Katedrat, fakultetet dhe institutet e gjuhës dhe kulturës shqiptare nё atdhe ose jashtё kanё luajtur rol historik nё pёrpjekjet kombёtare pёr liri. Pavarёsisht pushtimeve tё gjata dhe kushteve tё vёshtira politike, gjuha shqipe ёshtё ruajtur si diçka e shenjtё. Diskriminimi gjuhёsor nga pushtuesi ёshtё fenomen i pёrgjithshёm. Nё atdhe shqiptarёt nuk kishin tё drejtё tё themelonin shkolla ose institute tё kulturёs kombёtare, bile as gazeta ose revista. Turqia kishte alergji dhe e pengonte me cdo kusht institucionalizimin e kulturёs kombёtare tё popullit shqiptar. Ndonjёherё shqiptarёt e kishin mё tё lehtё tё zhvillonin veprimtari kuturore kombёtare nё Stamboll se nё Shqipёri. Arbёreshёt e Italisё themeluan tё parёt shkolla, institute dhe katedra pёr studimin e gjuhёs dhe kulturës shqiptare. Katedrat e gjuhёs shqipe pranё universiteteve italiane u shndёrruan nё vatra kombёtare. Pranё atyre katedrave vepruan shumё gjuhёtarё e shkrimtarё tё njohur. Veprimtari tё tilla zhvilluan edhe katedrat e gjuhёs shqipe nё Mynih deri edhe nё Leningrad. Para Luftёs sё Dytё Botёrore albanologu i famshёm sllav Henrik Barici kishte themeluar nё Beograd Katedrёn Albanologjike. Nё atё katedёr studiuan njё plejadё e tёrё gjuhёtarёsh shqiptare nga tё gjitha trevat arbёrore. Mё vonё ata themeluan nё Kosovё fakultetet dhe institutet mё tё larta tё gjuhёs dhe kulturёs shqiptare. Kёshtu filloi pёrparimi i gjuhёs shqipe nё Kosovё dhe mё gjerё. Kёto institucione e bёnё gjuhёn shqipe, tё nobelueshme,universitare dhe akademike.Disa vende evropiane treguan respekt dhe interesim tё madh pёr zhvillimin e gjuhёs shqipe. Shqiptarёt dhe tё huajt dhanё kontibut tё madh pёr zhvillimin e gjuhёs shqipe. Nё kёtё mes duhet pёrmendur Klementin e XI. Ky papё i fisit shqiptar themeloi “Kuvendin e Arbёrit”, i cili bёri shumё pёr Shqipёrinё dhe shqiptarёt.
Pavarёsisht se shqiptarёt u vendosёn kёtu nё Amerikё njё shekull mё parё, ata nuk arritёn kurrё tё themelojnё njё katedёr ose institut tё pёrhershёm akademik pёr studimin e gjuhёs shqipe. Shkollat amerikane pёr mёsimin e gjuhёs shqipe ishin tё pёrkohshme, dhe kishin mё shumё qёllime politike ose ushtarake. Univerisitetet amerikane nuk treguan ndonjё interesim pёr ndonjё katedёr tё gjuhёs shqipe. Profesorёt shqiptaro-amerikanё mbanin ligjёrata mё shumё pёr kulturёn ballkanike. Kёshtu vepronin edhe disa albanologё amerikanё. Dijetarёt e vёrtetё amerikanё dhe shqiptarё ishin tё pakёnaqur pse nё Amerikё nuk ekzistonte njё katedёr pёr studimin e gjuhёs shqipe.
Para njё çerek shekulli ata filluan njё fushatё serioze pёr realizimin e njё vepre tё tillё. Idenё pёr themelimin e katedrёs nё gjuhёn shqipe nё Amerikё e kisha dёgjuar pёr herё tё parё nga Profesor Leonard Fox. Ky dijetar amerikan kishte dёgjuar ligjёrata pёr çёshtje ballkanike nё Universitetin Columbia,bile prej ndonjё profesori shqiptar. Zotёri Fox kishte kёrkuar prej profesorёve shqiptarё mbёshtetje pёr themelimin e ndonjё instituti ose katedre, por ata nuk kishin treguar asnjё lloj interesimi pёr kёtё çёshtje. Profesorёt Leonard Fox dhe Martin Camaj kishin bashkpunuar pёr njё kohё tё gjatё. Profesor Camaj kishte pёrvojё evropiane nё kёtё fushё,ndёrsa Profesor Fox atё amerikane. Leonard Fox gjeti mbёshtetje nga disa profesorё amerikanё tё “Universitetit New York” pёr themelimin e njё Katedre Albanologjike. Bisedimet me autoritetet universitare dhe fushata financiare filluan nё vitin 1986. Bile gazeta “The New York Times” shkroi gjerёsisht pёr kёtё çёshtje me 13 dhjetor 1987. Gazeta e lartpёrmedur midis tё tjerash shkruan edhe kёto: “Nё festёn e 75-vjetorit tё pavarёsisё sё Shqipёrisё shqiptaro-amerikanёt u gёzuan pa masё pёr mundёsinё e themelimit tё njё Katedre pёr Studimin e Kulturёs Shqiptare qё sic duket po bёhet realitet thotё Dr. Bayly Winder drejtor i qendrёs univeristare Hagop Kevorkian pёr Studimet e Lindjes sё Mesme.
Nё propozimin e “Universitetit Neë York” thuhet se Katedra pёr Studimin e Kulturёs Shqiptare do tё kushtoje 1 milion e 200 mijё dollarё dhe do tё financohet nga dhuratat e shqiptarёve dhe amerikanёve. Katedra ka pёr qёllim ruajtjen e kulturёs shqiptare nё Shtetet e Bashkuara. Kёtu shqiptarёt dhe amerikanёt do tё mёsojnё gjuhёn dhe letёrsinё shqipe dhe do tё jetё e pёrhershme. Katedra e Gjuhёs Shqipe do t’u jepte shqiptarve tё lindur nё Amerikё mundёsinё pёr tё mёsuar kulturёn e tyre thotё Leonard Fox, dijetar i studimeve shqiptarё, qё ёshtё nismёtar pёr kete ide. Shqiptaret duhet marrin shembull armenet, sepse ata erdhёn nё kёtё vend si mërgimtarë të varfër nga një kulture pak e njohur, punuan rende dhe themeluan disa katedra dhe institute kёrkimore tё gjuhёs dhe kulturёs armene. Shqiptarёt, pasardhёsit e ilirёve, tё cilёt e banuan Gadishullin Ballkanik nё mileniumin e dytё para Krishtit, e ruajtёn kulturёn e tyre nёn pushtime tё huaja duke pёrfshirё ketu pushtimin 500-vjeçar otoman”.Nё Shtetet e Bashkuara jetojnё 300 mijё shqiptarё shkruan gazeta
“The New York Times” e datёs 13 dhjetor 1987.
Njё çerek shekulli mё parё Martin Camaj, Gjekё Gjonlekaj dhe Leonard Fox u takuan me profesor Bayly Winder pёr tё biseduar nё lidhje me themelimin e katedrёs pёr studimet shqiptare nё universitetin Neë york. Duke falenderuar pёrpjekjet e palodhshme tё z. Gjonlekaj nё publikimin e kёtij projekti midis komunitetit shqiptaro- amerikan ekzistonte një entuziazëm i madh qe u shfaq kudo për këtë ide e cila nuk u realizua. Sikur të realizohej do te ekzistonte mundёsia pёr tё patur njё qendёr nё Shtetet e Bashkuara ku gjuha antike dhe kultura e pasur shqiptare mund tu mёsohej pёrgjithmonё amerikanёve e te gjitha mjediseve e veçanёrisht pasardhёsve tё emigrantёve shqiptarё.
Tani pёr tani nё universitetet amerikane jepen mёsime nё shumё gjuhё tё huaja. Pёrveç gjuhёve tё njohura tё Evropёs dhe tё Azisё studentёt mund tё mёsojnё gjuhёn azerbajxhane, estoneze, finlandeze, hungareze , kazake, mongoleze, taxhike, tibetane, turkmene, ugure, uzbeke, rome, mançu, evenki dhe jakut, dhe tё mos pёrmendim shumё gjuhё tё ndryshme afrikane dhe tё amerikanёve vendas. Tё rinjtё shqiptarё qё duan tё mёsojnё gjuhёn shqipe nuk do tё gjejnё asnjё universitet nё Shtetet e Bshkuara ku mund tё mёsojnё gjuhёn dhe kulturёn shqiptare.
Ne vitin 2009 llogaritej se mund tё ishin 1 milion e 14 mijё shqiptarё nё Amerikё. Ndёrsa numri i popullsisё baske nё kёtё vend mund tё jetё 57 mijё, shumicё e tё cilёve jetojnё nё Nevada dhe Idaho. Kёta janё pasardhёsit e imigrantёve nga Euzgadi, qё ёshtё atdheu i baskёve nё malet Pirineje midis Spanjёs dhe Francёs. Basket, tё cilёt kanё ardhё nё kёtё vend pёr herё tё parё shumica vazhdojnё profesionet e tyre tё vjetёr qё ёshtё Blektoria. Ata kanё punuar rёndё dhe janё pasuruar. I kane çuar fёmijёt e tyre nё univeresitete dhe kanё rujt krenarinё e tyre tё jashtzakonshme pёr traditёn e tyre kombёtare. Kёtё krenari e kane tregu mё sё miri duke themeluar jo vetёm katedrёn e studimeve baske por edhe njё qendёr tё madhe pёr studimet baske nё universitetin e Nevadёs nё qytetin Reno. Nё kёtё qendёr basket mёsojnё gjuhёn letёrsi dhe historinё e tyre dhe shumё lёndё tё tjera qё lidhёn me kulturёn e baskёve. Ata oranizojnё seminare verore nё Euzkadi ku studentёt mund tё mёsojnё lёndё intensive nё universitetin atje. Kjo qendёr boton libra tё rёndёsishёm, fjalorё tё mёdhenj tё gjuhёs baske dhe studime historike dhe tё tjera.Nuk ёshtё kjo e vetmja krenari e tyre kulturore. Nё shtetin Idaho, Pete Kenarruza ka vendosur tё themelojё nje monument tё trashёgimisё baske qё do te jetё Fondacioni Kenarruza i Kulturёs Baske.
Njё qendёr serioze pёr gjuhёn dhe kulturёn shqiptare pranё ndonjё universiteti ose kolegji amerikan do tё kishte qenё ndihmesё e madhe pёr Kosovёn dhe Shqipёrine gjatё stuhive tё dekadeve tё shkuara. Ndoshta tani janё pjekur kushtet akademike dhe financiare qё nё universitetet dhe kolegjet amerikane tё mёsohet gjuha dhe kultura shqiptare ashtu sic mёsohen edhe ato tё popujve tё tjerё tё Ballkanit. Njё fjalё e urtё popullore thotё: Mё mirё vonё se kurrё.
Leonard Fox / studiues i kulturës shqiptare
Gjekё Gjonlekaj/ Publicist





