Krijimtaria e Vangjush V(ë)llahut më duket tashmë një premtim i përmbushur,
me një pjekuri të padiskutueshme, të paktën në sytë e vet (shpesh çmitizues)
dhe të ne pak lexuesve – dhe është një befasi për njerëzit që nuk e shohin
shtimin e numurit të poetëve si pakësim të ditëve të Poezisë
Veç dendësisë jo të
zakontë, - që përgjithësisht
lind nga
ngujimi i poetit, me
vullnet a padashje,
në lug të një vetmie
ku ka vend për
shumë qënie e gjëra,
por jo për poezinë e
botuar e të zbërthyer
me mjete kritike, -
poezia e V(ë)llahut
ngrihet mbi një
vranësi shpirti, nuk
ka të bëjë fare me
asnjë lloj vajtimi,
flatrimi, galdimi a
mallkimi
Sërish Pogradeci i përhershëm u
fal letrave një poet, për të cilin ende
shumë pak vetë kanë dëgjuar. Aq pak,
sa çdo paraqitje fiton të njëjtën rrezikshmëri
për lexuesit dhe për vetë
poetin, sidomos ngaqë rreh të skicojë
të ardhmen e mundshme poetike të
një të tashmeje ende të panjohur.
Duke gjykuar nga poezitë e botuara
në Revistën Haemus (Nr. 36-40 /
2009), krijimtaria e Vangjush V(ë)
llahut më duket tashmë një premtim
i përmbushur, me një pjekuri të
padiskutueshme, të paktën në sytë e
vet (shpesh çmitizues) dhe të ne pak
lexuesve – dhe është një befasi për
njerëzit që nuk e shohin shtimin e
numurit të poetëve si pakësim të ditëve
të Poezisë. Lindur në vitin 1987,
rritur në një Pogradec të nëpërkëmbur
e të çmagjepsur nga çuditë (për
të mos thënë marrinat) e fillimeve
të tranzicionit, V(ë)llahu ndoqi për
një vit në Tiranë Fakultetin e Arteve
të Bukura, pastaj fitoi një bursë studimesh
në Bukuresht, (në Universitetin
Kombëtar të Arteve), ku mbase
nuk gjeti ato që humbi njëheresh
me rrënjëshkuljen, por ku duket se
ka gjetur vetveten, atë që shumica e
poetëve bëjnë sikur, ose pandehin se
e kërkojnë.
Çasti kur ai shfaqet në poezi nuk
është aspak poetik. Mirëpo një fat i
veçantë e përkthen mungesën e poezisë
së këtij çasti në liri të shkruari siç
ëndërron fryma brenda autorit dhe në
pavarësi ndaj aq përpjekjeve, gjakimeve
e shartimeve të pavetëdijshme me
copëza nga hijet e poetëve paraardhës.
Kjo nënkupton edhe një përgjegjësi
t-e madhe, e cila, kur është shmangur,
apo është flakur mënjanë për hir të
një grushti emër e bujë, jo rrallë ka
qënë dërrmuese për mjaft shkrimtarë.
Brenda saj përfytet vetëdija e të
qënit dikush dhe etja për të mos u
tjetërsuar me tundimin për t’u bërë
i njohur, për t’u nakatosur në të ashtuquajturat
çështje madhore të shoqërisë
jo me armët e letërsisë, por me ato
të politikës. E kjo në një epokë kur:
Hingëllimën e fundit të rrugëve qielli
gëlltiti,
Mbi gjakun e heshtur të ngrirë, të
kuq,
Mbi fushat e nëmura të brengës, mendime
të lagështa mbolli.
Qielli i vrenjtur plot me dritë të purpurt
mendimit i hoqi skeletin,
Dhe me mishin e tyre dhe beton prej
uji paqe të ngopur krijoi.
Fshehtësia u shfaq ndër fshehtësitë dhe
feja fenë zbuloi,
Kulla e Babelit mbi eshtra u ngrit, dhe
themele
Prej hekuri të kuq ndërtoi.
Ika tutje, të gjej gjuhën time, armiqtë i
lashë në rrugën me lule prej plumbi
Në ujrat e freskët kërkova të shoh fytyrën
time që
Me retë ngatërrohej dhe si pluhur shformohej.
Kështu
V(ë)llahu nuk ka një program të
qartë poetik, por as duket të ravgojë
drejt një të tilli. Ndoshta fanitja e
një programi do t’ia cënonte lirinë
e të shkruarit, lirinë e të mbijetuarit
në heshtje, ose hyn në atë grup
poetësh, programi i të cilëve nis të
bëhet i dukshëm e madje të mishërohet
menjëherë pas vargut të mbramë.
Veç dendësisë jo të zakontë, - që përgjithësisht
lind nga ngujimi i poetit,
me vullnet a padashje, në lug të një
vetmie ku ka vend për shumë qënie e
gjëra, por jo për poezinë e botuar e të
zbërthyer me mjete kritike, - poezia
e V(ë)llahut ngrihet mbi një vranësi
shpirti, nuk ka të bëjë fare me asnjë
lloj vajtimi, flatrimi, galdimi a mallkimi.
Autori ka moshën e një çunaku
dhe zymtinë (si përmasë mençurie)
e një plaku dhe nuk gjen të denjë
asgjë, askënd, heraherës as vetë Dashurinë,
as Mërgimin apo Kthimet, që
t’ia veshë vargjet me morrnica lumturie,
klishesh, makthesh, mirëbesimi a
dalldish kalimtare. Syri i bojës së tij
ka gjithmonë ngjyrën e bojës.
Mundimet e shpirtit
Turren mbi trup
E ndjej tek paqja godet fort zemrën
Dhe si plumb rrjedh ndër vena
Vendlindja e rrumbullakosur dhe
e ngjyrosur përgjumshëm, aq e pranishme
ndër fillestarë, por edhe në
shkrimtarë të fikur që synojnë të
ngjallen së shkruari, nuk gjendet në
vargjet e V(ë)llahut përveçse në trajtën
e një nyjeje ku fëminia (jo fort e
lumtur, sipas të gjitha gjasave) fshihet
natyrshëm, duke mënjanur dasitë kohore
e hapsinore, çka e bëjnë shqipen
të vetëmjaftueshme, kurse metaforën
– hap drejt një të ardhmeje paqtore,
pa utopi, pa pendesa të tepërta.
Historia ka një fytyrë si më poshtë
vijon:
Dhe duart i nxorëm nga trupi, këmbët
i shkelëm dhe brinjët i hodhëm në tokë
të mbijnë
Dhëmbët i shkulëm, gjerdanë për zonjushat
prej bakri i bëmë
Dhe qamë të gjymtuar nëpër rrugët e
botës të gjenim gjymtyrët
Por përpjekjet tona ishin nën erë.
Gjymtyrët ishin njëlloj, të mijat dhe të
tuat me të tyret.
Viganë të uritur u sollën këndejmi dhe
shtypën çdo hije në ecje.
Mund të thuhet se V(ë)llahu
mbarështon një lloj të veçantë të ëndrrës
poetike, atë pa zë, dhe dëbon
pikërisht me heshtje shumë nga cijatjet
dhe zhgarravinat që rreken ta
prangosin poezinë me një rol të paqënë.
Çiltërsia e poetit është, sikurse
vargu e mendimi, tejet e barazpeshuar:
Të besoj në fjalët e mija shpesh e
kam vështirë
Ndaj si bojë shpirtin le të rrahë në
bardhësinë e patrajtë
Me gjurmë gjaku të zeza të njoma
shoh tek mpikset e trashet,
Dhe në virgjërinë e fushës së bardhë
të damkoset.
Njëheresh me urimin për një fat
të hijshëm letrar e bojë të pandryshueshme,
mendoj se Vangjush V(ë)
llahu, nëse nuk do të dalë nga poezia
e vet, do të zerë një vend të pangatërrueshëm
ndoshta pikërisht ngaqë i
jep poezisë atë që rëndom ia japim
jetës – dhe anasjelltas.
Bukuresht, dimër 2009





