RRËFIMI I FUNDIT I GRAHAM GREENE

Nga John R. MACARTHUR





“ I kam dhënë vëmendje çdo hollësie
të ekzistencës njerëzore në veprat e mia”

Kur e pashë Graham Greene për herë të
parë, po drekonte në restorantin më të
dashur të tij, në një port të vjetër të Antibes.
Ishte tetor dhe dita plot diell. Ai kishte
veshur një xhaketë të gjatë ngjyrë gri.
E dija që ai nuk ishte ndjerë mirë kohët
e fundit dhe kalova aty pari si rastësisht –
isha disa orë para në takim me të.
E dija që Greene e vlerësonte shumë intimitetin
e tij.
Shumë më vonë arrita ta takoja në apartamentin
e tij. Vështroja me kujdes “burrin
e shquar” të letërsisë angleze të shek. XX.
Gjëja e parë që vura re ishin sytë e tij, që
dukeshin se shihnin në një distancë të
largët, duke thithur gjithçka të dukshme
ose jo.
Sytë e tij kishin forcën e një njeriu më të
ri në moshë se ai.
Pas pak javësh ai do të festonte 86 vjetorin.
Nuk më shkonte mendja se do të ishte
intervista e fundit me të. Vdiq pak muaj
më vonë dhe besoj se biseda jonë atë natë
ishte vërtet rrëfimi i tij i fundit.
Mendoja se ai do të më tregonte në një
stil epik. Ishte një shkrimtar që i jepte vëmendje
çdo hollësie të ekzistencës njerëzore,
gjë që e kishte bërë të kujdesshëm edhe kur
fliste për Zotin apo për kishën.
Si shkrimtar, Greene ka krijuar praktikisht
çdo gjë që i kishte vënë synim vetes.
Romanet e tij janë brohoritur në mbarë
botën, duke i sjellë atij statusin e një teologu
mëkatar. Edhe pse rezistoi ndaj kategorizimeve
fetare, ai ishte romancieri katolik
më i rëndësishëm i shekullit. Greene nuk
ka fituar kurrë çmimin Nobel dhe kjo gjë ka
shërbyer si dëshmi që mëkati origjinal i Alfred
Nobel – shpikja e dinamitit – ka blerë
kujtimin e tij për një kohë të gjatë.
Libri i tij i titulluar “Udhëtimet pa harta”
është shkruar për udhëtimin e tij në
këmbë për në Liberia më 1934, është vepër
model. Si gazetar, ai shkroi për luftërat në
Azinë Lindore dhe në Afrikë, dhe ka intervistuar
figura revolucionare si: Fidel Castro,
Ho Chi Minh dhe Salvador Allende. Ka shkruar
drama, tregime, ese dhe skenarë të suksesshëm.
Greene ishte i famshëm edhe për përfshirjen
e tij në politikë. U duk se ka flirtuar
paksa me komunizmin, kur ishte student.
Ka qenë i angazhuar në Shërbimin Sekret
Britanik gjatë luftës së
dytë botërore. Mbeti mik
me ish drejtorin e tij,
Kim Philby. Ka patur
gjithnjë simpati për viktimat
e shoqërisë. Por
ama admironte edhe Fidel
Kastron, gjeneralin
Omar Torrijos, diktatorin
e fundit të Panamasë.
E them këtë, sepse
preteksti i takimit tonë
ishte politik, jo letrar.
Edhe pse kam qenë një
lexues i thekur të librave
të tij, dëshiroja të dija
më shumë për Greene, si
figurë politike – sidomos
për reagimin e tij ndaj
pushtimit të Panamasë prej Amerikës.
“Isha i lodhur”, më tha Greene, thjesht
fare.
Ishim ulur në dhomën e tij të vogël.
Greene kishte marrë pjesë në luftë bashkë
me diktatorin karizmatik të Panamasë, për
të çliruar këtë vend nag dominimi amerikan.
Për këtë ka shkruar një libër kujtimesh
“Të arrish të njohës gjeneralin” botuar më
1984, 3 vjet pasi Torrijos vdiq nga një aksident
ajror.
Po e shihja Greene përmes një tryeze të
thjeshtë druri, ku pasqyrohej fytyra e tij. Ai
jetonte pa luks dhe kësisoj, ishte e lehtë të
harroje suksesin e tij të jashtëzakonshëm,
pse jo, edhe monetar. Mobiljet ishin të rehatshme,
moderne dhe të rëndomta.
E pyeta nëse kishte folur me dikë në Panama
më 20 dhjetor 19189, ditën e pushtimit
amerikan.
“Jo atë ditë”, u përgjigj ai. “José de Jesús
Martinez, i njohur me emrin Chuchu, ishte
miku i afërt i Torrijos dhe kreu i truprojave.
E shoqëroi madje edhe
Greenen gjatë vizitës
së tij në Panama nga
1976 deri më 1983.
Pasioni i Greene
për Panamanë vdiq
bashkë me vdekjen e
Torrijos. Doja të dija
për reagimin e tij personal
për Manuel
Noriegën.
“Shkova dhe
nisëm të pinim me të
që në vizitën time të
parë, mandej edhe në
të dytën”. “Nuk e
mbaj mend mirë. Ishte
i gjithanshëm”,
heshti më pas Greene
“i painteresuar”.
“Kishte diçka tek ai që nuk më pëlqente”.
Nëse entuziazmi i tij për Panamanë do
të ishte më i pakët, zemërimi i Greene për
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për
politikat e saj ndaj amerikano-latinëve ishte
një zjarr pa flakë.
“Të ngjallte krupën”, tha ai për pushtimin
amerikan. “Dua të them, kishte pak
hipokrizi në Shtëpinë e Bardhë, sepse ata
kundërshtuan Sadamin për Kuvajtin.
“Të ngjallte krupën edhe mënyra e
tmerrshme se si ata vazhdonin të binin me
armë kudnër ushtrisë së Salvadorit, madje
edhe pas vrasjes së 6 jezuitëve, një gruaje
dhe një fëmije. Ata janë dëshmitarë që
dukeshin sikur prisnin dhe kurrë nuk dëgjonin”.
Greene shtoi se nocioni që trupat amerikane
i kishin “kthyer demokracinë”, ishte
vërtet qesharak.
Ai dukej që ishte i zemëruar për qeverinë
e atëhershme të Panamasë gjatë fushatës
së anti-Torrijos dhe përfundoi argumentin
duke thënë se Noriega dhe Torrjos ishin
të një prerjeje “absolutisht absurdë”.
“Ç’lloj diktatori ishte Torrijos?”
“Eh, ai ishte shumë mirëdashës. Po tregonte
mjaft interes ndaj agrikulturës në
Panama, ndaj fshatarësisë dhe tokës pjellore.
Ai kishte frenat e qeverisë në duart e
tij, por përpiqej të ndryshonte sistemin parlamentar.
Ka lëvizur shumë ngadalë në
drejtim të demokracisë”.
“Po në lidhje me besimin e amerikanëve
se “ndreqja e demkracisë” në Panama ishte
pjesë e një drejtimi të përgjithshëm
mbarëbotëror?
“Nuk shoh ndonjë shenjë falënderimi
nga Amerika Latine për Shtetet e Bashkuara
të Amerikës, që është përgjegjëse për Pinoçetin,
Guatemalën dhe El Salvadorin.
Kështu që nuk shoh ndonjë shenjë të
demokracisë në kontinentin amerikan përveç
një lloj njolle që del për një kohë të shkurtër”.
Herë pas here Green më bënte ndonjë
pyetje. “Cili është ndryshimi midis Kuvajtit
dhe Panamasë?” Unë ia ktheva: “Nuk e di.
Përveç naftës, mendoj se nuk ka ndonjë
ndryshim tjetër”.
“Jo”, tha Green “Panamaja nuk ka naftë”.
Arrestimi i Noriegës sipas Presidentit
Bush, kishte qenë i barazvlefshëm me arrestimin
e një mafiozi të madh droge.
“Amerika rrit më shumë marijuanë sesa
ndonjë vend tjetër në botë, apo jo”, tha ai.
“Çfarë mendon se do të ndodhë me
Noriegën?” pyeti ai. “Teoria ime është që ka
për të qenë një shfaqje e mrekullueshme, që
do të tregojë se si është drejtësia amerikane.
Gjyqi do të vendosë nëse është e padrejtë ta
vësh në provë atë për sulmet që ka kryer në
Panama dhe ata kanë për ta kthyer në Panama
për ta vrarë”.
Parashikimi i Greene më bëri të pyes
përsëri përse nuk ishte dëgjuar për të gjatë
pushtimit. Dukej sikur disa reporterë amerikanë
duhej të përpiqeshin të lidheshin me
të.
“Unë gjithnjë kam refuzuar të dal në
televizor. Mendoj se TV të shndërron në një
komedian. Kam parë kaq shumë njerëz, shkrimtarë
të shquar, njerëz si Malcolm Muggeridge,
që ishte një romancier i mirë dhe
premtues, që janë dëmtuar prej TV.
Ai u bë një yll i TV dhe e la profesionin e
shkrimtarit. Ka plot raste të tjera”.
Madje, pas vdekjes së Torrijos, ai miratoi
marrjen përsipër të një misioni gjysmë-zyrtar
për një qeverisje të re, për Sandinistasit
në Nikaragua dhe për Kubën me qëllim që
të shihte Kastron.
Biseda më pas u kthye te libri i tij me
titull “Amerikani i qetë” botuar më 1955,
romani i parë për Vietnamin. Greene ka përballuar
luftën franko-indokine, kur ishte
gazetar që nga 1951-1955.
Çfarë dëshironin amerikanët në të
vërtetë prej botës së tretë dhe pse u detyruam
të dërgonin trupa? Greene u përgjigj:
“Si çdo vend, edhe vendi ynë është drejtuar
nga politikanët.
E pyeta edhe për amerikanët që mundi të
takonte në Indokinë më 1950.
Greene u shpreh se amerikanët “i përkisnin
një sekti fetar që quhej Cao Daists.
“Një nga mbrojtësit e shenjtë të tyre ishte
Viktor Hygo”. Greene shtoi më pas “Ata
kanë pasur edhe kardinale femra. Kishin
edhe një ushtri të armatosur. Brenda kishës
ishte gjithçka fantastike. Ishte pak a shumë
si Disney”.
Sugjerova se kjo mund të paraqiste fantazinë
amerikane të fundit politike: një forcë
e tretë lëvizëse revolucionare bazuar në
ideologjinë e Ëalt Disney. Padyshim, aspektet
e pushtimit të Panamasë ngjasonin me
një prodhim hollivudian, me ushtarë amerikanë.
Nuk është çudi, që Greeen ka patur vështirësi
përgjatë viteve me Hollivudin. Versioni
i tij “Amerikani i qetë” nuk ishte përjashtim.
“Hollivudi realizoi një film në bazë të librit
tim”, tha ai. “Ishte një version i keq i
librit “Amerikani i qetë”. Aty thuhej se Vietnami
shpëtoi nga komunizmi dhe kështu
me radhë. Ata ndryshuan rrengjet dhe morën
leje nga Presidenti Diem për të qëlluar me
armë në Vietnam. Nuk më kujtohet kush e
realizoi filmin e tmerrshëm “Fundi i çështjes”.
Fritz Lang bëri një film të keq për librin
“Ministri i frikës”. Ai më ka kërkuar
ndjesë për këtë në një bar të Los Angelos.
“Njeriu i tretë” doli me sukses. Po ashtu
edhe “Idhulli i rënë”. “Njeriu ynë në
Havana” nuk doli keq. “Komedianët” nuk
doli dhe aq mirë. “Brighton Rock” nuk doli
keq”.
E pyeta Green nëse kishte ndonjë roman
tërësisht politik. Ai tha: “Nuk them se kam
shkruar ndonjë roman shumë politik. Por
politika vjen rastësisht aty. Politika hyn në
jetën tonë. Nëse mundohesh ta nxjerrësh
politikën nga një roman, është njësoj si të
nxjerrësh gjithë aspektet e jetës prej saj.
Është njësoj si të jetosh jashtë realitetit.
Virginia Woolf p.sh. nuk ka futur aspak doza
politike në krijimet e saj. Pasi e lexova, u
lodha paksa prej kësaj autoreje.
E pyeta shkrimtarin e madh nëse ishte
rekrutuar nga qeveria britanike për të spiunuar.
“Jo”, tha ai “por ishte një rast kur
më kërkuan të jepja një orë prej floriri dikujt
në Pragë pasi ishin futur rusët. Takova Vaclav
Havel në atë kohë, por jo si agjent”.
Green kishte qenë në Çekosllovaki me
ftesë të qeverisë. “Shkova në Bratislavë për
një bisedë”, tha ai “sepse rastësisht kisha
qenë në Pragë më 1948, natën kur morën
pushtetin komunistët. Biseduam për revolucionin
francez dhe përmendëm Ëordsëorthin,
krijimet e tij fillestare “e gëzueshme ishte
ta jetoje atë agim, por të ishte i ri, ndiheshe
si në parajsë! Dhe më pas shtova “Isha aty
ditën e parë të revolucionit tuaj, por ndodh
që njeriu e ndryshon mendjen. Kështu i
ndodhi edhe Wordsworthit”.
“Mbi tryezë kishte shumë mikrofona”
vazhdoi ai “u tash se dëshiroja të dija sa
njerëz kuptonin anglisht; aty ishin rreth
200-300 persona. Unë thashë “I urrej këta
mikrofonë.
Nuk dija me kë të flisja. I shihja tek shih-
nin nga tavani, tek shihnin edhe nga dyshemeja.
Ishte një skenë vërtet qesharake.
“Më ndodhi që humba pasaportën. Por
rusët më lejuan të lëvizja edhe pa të. M’u
duk se ata u gëzuan që më hoqën qafe!”.
Greene u shpreh se ishte i kënaqur nga
ardhja në pushtet e Havelit.
“Mora një letër prej në janar”, tha. “Edhe
ditën tjetër më solli një letër. Më pëlqen
shumë Haveli. Mendoj se mund të jetë
shumë i rrezikshëm, sepse është një politikan
i ndershëm”.
Njerëzit që e njihnin Greene, më kishin
paralajmëruar të mos e ngarkoja me pyetje
për kozmosin.
Duke qenë se bota e ka quajtur “shkrimtari
katolik” në një linjë direkte më Zotin,
ai e ka fituar këtë në mënyrë konstante.
E pyeta nëse anonte nga e majta.
“Gjithnjë kam thënë se që kur isha 19
vjeç, kam anuar nga e majta, por nuk e di
nëse kjo ka ndikuar në mënyrën tim të të
menduarit. Mendoj se kjo do të thotë të jesh
kundër diktaturës, si sistem. Të jesh kundër
edhe ekstremeve të kapitalizmit, që mendoj
se është e pranishme në Amerikë. Nuk mendoj
se mund t’i a dalim pa kapitalizmin. Por
të mos harrojmë, se ekstremet janë të papajtueshme
dhe të rrezikshme”.
E pyeta nëse kriticizmi i tij i vazhdueshëm
për amerikanët kishte bazë tek
mungesa e njohjes së tij me ndonjë që
mund të simpatizonte.
“Po”, u përgjigj me një zgërdheshje. “Por
ata kurrë nuk duken tamam si amerikanë të
vërtetë”.

Përktheu: Rudina Dahri