore e qenies, e botë – jetës dhe e kozmosit shpirtëror të vetë autorit, i cili dëshmohet se i përket një perimetri kozmogonik, një perimetri që ngjason me thellësi – shtrirjen dhe dritësimin e dritës.
Matanë filozofisë së dritës dhe në një marrëdhënie kryekëput të veçantë kozmogonike, vjen në librin e ri poetik,’’Fati i dritës’’ Dhimitri.
Dritën e sheh si vektorin më themelor të jetë – njeriut. Madje si të tillë e vlerëson atë edhe kur ndihet në nostalgjinë e natës natyrale, duke u shprehur:
’’Mbi nostalgjitë natë rrëzo gjykimin’’ (‘’Rrëzim nostalgjie’’).
Sepse poeti e sheh gjykimin si vlerë të dritshme për mendjen dhe egzistencën njerëzore.
Janë pasazhe të vërteta të konceptimit homerik disa prej poezive dhe shumë vargje të këtij autori. Një njohës i pazakontë i poezisë antike dhe moderne greke.
Ai mbart në këtë formim të tij një dimesion befasues prej ballkanasi të emancipuar dhe të rënduar prej mendimit filozofal për jetën, qenien, vetenë dhe mbi gjithçka për natyrën, të cilën e sheh si një komponent bazik të egzistencës së njeriut dhe shoqerisë së përbotshme njerëzore. Në këtë besnikëri ndaj njeri- qenies, poeti veçon
"karakollin’’ e fytyrës morale të individit. Atë "karakoll’’
Ai nuk e braktis për asnjë moment dhe ndërgjegjësisht.
"Mbetëm pllagonë me fytyrë njerëzore’’ ("Dilemë’’).
Këtij stoiçizmi niçenian ai i këndon edhe kur shijon mjerimin social, apo e ndjen atë në panoramën e sotme të bashkë- kohësve në perimetrin e ngushtë të përditshmerisë. Edhe brënda këtij perimetri të ngushtë, ai triumfon me ndjenjën dhe gjykimin vetjak, duke gjetur në prizmin e vet të përthyerjes së ‘’dritës’’, metaforën e vlerësimit të mjerimit si një "virtyt të prapë të njerëzimit’’.
"Qytetërimet matin largpamësi njerëzore... "(Vizion) Në poezinë e këtij vargu të poetit çdo lexues do të verifikojë valencën reale të mendimtarisë së autorit.
Një perceptim realist për qytetërimet e jetës njerëzore në gjithë përbotshmerinë e tyre. Individi i ngritur mbi dimesionin marramendës të botës duke rikonfirmuar në mënyrën e vet aftësinë e poet- njeriut për ta futur në fokusin e vet hapësirën kozmogonike. Në kësi vargjesh Dhimitri tenton të shfaqet me indin e vet përkatës poetiko- homerik. "Mes jetës formojmë vizione dhe brinjët na rënkojnë’’ (Vizion). Sepse njeriu e aq më tepër poeti, është specie sizifiane dhe natyrish që duket se e ka shndëruar në sindrom të vet qendresën prometiane. Dhimbjet e jetës, për shkak të vizioneve, janë fisnikëri e toreadoritetit të vetvetes. Dhe është fjala për një refleksion të thellë, të mençur dhe të hedhur në tekstin e poezive të tij, por të mbartur më së shumti edhe si forcë nëntekstesh.
Në këtë lloj poezie, autori është pa mëdyshje një individ që tenton të dëshmojë krimin e pa dukshëm të periudhës së autoritarizmit dhe diktaturës politike në pjesën më të gjatë të jetës së tij fizike. Por është një pohim i pjekur dhe që nuk banalizohet në adresime dhe mjedise të përcaktuara lokale e periferike, por si i tillë, formësohet si gjykim vetjak dhe analizë poetike. Në poezinë "Abstraksionizëm’’, shkruan: "... Ndaj urtësisë së fjalëve tona kur gjykonim/ Pasurinë, apo në mes të rrugës u zhveshëm.../ prej politikës së thesarit?’’...
Sundimi i shpirtit të njeriut, sipas poetit është një pamundësi magjike. Deduksione të tilla ka shumë në këtë libër. Janë pjesë autentike e misionit vetanak të Dhimitrit në këtë sipërmarje poetike. Është i vetvendosur në një pozicion sipëran, prej nga sheh bukur dhe gjykon mençurisht mbi panoramën natyrale dhe sidomos mbi panoramën e botës njerëzore.
Në kohë ztë ardhme, kur në vitrazhet e librit Dhimitri J. Kokaveshi mund të konstatohet me të drejtë se në verbin poetik të tij maturia dhe peshimi janë vyrtyte të prodhimtarit të fjalës.