by Enkelejda Masseboeuf on Friday, 05 November 2010 at 20:25
Po ti mos derdh lotë moj nëna ime
pse rrugën e mora kokë ulur
S'jam e vetme në rrugën e gjatë
dhe malli që na ndan, s'ka për të humbur.
Fshije lotin nga syri moj nënë
se unë udhës kam dy yjet pranë
Njëri më ndriçon afër zemrës sime
Tjetri më ngroh shpirtin kur për ty kam mallë...
Po unë të kam thënë moj nëna ime
nuk të dua të trishtuar aspak
Kur këmbana e mallit të trokasë zemrën
dergomë mijëra puthje që nga larg...
Enkelejda Kondi Masseboeuf Tetor 2010





